Skenë e absurditetit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

Shkrime relevante

Shqiptar Shaljani rreth rikthimit të djeshëm tek rrënjët e kishtera në Zogaj të Shalës së Bajgorës në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ RIKTHIMI TE RRËNJËT NUK ËSHTË PËRÇARJE...

Skenë e absurditetit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

SKENA TË ABSURDITETIT Të krimit, të gozhdimit, të kërcënimit dhe të linçimit, të gjakut...

Emri dëshmi e identitetit personal e kombëtar

Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Emri  i çdo individi paraqet çështje më rëndësi ...

Pritja e Nanës

Sak Muji. Zvicër ____ PO M’PRET NANA, BREEEEE! ____ Jam kjën ni herë i ri…...

Prizreni dhe shperthimi i frymës klerofashiste serbe

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Brukseli përballë përgjegjësisë, Tirana përballë provës strategjike Deklarata e...

Shpërndaj

SKENA TË ABSURDITETIT

Të krimit, të gozhdimit,
të kërcënimit dhe të linçimit,
të gjakut dhe të varreve,
të tekave dhe të hakmarrjeve,
që prangojnë duar e këmbë,
që na bëjnë të na vijë turp
kur veten shohim në pasqyrë.

T’i thërrasim mendjes së turbulluar
e ndërgjegjes së rrënuar,
ta ndërpresim këtë ves të ndytë,
të mos ia nxjerrim njëri-tjetrit sytë!

Ç ‘është kjo çmenduri e ky absurditet?
Babai djalin vret e djali nënën,
burri gruan, vëllai vëllain,
shoku shokun, miku mikun.

Jemi çmendur dhe verbëruar,
duke u bërë dorë e zgjatur e armikut!

Ves i lig, ves i ndytë!
Nëpër shekuj i kemi nxjerrë
njëri-tjetrit sytë.

Lëmshit të krijuar
asnjëherë nuk i është gjetur filli!

Mjaft me vrasje!
Mjaft me varre!
Mjaft me urrejtje, dhunë e hakmarrje!

Të ndërpritet kjo çmenduri,
ky mjerim dhe kjo ngrënie e vetvetes!

Arif Ejupi, Gjenevë, 12 tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu