ARKIVI:
6 Mars 2026

Enkela Voci , 16 vjeçarja e Samadraxhes, xhevahiri që ia ngrit namin volejbollit europian e botëror

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Enkela Voci duke marrë Kupën si më e mira

Shkruan: Hajriz Mamaj

  • Një Xhevahir që Samadraxhës dhe Kosovës do ia ngritë namin në sportin e Volejbollit Evropian dhe Botëror është 16 Vjeqarja Enkela Voci

Ditë më parë lajmi i plasuar në rrjetët sociale se Enkela Voci,volibollistja e KV” Gjinoci” është transferuar në Turqi për të zhvilluar aktivitetin e saj në Kampionatin Turk të volejbollit, më lindi kurreshtja  dhe u emnocionova shumë qe së paku me një shkrim të solidarizohem më Enkelën e cila po e bënë krenar fshatin tim të lindjes dhe mbarë qytetarët e Suharekës dhe Kosovës.

Duke e ndier krenarinë si bashkëfshatar i Enkelës e kontaktova menjëherë babain e saj Blerim Vocin dhe i shpreha urimet më të mira për arritjet e vajzës  dhe e përgëzova për këtë sukses.  I kërkova një termin për bisedë. Për fatin tim Blerimi ishte në sherbim  të pacientëve në Shtepinë e Shendetit në Suharekë  ku punon si teknik medicinal në ndihmën e shpejt .E luta që së paku  t” mi ofron disa të dhëna ngase unë rrallë shkoj në Samadraxhë dhe shumë pakë i njohë fëmitë e fshatit që për fat të keq janë rrallu shumë. Të presim për vikend në fshat , e hamë një fli dhe flasim se edhe ashtu rrall po vjen në fshat. Nën vrullin e emocioneve dhe sukseit të vajzës së Blerimit ia mësyva  Samadraxhës. Me Krenari për mbesën  më pret gjyshi i Enkelës dhe babai i saj Blerimi. Baci Hajriz të them të drejtën edhe ne si familje jemi të priviligjuar që ke shprehë interesim të shkruash për vajzën tonë e bashkëvendasën tënde sepse që të dy keni lind në Samadraxhë dhe gjithëmonë arritjet e  vendlindjes ia shtojnë krenarinë çdo Samadraxhasi që ka lind dhe është rritur këtu. Duke bisedu me babin dhe mamin të cilët janë bashkohanik tu dhe keni punuar bashkë si mësues në Samadraxhë dhe në shumë aktivitete tjera  në SHKA” Dardanët” i tregova për interesimin tënd që do shkruan për Enkelën dhe familjen tonë si pishtare e arsimit në Samadraxhë, iu bë qefi dhe e priten më shumë kënaqësi. Familja Voci në fundjavë janë të gjithë bashkë dhe ndejat i bëjnë si në vaktin e moçëm. Në të kaluarën kjo familje është dalluar për trimëri e qendres por për sport asnjëherë. Qazim dhe Zylfie Voci si mësues të fshatit,tani të dy të pensionuar kanë krijuar një ambient të “Odës” së vjetër tradicionale  shqiptare. I fascinuar me pamjet e “Odës” e rrethuar me “Jastëk” tradicional e në muret e “Odës” figura të shumta të figurave historike e në mes portreti i Adem Vocit i cili nuk u dorëzu në dyluftim me armikun shekullor serb dhe u vra  në shpellë dhe sot ai vend njihet  si “ Shpella e Adem Vocit”.

Klubi i Volejbollit ”Gjinoci”

Unë si bashkohanik i  babait të Blerimit  mësues Qazës siç e quanim  në fshat në muret e Odës vërej shumë foto më kupa të ngritura lartë. Zatën arësyea vizitës sonë është lajmi se Enkela vajza e Blerimit do luaj në Kampionatin Turk në  Volijboll për femra. Në mure vërej edhe foto të fëmijëve të tierë që mësuesja Zylfije  na tregon me lotë se Djalin e madh Betimin dhe vajzën Edonën e ka në gurbet ,e tani edhe mbesa tjetër do i largohet për Turqi dhe ia shton merakun se si do gjindet atje ,është vetëm 16 vjeç. Në një ambient të ngrohtë vërtet familjar mësuesja Zylfie me shaka filloj të lëshuj zërin nga kreu i “Odës” ku përbri i rrinte bashkëshorti, mësues Qaza që  më vite kishin nxjerrë shumë gjenerata në arsim. Eh more , Hajriz na erdhi koha që vajzat të na lartësojnë emrin në botë. Zatën kur nusen e merr sportiste,të mirë edhe me zë në Kosovë edhe fëmijë do bëhen si e ëma. Në kohën tonë ne fëmijëvë ua blenim abetaren ndërsa sot kjo formë ka ndryshu. Rudina është profesoreshë e Edukatës fizike dhe  në vend të abetarës çdo here për festa dhe ditëlindje u blen “topa “ të volejbollit dhe hala pa ja nisë me ecë i argëtonë me top. Dy vajzat e mdhaja Bledina dhe Enkela luajn bashkë në një ekip me nënën e tyre , të triat luajnë në Reprezentacionin e Kosovës. Në mes lotëve të gëzimit dhe krenarisë  mësueses Zylfie sikur i dhimbsej mbesa që do i shkoj në Turqi për të vazhduar ëndrrën e nënës dhe babait,zatën Rudina në Kosovë është emër i njohur si Volejbolliste  dhe trajnere në KV “Gjinoci” i cili shumë herë ka qen kampione e Kosovës.

Qazim dhe Zylfie Voci me mbesat në aktivitet

Mësues Qaza si zot shtepie me krenari flet për rezultatet e mbesave por këtë sukses ia adreson  Rudinës e cila ka bërë çmos që ëndërra e saj të bëhet realitet që së paku njëra nga tri vajzat e saj të arrinë atë që ajo nuk arriti të luaj në ndonjë ekip Evropian. Puna ime si trajnere e vajzave thotë Rudina po bëhet realitet. Enkela, zemëra e mamit do ma plotësoj dëshirën time dhe  do luaj edhe për  mua ngase unë e mësova që ajo si shtatlarte që është 1.84 dhe me pozicionin e pasorës do i mahnisë sportdashësit e lojës së Volejbollit në Turqi. Në këtë famile bisedat dhe sukseset asnjëherë nuk mbarojnë. Blerim dhe Rudina janë shumë me fat që vajzat e tyre Bledina, Enkela dhe Earta po rritën në mesin e tre  edukatorëve të shkelqyer. Gjyshërve dhe nënës së tyre, profesoreshë Rudinës. ” Dardha pikë nën dardhë” thot populli, dhe vërtet Enkela vetëm më 16 vite jetë po e shpërblen punën dhe mundin e nënës së saj si voljbolliste. Ajo shquhet  për fuqinë rinore dhe menqurinë në lojë. Zatën për shumëkënd që nuk ka patur njohuri për talentin e Enkela Vocit, këtë talent e ka të trashëguar nga nëna e vet e cila  sa e sa herë është shpallur sportiste e vitit në Kosovë. Sot ajo ,Rudina shpërndan dije në Shkollën e Mesme”Skender Luarasi”si profesoreshë e Edukatës fizike” në Suharekë.

KV “Gjinoci “ në garë për Kupën e Kosovës

Trajnere e KV”Gjinoci” të cilit i jepë jetë biznismeni dhe humanisti  Mefail Gashi nga Dubrava e Suharekës. Në bisedë e sipër me Blerimin bashkëshortin e Rudinës mësova se ajo është edhe Trajnere e Kombëtarës  së Kosovë  U19. Si me shaka i them Rudines se përse nuk themelove një klub edhe në Samadraxhë po vetëm në Gjinoc. Me shaka ma ktheu. Gjinoci është vendlindja ime dhe aty unë u bëra e famshme dhe e dua vendlindjen time dhe dua tia ngrisë emrin sa më lartë. Tani vajza ime  Enkela do e ngrisë lartë emrin e fshatit tënd Samadraxhës sepse ka lind këtu. Po pak jam xheloze se fshati juaj do njijhet edhe në Evropë e më larg. Jemi një më një.

Enkela në aksion

Gjatë bisedës mësova se Rudina është edhe menaxhere e vajzës dhe më informoi se ku do luaj ajo ,në cilën ligë po jo edhe për kushtet se ato janë përsonale. Pritet që Enkela shumë shpejt të udhtoj për në Turqi dhe atje të nisë një jetë të re në  Klubin Kuzeydoru Spor Kulübü që bënë gara në Ligën e Parë të Turqisë. Zatën kjo ligë është njëra ndër më të fortat në Evropë.

Rudina Berisha Voci me vajzat Bledina dhe Enkela- Trajnere

Në këtë familje gazetari e ka të vështirë t”ju thot ditën e mirë ngase kjo familje njihet për shumë e shumë aktivitete në fshat dhe Komunën e Suharekës. Mësues Qaza në fund të bisedës më rrefeu se me suksesin e fëmijëve është shumë i kënaqur ama me këtë  i të mbesës  Enkela ndihem i përkryer. Edhe një gjë me jepë krenari se  në dalje të fshatit sot valon flamuri kombëtar në Kullën e Adem Vocit që me insiativën time dhe të fëmijëve e në veqanti të Betimit që punon ne Gjermani  dhe me solidaritetin e disa bashkëatdhetarëve tanë sot  kjo Kullë pret dhe përcjellë shumë vizitor nga mbarë Kosova. Shpresoj që edhe lojën e mbesës time Enkela do ta shikojnë dhe  mbiemri i saj Voci do merr dhenë nepërmjet lojës së saj.

Foto gjatë garave

U ndam nga kjo familje duke i lënë pas bukuritë e shumta që pa kursim natyra ka derdhur  xhevahirët e saj. E xhavahiri që do e lartësoj samadraxhën dhe Kosovën është Enkela Voci.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Një përshkrim shumë i qëlluar nga ju, i nderuari Hajriz Mamaj.
    Familja Voci e meriton këtë nder, pasi ata kanë kontribuar për shumë breza.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu