ARKIVI:
6 Mars 2026

Etika Shqiptare, poezi nga Safet Sadiku

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Safet SADIKU

Etika shqiptare

Fjala e dhënë
te ne nuk tretet
As era nuk e shpie
as shiu nuk e lan

Ajo rri si guri
në prag të shtëpisë
Një herë thuhet
dhe përjetë mban…

Etika shqiptare
si zemër mali
Me duar që mbjellin
jetë e dritë

Me shpirtin si flakë
si kroje të bardha
Me besë që nuk blihet
nuk shitet, nuk fshihet

Mikëpritja jonë
me dyer të hapura
Me sofër që s’njeh
as të huaj, as të largët
Një kafshatë ndan
me të varfërin
Një konak e shtronte
për udhëtarin e ardhshëm

Kështu rron
ende shqiptari?
kështu është rritur
Me fjalën e tij
më të fortë
se një prush
Me zemrën e tij
sa një mal e një fushë
Me nderin si lis
që nuk e tund as era
shqipja gjithmonë
gjallëron si pranvera

Etika shqiptare e shprehur përmes vargjeve poetike!

Poezia “Etika shqiptare” e Safet Sadikut është një frymëzim me vargje reflektuese që lartëson vlerat tradicionale të moralit shqiptar. Ajo trajton temën e etikës kombëtare, duke theksuar virtyte si besa, fjala e dhënë, mikpritja, nderi dhe qëndrueshmëria morale, të cilat autori i paraqet si pjesë të qenësishme të identitetit shqiptar. Stili i poezisë është i thjeshtë dhe i fuqishëm, me një ton epik dhe emocional që përforcon mesazhin. Vargjet janë të ngjeshura dhe simbolike, si: “Fjala e dhënë, te ne nuk tretet. As era nuk e shpie, as shiu nuk e lan”, ku fjalës i jepet një peshë e shenjtë. Simbolika që përdor autori: “Guri në prag të shtëpisë”, “zemra si mal”, “shpirti si flakë”,  përforcon idenë e një etike të palëkundur dhe madhështore. Në fund, poeti ngre pyetjen sfiduese: “Kështu rron ende shqiptari?”, duke ftuar lexuesin të reflektojë mbi qëndrueshmërinë e këtyre vlerave në kohët moderne. Mund të them se poezia e Safet Sadikut shërben si një manifest etik dhe kulturor, që synon ruajtjen e kujtesës morale në një shoqëri në trazicion. Këto vargje poetike i ngjajnë një himni për nderin dhe fjalën e dhënë, dhe njëkohësisht janë thirrje për rikthim te rrënjët morale të kombit.

Isuf Bytyçi

Safet SADIKU

Zoti im quhet Atdhe!

 

Që kur linda

U shpreha qartë

Edhe kur qajta

Si foshnjor

Me ulurima zëri

Kam thënë:

“Jam vetëm

Atdhetar i betuar!

nuk dua të jem

fetar i turbulluar!”

 

Zoti im

Quhet atdhe!

Tejkalon

Çdo religjion

Çdo ideologji

Pse këndojnë

Për hasmëri!

Në çdo familje

Në çdo shtëpi?

Besimi në atdhe

Është besimi në zot!

Si e vetmja fole!
Është e qartë për ne!

Pa atdhe nuk kemi fe!

 

Zoti im

Quhet atdhe!

Është e vetmja

Dritë e lulëzuar

Pa atdhe

Mund ta puthësh

Secilën fe!

Jeta të shkon

Nën rrufe!…

Me rrëke…

Zoti im

Quhet atdhe!

Jam me fat

Në këtë fole

 

Zoti im

quhet atdhe

U tregua

shumë bujar

Që nga lindja

n’ditën e parë

Betimit tim

I vajti mbarë!

Luftë e shpallur!

Lajmi ka ardhur

I konfirmuar!
Se zoti im

quhet Atdhe!

Kur atdheu është burim i shenjtërisë

Poezia “Zoti im quhet Atdhe!” e Safet Sadikut është një deklaratë e fuqishme atdhetarie, ku autori vendos atdheun në vendin e shenjtë të Zotit, duke e paraqitur si burimin e vetëm të besimit, identitetit dhe ekzistencës. Ajo afirmon një patriotizëm absolut, që tejkalon fenë dhe ideologjitë, me vargje të forta si: “Pa atdhe nuk ke fe!”. Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe retorike, poezia krijon një atmosferë militante, ku atdhetaria është mision dhe betim. Refreni i përsëritur “Zoti im quhet Atdhe! vepron si një kredo personale dhe kolektive, duke e kthyer poezinë në një manifest politik dhe kulturor.
Autori shmang figurshmërinë e hollë, duke zgjedhur një ton të ashpër dhe sfidues, që përçon mesazhe të qarta dhe mobilizuese. Poezia trajton tensionin mes identitetit kombëtar dhe ndarjeve fetare, duke mbrojtur idenë se atdheu është një dhe forma më e lartë e besimit. Kjo poezi është një akt poetik i besimit ndaj kombit, një thirrje për vetëdije dhe veprim, që i përket më shumë traditës së poezisë së protestës dhe rilindjes kombëtare.

Isuf Bytyçi

Safet Sadiku

FJALA

Fjala e menduar

Fjala e dhënë

Fjala e mbajtur

 

është zemra

e çdo besimi

është çelsi

i çdo suksesi

 

Fjala në shoqëri

është si flori

me fuqi

 

Ajo lind burrëri

Lidh dashuri

Frynë shpirt lirie
për çdo njeri

 

S’pyet për moshë as pasuri

As për grada e hierarki

 

Fjala është pasqyrë

e sjelljes, e dëshirës

 

Amanet i shpirtit

gur i ndershmërisë

 

Mjer ai që quhet faqezi

sepse fjala e tij s’pati burrër

Fjala si pasqyrë e shpirtit

“Fjala” e Safet Sadikut është një poezi me mesazh të fuqishëm moral dhe etik, që vlerëson fjalën si pasqyrë të shpirtit dhe karakterit njerëzor. Me vargje të thjeshta dhe të kuptueshme, poezia e përshkruan fjalën si simbol të nderit, besës, burrërisë dhe ndershmërisë. Ajo thekson rëndësinë e të menduarit para se të flasësh, të qëndruarit pas fjalës së dhënë, dhe të mos përdorurit të saj për mashtrim apo poshtërim. Struktura poetike me ritëm dhe rima të natyrshme përforcon mesazhin etik, ndërsa përdorimi i figurave simbolike si “fjala si flori” dhe “gur i ndershmërisë” e lidh poezinë me traditën shqiptare. Vargu përmbyllës është një kritikë morale ndaj atyre që nuk mbajnë fjalën, duke i dhënë poezisë një ton reflektues dhe edukues. Në fakt, kjo poezi është një thirrje për integritet dhe përgjegjësi në komunikim, duke e parë fjalën si themel të besimit dhe marrëdhënieve njerëzore.

Isuf Bytyçi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu