ARKIVI:
7 Mars 2026

Eu Donikë eu! Më shumë ke bë retorikë sonte se sa diplomaci!?

Shkrime relevante

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Shpërndaj

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Fjalimi i Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga prizmi i komunikimit diplomatik dhe i reflektimit ndërkombëtar, u dëgjua si një paraqitje e dobët dhe sipërfaqësore. Ai u karakterizua më shumë nga reagimi emocional dhe retorika akuzuese, sesa nga paraqitja e një platforme të qartë veprimi, që do të artikulonte synimet strategjike të Kosovës në raport me dialogun, sovranitetin dhe përfshirjen e komuniteteve, në arkitekturën e nisur sovraniste.

2. Në fjalim munguan detajet thelbësore: nuk u paraqit një plan konkret për shtrirjen e sovranitetit në veri, as ndonjë road map i matshëm për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Po ashtu, nuk pati asnjë analizë të hollësishme për pengesat reale që Serbia po i krijon procesit të normalizimit dhe asnjë ofertë konstruktive për bashkëpunim me palët ndërkombëtare. Këto mungesa e bënë fjalimin më shumë si një monolog të brendshëm politik, sesa si një dokument politik me peshë të theksuar ndërkombëtare.

3. Në vend të një qasjeje të balancuar, që do të kombinonte kriticizmin ndaj Serbisë me paraqitjen e vullnetit dhe kapaciteteve të Kosovës për veprim, Gërvalla u përqendrua pothuaj tërësisht në retorikë shterpe. Kështu, fjalimi i saj humbi mundësinë për të artikuluar një mesazh strategjik e gjeopolitk, për të rindërtuar një kredibilitet të ri ndërkombëtar dhe për të pozicionuar Kosovën si aktore të pjekur e të rëndësishme në skenën diplomatike të Ballkanit Perëndimor…

P.S.

Kosovës i duhet një diplomaci; efektive, pragmatike e praktike, e jo të ANKOHET për të bëmat e Serbisë!

Diplomacisë sonë i mungon një katarsis…!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Sociolog!

    Ta kuptosh znj Donika Gërvalla duhet të jesh diplomat apo politolog.
    Në shenj respekti ndaj Jush, po ua dergoj këto mendime:

    1. Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”! 2. Robert Frost: “Liberali është ai që është aq tolerant sa që mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”!
    3. Friedrich Nietzsche (lexo: Fridrih Niçe): “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu