
Gani I. Mehmeti
Temë për diskutim
Ka disa ditë që më intereson se si është më drejtë të shkruhet emri i kontinentit të vjetër EUROPË.
Nuk më kujtohet se ku shfletova më heret dhe sikur më duket se gjeta emrin të shkruhet me –u e jo me –v, pra me Europë/a e jo me Evropë/a.
Në shkrimet e sotme e gjejmë ashtu edhe ashtu. Edhe unë pata nisur dhe rregullisht po e shkruaja me EUROPË e jo me Evropë!
Sesi më shkoi mendja të shohë edhe një herë në Fjalorin Drejjtshkrimor i Gjuihës Shqipe, Tiranë – 1976 në faqen 739, emri Europë shkruhet me –v, Evropë/a. Por, në faqe 170 tek emri i përngjitur Europë dhe Azi, është me –u EURAZIATIK, që ndoshta do duhej më drejt të ishte EUROAZIATIK.

Shikuar nga kjo kemi edhe monedhën europiane EURO dhe jo EVRO.
Mora një enciklpopedi serbe dhe atje është e shkruar me –v; Evropa dhe të gjtiha fjalët e formuara nga emri Europë, shkruhen me –v, edhe Evroaziatik etj.që vijnë me Europën shkruhen me –v e jo me –u. Me –v shkruhej edhe Evroazia, që gjithsesi tek ne tingëllon më mirë me –u.

Më shkoi mendja të shoh tani tek fjalorë anglisht-anglisht. Në faqen 536 të këtij fjalori të gjithë emrat e prejardhur nga Europa, janë të shkruar me –u.
Kështu ishte edhe tek fjalori frengjisht-frengjisht, LE ROBERT, në faqe 393, shkruhet me –u – jo me –v.
Në të dy këta fjalorë emri i kontinentit Europë shkruhet me –u e jo me –v. Kështu ndodh edhe me të gjitha fjaklëformimet me emrin Europë.

Për fund, jap propzimin që ne të jemi të një mendjeje të gjithë dhe në vend se ta shkruajmë në dy variante, të zgjedhim se cila është më e drejtë për gjuhën shqipe: Europë, apo Evropë.
Gjithsesi, mendimi im është për EUROPË/A.



Zorti Mehmeti, të dyja format i hasim në të shkruar. Por, në përputhje me standardin letrar është forma Evropë.
Kjo formë përdoret në Fjalorin e Gjuhës shqipe, në shkrimet zyrtare dhe akademike.
Kurse, Europë është me ndikim të drejtëpërdrejtë nga gjuhët si frëngjishtja dhe anglishta.
Tue kontrollu ne IA (Inteligenza Artificiale) ne gjuhen italiane gjeta kete spjegim:
——- La grafia corretta è “Europa”, con la “o” e non “Evropa”. La parola “Europa” deriva dal greco antico “Eurṓpē”, che a sua volta potrebbe avere origini fenicie, possibly con il significato di “occidente” according to Treccani. Il nome è stato poi associato alla figura mitologica di Europa, una principessa fenicia rapita da Zeus, e quindi al continente stesso.
In breve, la forma “Evropa” è un errore ortografico e non dovrebbe essere usata. La parola corretta è “Europa”. ——–
Perkethimi shqip:
—— Drejtshkrimi i saktë është “Europa”, me “o” dhe jo “Evropa”. Fjala “Europa” vjen nga greqishtja e lashtë “Eurṓpē”, e cila nga ana tjetër mund të ketë origjinë fenikase, ndoshta me kuptimin e “perëndimit” sipas Treccani-t. Emri më pas u shoqërua me figurën mitologjike të Evropës, një princeshë fenikase e rrëmbyer nga Zeusi, dhe më pas me vetë kontinentin.
Shkurt, forma “Evropa” është një gabim drejtshkrimi dhe nuk duhet të përdoret. Fjala e saktë është “Europa”. ——-
Ne gjuhen SERBE dhe ne disa gjuhe te tjera sllave ne vend te EUROPA perdoret fjala “Европа” (Evropa).
Ne gjuhen TURKE perdoret “Avrupa”.