ARKIVI:
7 Mars 2026

Falënderim me dhëmbë – për një Facebook dhe një drejtësi që s’falet

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Falënderim me dhëmbë – për një Facebook dhe një drejtësi që s’falet
Falënderoj Facebookun që ma mbylli gojën me algoritëm,
si dikur ma mbyllnin gojën me pranga.
Dallimi?
Atëherë duhej polici.
Sot mjafton një horri me raport dhe një morr me profil fals.
Por ja ku jam prapë.
Jo se u pendova.
Jo se u përkula.
Por se e vërteta nuk e njeh butonin “disable”.
Falënderoj ata që ma kthyen Facebookun,
se ma kthyen pa ma lypur shpirtin në këmbim,
pa ma zbutur fjalën,
pa ma lyer gënjeshtrën si tolerancë.
Tre grupe, tre vende,
tre njerëz që s’u trembën nga e vërteta ime,
sepse njerëzit e drejtë nuk tremben nga fjala –
tremben vetëm horrat që jetojnë prej saj.
Unë nuk kam armiqësi me askënd.
Por kam memorie.
Dhe memoria ime i mban mend ata
që më burgosën kur fjala quhej krim,
që më dënuan sepse s’u bëra shërbëtor,
që mbanin emra shqiptarësh
por shërbenin si qen roje të pushtuesit.
Ata që më dhanë vite burg nga 1981 deri 1990,
sot japin leksione morali,
bëjnë biznes,
bëjnë moral në televizor,
bëjnë edhe lutje nëpër xhami e kisha
për të larë gjakun që s’largohet me ujë të bekuar.
Ata s’më morën vetëm vitet.
Ata morën tokë,
morën kombinate,
morën jetë njerëzish,
dhe mbi varret pa emër
ndërtuan pasuri me letra “të rregullta”.
Disa ma mbyllën Facebookun për disa ditë.
Por këta ma mbyllën rininë për vite.
Dhe kurrë s’u raportuan.
Sot fëmijët e tyre bëjnë tregti me Serbinë,
ndërsa ne ecim ende me frikë,
në një liri që na u premtua e s’na u dha kurrë plot.
Na thanë: “Jeni të lirë”.
Por harruan të shtojnë:
pa drejtësi, liria është dekor.
Dhe po, drejtësia po vjen.
Ngadalë.
Si borxh i vjetër.
Me lista të gjata.
Me pyetje që s’i mbulon as varri:
Kush i vodhi tokat?
Kush i lau paratë?
Kush i fshehu viktimat?
Disa prej tyre sot janë gjysmë të gjallë:
një këmbë në varr,
tjetrën duke e tërhequr zvarrë para drejtësisë.
Disa do vdesin pa u dënuar,
por asnjëri s’do vdesë i pafajshëm në histori.
Facebooku m’u kthye.
Zëri m’u kthye.
Dhe fjala ime s’u sterilizua.
Ndërsa horrat dhe morrat?
Ata jetojnë nga errësira,
por kanë një problem të vogël:
errësira nuk është pronë private.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu