ARKIVI:
7 Mars 2026

Fatmire Sherifi, zë i skenës me kujtime shqiptare

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Shkruan: Hajriz Mamaj 

Dhjetori është muaji i kthimeve. Muaji kur dritat e fundvitit e ngrohin kujtesën dhe kur malli i mërgimit bëhet më i fortë se zakonisht. Në këto ditë, shqiptarët kudo që ndodhen, kthehen drejt rrënjëve, drejt shtëpisë, drejt zërit të familjes dhe të traditës. 

Shkupi, ky qytet me histori të shtresëzuar shqiptare, në prag të festave të fundvitit merr  një shkëlqim të veçantë. Dritat festive, gjallëria e rrugëve dhe rikthimi i mërgimtarëve e shndërrojnë atë në një udhëkryq emocionesh. Pikërisht në këtë atmosferë festive u zhvillua edhe takimi im me aktoren shqiptare Fatmire Sherifi, një emër i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar. 

Takimin e zhvilluam pranë lumit Vardar, në një ambient që për ngrohtësinë e vet i ngjante më shumë një ode tradicionale, sesa një restoranti modern. Me një gotë verë të kuqe, biseda mori rrjedhën e vet natyrale, mes humorit, kujtesës dhe reflektimit artistik. 

Fatmire Sherifi është nga ato aktore që e mbart skenën edhe jashtë saj. Ajo flet me të njëjtin ritëm me të cilin ndërton personazhet: herë me shaka, herë me thellësi, gjithmonë me ndjeshmëri.

“Artistët nuk e ndiejnë moshën,” thotë ajo me buzëqeshje, “sepse gjatë gjithë jetës jetojnë disa jetë njëherësh.” 

Familja për të mbetet boshti i qëndrueshmërisë. Nënë e dy fëmijëve – një vajzë dhe një djalë – ajo e përjeton këtë rol me po aq përkushtim sa edhe rolet artistike. Prejardhjen e saj e shpreh me krenari: nënë nga Ferizaj, baba nga Shkupi – një urë simbolike mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 

Në komunikim, Fatmirja kalon natyrshëm nga gjuha letrare në ligjërimin familjar, duke  dëshmuar atë që është thelbi i aktrimit të saj: autenticitetin. Ajo ka mishëruar dhjetëra role të frymëzuara nga tradita dhe historia shqiptare, duke u bërë një rrëfimtare e kujtesës kolektive. 

Formimin profesional e ka marrë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës, dega  Aktrim, nën mentorimin e profesorit Senad Abduli. Me respekt të veçantë përmend edhe emra të rëndësishëm të artit dhe kinemasë shqiptare, si Isa Qosja, Aqif Mulliqi, Luan Kryeziu, Mitko Panov, Agim Abdullahu dhe të tjerë, të cilët kanë ndikuar në formësimin e saj artistik. 

Rrugëtimi i saj profesional është i gjerë dhe i pasur. Ajo ka interpretuar në skenat e teatrove të Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt. Në film, është shfaqur në produksione që trajtojnë tema sociale, historike dhe morale, duke lënë gjurmë përmes interpretimit të ndjerë dhe të përmbajtur. 

Fatmire Sherifi nuk e sheh aktrimin vetëm si profesion, por si nevojë shpirtërore.              E vetëdijshme për sfidat ekonomike të artit, ajo ka zgjedhur edhe një rrugë tjetër  profesionale, duke punuar në institucionet shtetërore, por pa u shkëputur asnjëherë nga skena. 

Aktualisht, ajo është e angazhuar në disa seriale televizive që rikthejnë rrëfime nga e kaluara dhe trashëgimia kulturore shqiptare. Në këto role, ajo gjen veten dhe e gjen publikun – një marrëdhënie e ndërtuar mbi besimin dhe ndjeshmërinë. 

Në fund të bisedës, ajo e përmbledh filozofinë e saj artistike me një metaforë të thjeshtë, por domethënëse:
“Arti i ngjan kosheres së bletëve – shumë punë, por jo gjithmonë mjaltë. Nganjëherë sjell buzëqeshje, nganjëherë lot.” 

Takimi përfundon me një këngë të vjetër të Buzmit, një urim i hershëm shqiptar për mbarësi dhe begati – ashtu si vetë arti i Fatmire Sherifit, që vjen me këmbë të mbarë në çdo skenë ku shkel. 

 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu