ARKIVI:
7 Mars 2026

Federata e Arbërisë, thirrje për mendim dhe sugjerime

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

FEDERATA E ARBËRISË
Për bashkimin kombëtar shqiptar në një shtet të vetëm

Letër e Hapur për Opinionin Publik
Rreth Logos së Federatës së Arbërisë – Thirrje për Mendim dhe Sugjerime

Të dashur bashkëkombës,
Anëtarë të Federatës së Arbërisë dhe miq të çështjes kombëtare,

Si pjesë e procesit tonë për krijimin e një prezence të fuqishme dhe serioze të Federatës në hapësirën digjitale dhe publike, kemi përgatitur një logo që synon të përfaqësojë vlerat, identitetin dhe vizionin tonë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm – Shqipërinë Natyrale.

Logos i është dhënë një kujdes i veçantë, por ne besojmë se forca e saj vërtetë është në përshtatshmërinë dhe pranimin nga vetë populli shqiptar. Prandaj, këtë logo po e vendosim në dispozicion të opinionit tuaj dhe ju ftojmë të jepni mendimin tuaj të sinqertë dhe konstruktiv.

Pyetjet kryesore që dëshirojmë të marrim nga ju janë:

  • A mendoni se kjo logo pasqyron në mënyrë të denjë dhe të fuqishme identitetin dhe misionin e Federatës së Arbërisë?
  • A është kjo logo një simbol i përshtatshëm për një organizatë gjithëkombëtare që lufton për bashkimin kombëtar?
  • A keni sugjerime konkrete për përmirësim ose ndryshim të logos?

Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të na ndihmojë që të ndërtojmë një identitet vizual të fortë dhe të bashkuar, që përfaqëson krenarinë dhe aspiratat e kombit shqiptar.

Ju lutemi, dërgoni komente dhe sugjerime në adresën tonë zyrtare te FB. Asllan Dibrani:

ose E-Mail: asllan.dibrani@outlook.de, Asllan Dibrani <a.art.dibrani@gmail.com>

Tel: 0049-176 40176407

Bashkë me ju, do të bëjmë që Federata e Arbërisë të ketë një fytyrë që të jetë krenari për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Me respekt dhe përkushtim,


Luan – Asllan Dibrani

Përfaqësues dhe zëdhënësi  i Federatës së Arbërisë përkohësisht deri ne Kuvendin dhe themelimit e saj në gjithë botën.

Shtuttgart , 30.05.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. 1. Grafiti i ë-së duhet duhet të i njëjtë, ashtu si është ë-ja, si në fjalën SHKENCË!
    2. Harta duhet të përfshijë të gjitha tokat e etnikumit shqiptar!
    3. Në sfond (në taban kombëtar) le të vendoset shqiponja, jo harta!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu