ARKIVI:
7 Mars 2026

Fituesit s’arrijnë të qeverisin, humbësit bllokojnë, populli paguan çmimin

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Parlamenti i Republikës së Kosovës po kalon një periudhë të përçudnuar e të rëndë politike.

Në vend të pjekurisë dhe përfaqësimit dinjitoz, çdo ditë nga sallat e tij shohim sjellje primitive dhe sabotuese.

Foltorja e Kuvendit është shndërruar në arenë hakmarrjesh dhe blofesh, jo në institucion përfaqësues të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Prej javësh jemi dëshmitarë të një krize të sajuar, me qëllim të pastër obstruktiv.

Përçarja politike nuk ndodh për çështje madhore strategjike, por për inate, ego dhe përpjekje për të refuzuar çdo emër që vjen nga partia fituese.

Rasti më i freskët është ai i kandidaturës së zonjës Albulena Haxhiu, për Kryetare të Kuvendit, një grua me përvojë, ministre e Drejtësisë për tri vite me radhë.

Mund të mos pajtohemi me bindjet e saj politike, por nuk mund të mohojmë përpjekjet për ta vendosur gjyqësorin e dështuar të Kosovës në binarët e duhur.

Opozita refuzon emrin e saj vetëm pse ajo vjen nga rivalja e saj Lëvizja Vetëvendosje.

Pa asnjë analizë, pa asnjë kundërpropozim, pa asnjë arsyetim, thjesht për të krijuar anarki institucionale.

Ky është kulmi i hipokrizisë. Deputetët që deri dje thërrisnin për përfaqësimin e grave dhe  flisnin për barazi gjinore dhe profesionalizëm, sot sillen si bllokues ordinerë, vetëm pse emri nuk është në “listën e tyre të preferuar”.

Por, edhe vetë fituesi i këtyre zgjedhjeve, z. Albin Kurti, duhet ta kuptojë se fitorja numerike nuk mjafton në pluralizëm.

Ai edhe pse ka marrë shumicën e votave, nuk po arrin të formojë qeverinë e re dhe as të konstituojë Kuvendin.

Në demokraci, institucionet nuk ndërtohen me zemërim e inat, por me dialog e bashkëpunim të mirëfilltë edhe me kundërshtarët politikë.

Dihet se koalicionet me të korruptuar e abuzues nuk janë të dëshirueshme, por ndonjëherë shihen si të pashmangshme për ta mbajtur shtetin funksional.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kompromiset e pamenduara dëmtojnë moralin politik dhe thellojnë zhgënjimin qytetar.

Edhe më keq: e bëjnë qytetarin të ndiejë se s’ka më dallim mes partive, por vetëm rotacion interesash.

Fatkeqësisht, nga kjo krizë e thellë institucionale nuk pësojnë deputetët, por qytetarët.

Deputetët kanë rroga të garantuara, mëditje dhe privilegje që u mundësojnë jetë luksoze edhe kur vendi është pa institucione.

Ata gëzojnë automjete zyrtare, trajtime shëndetësore jashtë vendit dhe mbështetjen e një sistemi të fshehtë, të ndërtuar me makinacione dhe prapaskena.

Qytetarët, ndërkohë, e paguajnë krizën me mungesë reformash, ngecje në shëndetësi, inflacion, emigrim dhe humbje shprese.

Gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit të këtij viti, u krijua zhurmë e paparë me premtime boshe për një votë më shumë.

Sot, luftohet me të gjitha mjetet për një emër më pak dhe një hakmarrje më shumë.

Kuvendi i Kosovës mund të reformohet vetëm atëherë kur qytetari ndëshkon pabesinë dhe shpërblen përgjegjshmërinë.

Deri atëherë, foltorja do të mbetet vetëm jehonë e turpit, e jo zë i popullit.

Gjenevë, 27 qershor 2025

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shumë i nderuar Arif,edhe sikur ta lexonin kët shkrim të mrekullueshëm të gjithë kurvendarët-et e Kuvendit të Kosovës (s’ do të ju bënte përshtypje fare, sepse ata në rend të parë e kanë interesin vetanak, poziten dhe pushtetin si garancion për tu pasuru pamund e pa djersë siç është dëshmua deri më tani)! Kështu do ta dëmtojn dhe dërmojnë interesin e qytetarit dhe rrezikojnë ekzistencën e shtetësisë së Kosovës për lakmit e tyre.Drejtësia është e mrekullueshme në letër e në teori,ndërsa për fatin e keq të Kosovës deri më tanib u ka shërbyer e u shërben atyre që janë bërë milionera pa mund e pa djersë…sepse vet i kanë zgjedhur, emruar dhekanë qenë e janë nënë urdhërat e tyre…

    • Shumë e vërtetë… çka pritët prej atyre që interesin personal, gruporë e partiak e vënë para interesit kombëtar; turpi i mbuloftë !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu