DUKE PARË, DUKE BËRË – III
Në fakt, fillimisht kam dashur ta bëj pagëzimin me familjen time dhe t’i shikoj punët e mia. Por pas pagëzimit, përveçse e kam ripërjetuar Shpirtin e Shenjtë, kam parë edhe nevojën të angazhohem vetë, fillimisht me përvojën që e kam nga e kaluara dhe me zjarrin e dashurisë për atdheun që e kam të trashëguar në gjenet e gjakut tim prej ditës që kam lindur.
Ka raste në jetë kur njeriu nuk flet për veten, jo pse i mungon fjala, por sepse dëshiron që fjala e tij të peshojë vetëm për të vërtetën. Unë nuk kam kërkuar kurrë të ekspozohem, as të mburrem, as të bëj zhurmë për atë që bëj. Në fakt, do të kisha preferuar të vazhdoja punën time në heshtje, me qetësi dhe me përqendrim shpirtëror. Por kur shpifjet bëhen aq të zhurmshme, saqë njerëzit fillojnë të krijojnë ide të gabuara thjesht nga tymi i intrigave, atëherë heshtja bëhet pafuqi. Dhe unë nuk kam lindur për të heshtur para së pavërtetës dhe për të qenë i pafuqishëm për ta mbrojtur të vërtetën me aq sa mundem.
Në fillim ndërhyra vetëm për të sqaruar. Jo për të shpëtuar emrin tim, sepse emri im nuk është kapital që blihet e shitet nga mendjet e liga. Por për të mos lejuar që helmi i shpifjeve të kontaminojë shpirtrat e njerëzve të pafajshëm, atyre që nuk e meritojnë. Sepse kur i ligu ka një hall të madh me ty, ai fillon të gënjejë jo për të dëmtuar reputacionin tënd, por për të lehtësuar veten. Nuk i rri në bark karakteri yt. Nuk e duron dot qetësinë tënde, sigurinë tënde, qëndrimin tënd të palëkundur. Dhe atëherë shfryn, shpif, përbalt, vetëm e vetëm që të zhdukë nga pasqyra atë që e bezdis: të vërtetën e vetes së vet.
Mirëpo problemi i tij bëhet më i madh kur ai vetë gjendet brenda vargjeve të mia, pa ia përmendur unë emrin. Nuk e kam unë fajin që fjalët prekin pikërisht ata që e dinë se u takojnë. Fjala ime nuk synon kurrë të turpërojë të pafajshmin, synon të demaskojë dyfytyrësinë. Dhe kur realiteti i djeg, atëherë është për shkak se e vërteta ka zënë vend aty ku ndërgjegjja është kalbur.
Pastaj ndodh çudia më e madhe: ai që më kërkon të mos merrem me të, ai që thotë “lëre, mos më përmend”, është pikërisht ai që pa pushim u telefonon njerëzve, shpif për mua, trillim pas trillimi, duke menduar se me lekë mund të blejë edhe vetë të vërtetën. Si të mos e quaj këtë mentalitet anadollist? Ai beson se gënjeshtra e financuar bëhet realitet, se intriga është argument, se shpifja është forcë. Me mentalitet të tillë kanë vepruar pushtuesit e dikurshëm, njeri pas tjetrit, dhe kanë gjetur fatkeqësisht njerëz që janë shitur dhe u kanë shërbyer; por kanë hasur edhe në hun-lesh që nuk janë shitur as nuk janë blerë. Por ata që mendojnë se mund të blejnë respektin e pakufishëm, gabojnë.
Sepse këto janë vetëm shkëlqime të çastit. Koha ka aftësinë e saj hyjnore: i zbulon të gjitha. E zbulon edhe shpifjen më të rafinuar, e zbulon edhe dyfytyrësinë më të maskuar. Sepse askush nuk mund të aktrojë mirësi afatgjatë. Njeriu i lig mund të vishet me një mantel të bardhë për disa ditë, por nuk mund ta durojë dritën për shumë gjatë. Diku, në një moment të papritur, shfaqet fytyra e vërtetë. Shfaqet zilia, shfaqet frika, shfaqet urrejtja. Dhe në atë çast demaskimi ndodh vetë, pa ndërhyrjen time.
Unë nuk kam pretenduar të jem i përsosur. Jam njeri, edhe unë bëj gabime, por gabimet e mia nëse ndodhin janë të paqëllimshme për të shkaktuar dëm. Por kur dikush gabon për të dëmtuar jo vetëm dikë, por rrezikon të dëmtojë edhe një kauzë të tërë, atëherë duhet t’i themi atij haptaazi: zbrit nga kali, sepse këtë turp nuk ta duron as kali. Unë nuk dua që gjithçka të rrotullohet rreth meje. Nuk jam angazhuar në këtë mision për famë, por për nevojë. Sepse që nga dita kur jam aktivizuar, jam goditur nga ata që kanë parë tek unë një rrezik për mentalitetin e tyre të kalbur. Më kanë quajtur përçarës, mashtrues, ambicioz, çfarë jo. Fatkeqësisht, shumica e këtyre sulmeve kanë ardhur nga ata që e shohin Islamin Politik si mjet për kontroll, dhe nga ata që e kanë Anadollizmin si kulturë të brendshme të mishëruar në çdo gjest e të betonuar në veten e tyre. Por nuk kanë qenë vetëm ata. Edhe disa të tjerë, që hiqen për të ndershëm, kanë qenë të gatshëm të helmojnë atmosferën sapo kanë ndier se fjala ime përhapet më shumë se frika e tyre.
Megjithatë, në dallim nga gjithë të tjerët, unë dhe Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm kemi një parim të shenjtë dhe të çelikt: NUK KEMI PRANUAR KURRË ASNJË CENT NGA ASKUSH. DHE NUK KEMI DHËNË KURRË ASNJË CENT ASKUJT.
Jo sepse jemi të pasur, por sepse jemi të pastër. Sepse misioni nuk blihet. Sepse karakteri nuk shitet. Sepse e vërteta nuk financohet, ajo dëshmohet. Sepse duhet të ruhet pastërtia e misionit si sytë e ballit, me ndershmëri shqiptare dhe me pastërti kristiane.
Dhe për fund, përpara se të besoni çfarëdo fjale të intrigantëve, kushdo qofshin, pyesni veten dhe pastaj pyesni ata: pse mungojnë krushqit në dasmën ku s’jam unë dhe s’është Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm? Pse tryezat e tyre janë bosh kur nuk jemi ne aty? Sepse aty ku mungon drita, njerëzit nuk shkojnë. Aty ku mbretëron intriga, njerëzit nuk ulen. Aty ku shpifja është ushqim, askush nuk ha.
Dhe përveç tjerash, kam edhe një mesazh për ty “dajë”: marrëveshjen për t’i shikuar punët e mia nuk mundem ta respektoj më. Jo pse kam ndryshuar unë, por sepse pala jote nuk është ndalur kurrë së hedhuri baltë mbi mua, edhe pas tryezës tonë. Kur respekti thyhet nga shpifja, marrëveshja nuk ka më vlerë. Në këtë jetë, gjithçka mund të falet, përveç dyfytyrësisë.
Dhe përveç këtyre, ka edhe një fakt tjetër që nuk mund të anashkalohet:
Nuk e kam fare hallin te popullariteti apo te pëlqyeshmëria. Por meqë halli yt qëndron pikërisht aty, dhe në këtë pikë krijohen më lehtë armiqtë e tu, atëherë kam një pyetje për ty: pse ke nevojë të hapësh profile fallco për të pëlqyer fjalët e tua? Pse ke nevojë të shkëmbesh fjalë me vetveten, saqë edhe Rugovasit ua vëren era këtë teatër? Aq e domosdoshme është për ty fama dhe miratimi, sa që shizofrenia jote virtuale është bërë e dallueshme për secilin, përveç atyre që të mbivlerësojnë, ose atyre që ua ke mbushur gushën me lekë, ose me mish.
Dhe e di cili është mëkati yt më i madh?
Jo shpifja ndaj meje.
Mëkati yt më i madh është që ke helmuar kundër meje zemrën e njeriut që ka kaluar furtuna dhimbjesh; njeriut me të cilin kam nisur gjithçka; njeriut me të cilin kam qëndruar më shumë se me vëllanë që ma ka bërë nëna.
Dhe këtë nuk ta fali, ani pse si i Krishterë do duhej të falja.
Sepse ke prekur njeriun e padjallëzuar, duke e bërë të pasivizohet, duke e shtyrë të më kthejë shpinën mua, njeriut të vetëm që e ka dashur si gjakun e vet.
Kështu e ka ligji i jetës: drita mbledh, errësira shpërndan. Drita ndërton, errësira shemb. Drita të jep kurajo, errësira të ushqen frikë. Kjo është arsyeja pse ata frikësohen nga unë. Jo sepse jam i fortë, por sepse jam i lirë. Dhe njeriu i lirë është tmerri i çdo mendjeje të robëruar.
Sinqerisht,
Blerim Nika
29.11.2025



Z. Blerim Nika!
Në shkrimin e publikuar më 29 nëntor 2025 – JU KA DALË PUNË me Dardan Gashin dhe xhamiat në Kosovë, ndërsa, në shkrimin e publikuar më 29 nëntor 2025 TË DEL PUNË ME VETËN TËNDE dhe së tepërmi e LAVDËRONI VETVETEN!?
Fjalia juaj, po citoj:
“Dhe këtë nuk ta fali, ani pse si i Krishterë do duhej të falja.”
Kjo fjali përkon me fjalët që ua ka thënë Jezu Krishti, kur Perandoria Rromake e kanë gozhduar: “O ZOT, FALI ATA SE NUK DIJNË!”
Ti tash analizoje…!?
Respekt,
për ty, dhe
për Bajram Gjergj Kasbashin
Blerim Nika. Jezu Krishti kur e kane sulmu, dhe maltretu fizikisht e pastaj ashtu i maltretum e i pergjakur tu e mbajt ate Kryqin e rande mbi shpind, e shume njerez e pshtyjshin ne ate rrugtim deri ne Golgote, ka heshtur.
Joni,
lexo librin mbi Jezu Krishtin dhe fjalët e tij: mos shkruaj nga hamendja.
Respekt,
imh
Si duket, mosmarveshje. Jam drejtu ketij zotriut, Blerim Nika, jo Juve. E lidhur me Rrugetimin dhe MADHESHTINE E NJEHERIT MODESTINE e Jezu Krishtit deri ne Gollgote. E Ju i jeni drejtu ketij zotriut, Blerim Nika, me fjalet e Krishtit qe i ka fol kur e kane kryqezu ne Gollgote: “Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!”- Ungjilli sipas shen Llukes ( 23; 34).
Por sidoqoft ky zotriu Nika mund te qeshet tash sepse eshte amnestu me kete mosmarvesje… te e quajm: “Mosmarveshje” e ne mes postimit te Juaj dhe timit qe flasin per dy rrjedha te nje Ngjarjeje.
JONI,
1. Nuk ka mosmarrëveshje, por ju po doni me e korrigjjuar GABIMIN qe e keni bërë, e tash e po pajtohesh me fjalët e mia.
Edhe një gabim i juaji:
2. në komentin para këtij, ju ju keni shkruar, po citoj:
“Blerim Nika. Jezu Krishti kur e kane sulmu, dhe maltretu fizikisht e pastaj ashtu i maltretum e i pergjakur tu e mbajt ate Kryqin e rande mbi shpind, e shume njerez e pshtyjshin ne ate rrugtim deri ne Golgote, ka heshtur.”
Tash po ju argumentojë se z. Blerim Nika në ASNJË VEND NUK E PËRMENDË Jezu Krishtin- lexo shkrimin e tij
3. Unë nuk ju kam drejtuar z. Nika por juve, në komentin e juaj dhe SHUMË BUKUR ta kam theksuar emrin tënd (Joni). ndaj SE PARI KORRIGJO VETEN E PASTAJ TJETRIN!
Respekt per z. Nika.