
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
___
Fjalë rasti që kisha bërë gati për Dyvjetorin e Lëvizjes së Deçanit, mbajtur në Hotelin Sirius të Prishtinës më 18.10.2025 .
Ripostim
Të dashur miq, bashkëveprimtarë e dashamirë të së vërtetës,
e kam thënë publikisht dhe sot e mbaj fjalën time: do ta bëj publike fjalën që kisha përgatitur me rastin e Dyvjetorit të Lëvizjes së Deçanit.
Fjala ime është e menduar, e ndërtuar mbi përgjegjësi morale e etike, jo mbi pasion apo mllef.
Sepse fjala publike është si drita – nuk duhet të verbojë, por të ndriçojë.
Ajo nuk është armë për përçarje, por mjet për ndërgjegjësim.
Në këtë frymë, sot flas jo për t’u mburrur, por për të dëshmuar të vërtetën time, për ta ruajtur dinjitetin tim dhe për të forcuar ndërgjegjen tonë kombëtare.
Unë e kisha përgatitur këtë fjalë për veprimtarët dhe aktivistët e Lëvizjes, për ata burra e gra që besuan në vlerat e saj, për zonjat e zotërinjtë që e ngritën zërin me dashuri për Atdheun.
Por fjalën time nuk e bëra për klanin , as për interesa personale – e bëra për aktivistët , për atdhetarët e përulur që i shërbejnë kauzës pa zhurmë, me shpirt e pa interes personal , por me interes nacional.
Fjalë rasti – Dyvjetori i Lëvizjes së Deçanit
Të nderuara zonja dhe zotërinj, të dashur miq,
është nder dhe privilegj i veçantë për mua që sot, në këtë përvjetor të dytë të Lëvizjes së Deçanit, kam rastin të flas para jush.
Si sot më kujtohet manifestimi i njëvjetorit të kësaj Lëvizjeje – atëherë isha i ftuar me emrin tim të vjetër, si mysafir nderi.
Sot jam po i njëjti njeri, por me emër të ri – Shqiptar Shaljani.
Atëherë isha shqiptar në shpirt, sot jam shqiptar edhe me emër e mbiemër.
Por unë nuk u ndala vetëm te ndërrimi i emrit. Me vetëdije dhe me qëllim të pastër, u pagëzova në Kishën “Shën Kryqi” në Mitrovicë, për ta vulosur kthimin tim shpirtëror dhe për t’i dhënë fund çdo keqkuptimi apo keqinterpretimi.
Në këtë kuptim, më lejoni të citoj dy thënie të profesorit Albert Zadrima:
> “Njeriu i vërtetë matet me atë që refuzon, jo me atë që fiton.”
“Universi nuk flet me fjalë, por me shenja. Mjafton të mësoni t’i lexoni!”
E bëra publikisht pagëzimin, pa frikë dhe pa fshehtësi, sepse shqiptari i vërtetë nuk fshihet pas dogmave, por e mbron identitetin e vet me dinjitet dhe krenari.
E shpalla hapur kthimin tim në besimin e të parëve edhe për disa shkaqe:
Duke parë se çfarë synojnë sot agjenturat e vendeve të Lindjes, bashkë me elementë ekstremistë të islamit politik dhe të tjerë që duan ta përdhosin çdo gjë shqiptare për të tjetërsuar identitetin tonë kombëtar e kulturor, ndjeva detyrimin të flas, të veproj e të dëshmoj.
E bëra publike kthimin në besimin e të parëve për t’ju dhënë kurajë shaljanëve e më gjerë shqiptarëve për të kundërshtuar gjenocidin kulturor që po ushtron islami politik kundër dokeve e zakoneve tona.
E bëra publike, pa hezitim, për të dëshmuar se as unë e as shqiptarët nuk po konvertohemi, përkundrazi – me vetëdije e me dashuri po kthehemi vetvetes, po kthehemi besimit e të parëve tanë.
U pagëzova edhe për të treguar se katolicizmi ishte dhe mbeti besimi tradicional ndër ne, jo islami – i cili as ishte, as mund të quhet ndonjëherë i tillë.
Ne nuk mund të harrojmë 1600 vite krishterim në trojet tona, përballë 300-400 vitesh konvertimi të dhunshëm e të pjesshëm nga Perandoria Osmane.
Pavarësisht kësaj, prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona jetonin, vepronin, festonin e ritonin më shumë si të krishterë se sa si myslimanë; në shpirt ishin të krishterë, në dukje “laramanë”.
U pagëzova publikisht, pavarësisht pasojave familjare apo shoqërore – sepse, sipas bindjes sime, më e shenjtë është Kombi dhe Atdheu.
Por jo — ky tjetërsim nuk do të ndodhë, pavarësisht dëmeve që na i kanë shkaktuar dhe po na i shkaktojnë neve shqiptarëve kudo ku ndodhemi në botë e kombit shqiptar në Evropë!
Ne jemi këtu denbabaden, në trojet tona iliro-arbnore.
Ne jemi evropianë, popull i lashtë me histori të lavdishme, popull hyjnor, rrënjë e trung i kësaj toke – këtu ku kullën e mban shqiptari, jo mercenarët, jo vasalët, as argatët e agjenturave të shteteve armike që pretendojnë ta kthejnë Kosovën mbrapa në tokën e “premtuar” të islamit politik!
Për pasojë dhe për këtë tokë të shenjtë, për këtë Dardani të lashtë, është Lëvizja e Deçanit – bashkë me të gjitha Lëvizjet simotra, është Organizata “Shqiptaria”, me të cilat na bashkon e frymëzon Kauza për Kombin dhe Atdheun.
Roli i Zyrës së Lëvizjes në Mitrovicë
Sot jam këtu jo vetëm si Shqiptar Shaljani, por edhe si zëdhënës i Zyrës së Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë.
Më kujtohet 5 maji i këtij viti, kur hapëm zyrën tonë. Ishim vetëm katër a pesë veprimtarë mitrovicas, por me zemra të mëdha dhe me një qëllim të përbashkët: kthimin e dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare shqiptare.
Sot kemi mbi tetëdhjetë anëtarë aktivë në zyrën tonë – njerëz që e kuptuan se emri është flamur, gjuha është gjaku i shpirtit, dhe Atdheu është feja e parë e shqiptarit.
Ata janë njerëz që e falën “dinin”, por kurrë Drinin, as Ibrin, as Ujmanin, asnjë pëllëmbë të Dardanisë sonë!
Disa prej tyre erdhën me emra oriental, por pas bisedave vëllazërore e me mirëkuptim, dolën nga zyra me emra që frymojnë atdhe, që mbajnë aromën e tokës dhe dritën e shqiptarisë.

Disa ndryshuan emrat e disa edhe mbiemrat, si:
Ramadani – Shkodrani Shaljani
Neziri – Flamuri Shaljani
Beqiri (vëllai i Aleksandrit) – Briti
Fitim Brahimi me familje – Shaljani
Qamili – Shkëlzeni
Avdiu – Dardani
Ganiu – Pjetri
Sabriu – Kastrioti
Isufi – Marini
Dijamanti Zeqiri – Gjergj Drenica
Musa – Gjergji
… dhe shumë të tjerë.
Të gjithë erdhën pa “bismilah” e pa “elhamdylila”, por me “hallall” shqiptarie, dhe dolën me përshëndetjen e bukur gjithëshqiptare:
“Mirëupafshim!”
Sepse Zoti i shqiptarëve flet shqip, dhe shpirti ynë e njeh vetëm gjuhën e të parëve tanë.
Që në fillim, kur hapëm zyrën, e bëmë të qartë:
“Në zyrën tonë nuk ka vend për ata që e vënë fenë para kombit.”
Sepse besimi është personal, por Kombi është amanet!
Thirrja për bashkim dhe kthim te rrënjët
Të dashur miq,
në trojet tona po ndodh diçka e madhe: shqiptarët po zgjohen!
Po i kthehen vetvetes, po e rifitojnë besimin e të parëve, po e kthejnë shikimin kah rrënjët.
Kthimi në besimin e të parëve ndër shaljanët filloi në shekullin e kaluar dhe po vazhdon edhe në shekullin XXI – dhe do të vazhdojë derisa shqiptarët të lirohen nga besimi islam, që na u imponua me dhunë e me joshje nga pushtuesit tanë!
Vetëm nga fshati im, Bajgora, janë pagëzuar mbi pesëdhjetë shaljanë – një shifër që flet vetë.
Kjo është mrekullia e Zotit dhe e Kombit, që askush nuk mund ta ndalë.
Përmbyllja etike
Në fund të çdo fjalimi qëndron heshtja e ndërgjegjes – ajo që na kujton se fjala e lirë është e shenjtë vetëm kur del nga zemra dhe kthehet në shërbim të së mirës së përbashkët.
Le ta ruajmë këtë shenjtëri të fjalës, siç ruajmë flamurin, gjakun dhe kujtesën tonë kombëtare.
Le ta ndërtojmë Kishën në Shalë të Bajgorës dhe jo vetëm atje – si simbole të bashkimit, si faltore të dritës dhe si strehë të shpirtit shqiptar!
Le të kthehemi te vetvetja, te gjuha, te rrënja, te Zoti ynë që flet shqip.
Le të qëndrojmë të bashkuar për Kombin, për Lirinë dhe për të Vërtetën që nuk ka frikë nga drita.
E në fund edhe dy thënie të profesorit Albert Zadrima .
“Sot nuk dhashë leksion për pamjen, por për esencën e njeriut që mbetet edhe kur pasqyra thyhet”.
“Sepse njeriu i vërtetë nuk matet me pamje,
por me dritën që lë pas”!

Mirëupafshim !

Shqiptar Shaljani


