ARKIVI:
7 Mars 2026

Forca e mendjes dhe arsyeja e shëndoshë, janë karakteristike vetëm te qeniet njerëzore, mendime për etiken dhe moralin nga Ismet Hasani(5)

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nga: Ismet Hasani, Suedi
____
*Të fluturosh në ajër (hapësirë) është aftësi, të fluturosh për tokë është kokëboshtësi dhe çmenduri!
*Forca fizike dhe instiktet janë karakteristike dhe të pranishme të të gjitha krijesat – gjallesat e botës, ndërsa forca e mendjës, arsyeja e shëndoshë, janë karakteristike vetëm të qeniet njerëzore.
*Bjerrja e kohës njeriun e bën pertac, pasiv, parazit, jokoheziv dhe jokombatibil me ambientin. Ajo e bën edhe jo mobil, jo atraktiv, madje edhe depresiv.
*Në një vend ku shumica e popullit e bjerrin kohën kot, nuk mund të lindin vepra të mira.
Njeriut i duhet shumë kohë për të folur për kohën!
 Njeriu, për dallim nga shtaza, është i paisur me intelekt, përgjegjësi dhe llogaridhënie. Pa llogaridhënie nuk ka ecuri, nuk ka përparim.
Me e quajt njeriun “kafshë – shtazë), ndoshta do të ofendosh shtazën, ngase, ngandonjëherë, atë që bën njeriu, shtaza nuk do e bënte.
Forca ndërgjegjës është aq e madhe (e fortë) sa që të  pafajshmin e liron  nga frika, ndërkaq të fajshmin (fajtorin) e gjykon dhe e dënon rëndë.
Përparimi kryesor përcaktues i jetës rrjedhimisht barometri i procesit jetësor, për secilin individ, grup shoqëror, popull dhe komb, duhet të jetë: bëmirësia dhe përkushtimi deri në sakrificë dhe vetmohim për tjetrin dhe për të tjerët, pa dallim kush janë dhe çfarë janë.
Të gjitha tjerat mund të jenë irelevante (të parëndësishme), prandaj kërkoni që jeta të kalojë në gëzim e lumturi, duke i gëzuar të gjithë, nga se jeta jonë është e shkurtër, kalon shpejt, ndaj kalone mirë e jo me nderskamca, intriga e keqbërje!
* Jeta e njeriut kalon shpejt (sa qel e mshel sytë), por është edhe e gjatë sa që njeriut, sa  është gjallë i kthehet e mira dhe e keqja, e liga!
Dy determinuesit parësor, dy polet kryesore të cilat përcaktojnë substancën, rëndësinë dhe cilësinë e të jetuarit, janë SHËNDETI dhe SËMUNDJA.
Kur përfundon e para (shëndeti) fillon e dyta (sëmundja) e cila vepron e vepron dhe pastaj PËRFUNDON – përfundon edhe jeta. Njeriu, me besim të plotë në Zotin (Krijuesin) lidhur me jetën dhe vdekjën, i bën dy lutje:
E para, O Zot të lutëm më lë të jetojë aq sa Ti e di se jeta është e dobishme për mua!
E dyta, O Zot, prapë të lutëm, merrma shpirtin, kur Ti e di se vdekja për mua është më e dobishme se jeta.
Kufiri midis shëndetit të mirë dhe shëndetit të lig, është po aq i hollë, sa hapësira midis dy shtresave të lëkurës se qepës.
*
Duke dashur të bëhesh i pazëvendsueshëm, kërkohet të posedosh shumë  kujdes, sepse do të biesh në pus ose theqafje në humbëtirë, bëhesh i heshtur, gati inekzistent dhe i zhdukur.
Nëqoftë se  bjen në “baltën e gjallë”, nga e cila, sa më shumë përpiqesh që të dalësh, ajo aq më shumë të terheq poshtë.
Mos e humb arsyen e gjykimit e të veprimit. Po e humbe gjakftohtësinë në mendim e veprim, urtinë e njerzishmërinë, i ke humbur te gjitha.
Vullneti është shtylla kryesore e suksesit dhe jetës.
Për të kryer një veprim ose një punë nevojitet të posedosh: dituri, vullnet dhe kushte të përshtatshme..
Mësohu që të qëndrosh drejtë e dënjësisht në rast furtunash e sfidash.
Përpiqu të gjykosh drejt, përpara ke njeriun (të cilin po e gjykon).
Adaptohu me gjendjen, njerëzit dhe situatën në të cilën gjendësh! Përndryshe do bëhesh: maskara, pizeveng, i gjallë por je si hiri. Mësohu që mos të kesh as pak, as shumë. Mos lejo që të veprosh si somnabull (si në gjumë). Gëzohu edhe kur asgjë nuk gjenë, por në raste të zik-zakeve të jetës, përzhdrejeve, përiqu të mësosh.
Nuk është burrëri, kur duhet të qëndrosh, të ikësh. MOS IK!
*
Të lumtë ata që e duan, predikojnë, e ndjejnë dhe që punojnë për të mirë të vetvetës dhe mirëqenien e të tjerëve (të gjithëve); për etikën dhe për moralin kolektiv, për kauzën, për ardhmërinë gjithëshoqërore e gjithënjerëzore. Për këto do të jenë të shënjtëruar, të shënjtë dhe të përjetshëm, që punojnë palodhëshëm dhe i mbrojnë vlerat dhe vyrtytet e sipërapostrofuara.
*
Jeta e bazuar në përpjekje, punë të ndershme – me dinjitet, në përkushtim dhe sakrificë për të tjerët, është jetesë e drejt dhe e vërtetë.
Toleranca, gjakftohtësia, sjellja racionale dhe justifikuese ndaj iracionalës, meskimës, injorancës dhe mizantropisë, paraqet piedestalin e dritësisë se MENDJES, madhështinë njerëzore, dinjitetin lapidar – emblematik, peshën e personalitetit por edhe eliksirin për ndërshmëri, integritet, drejtëshmëri dhe jetëgjatësi.                                                                        V i j o n

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. I respektuari Kryeredaktor!

    1. Ju jam shumë MIRËNJOHËS për PËRZGJEDHJEN e njërit nga MENDIMET e mia dhe e keni vu në vend të titullit té pjesës (5).

    2. Po ashtu ju falëminderit që në çdo pjesë po e beni përzgjedhjen e figurave të lloj-llojshme, ama të përshtatura shkrimit.

  2. Falënderimet dhe levdatat i takojnë vetëm redaktorit të Revistes DRINI zotni Gjergj Kabashit per këtë punë të madhe dhe të vlefshme patriotike në këtë Revistë!
    Paqja dhe nderimet e Redaktorit qofshin mbi të, mbi familjen dhe të gjithë bashkëpuntorët e Tij! Aminë.

  3. z. Paul Tedschini!

    Mirë po bën që lavdëratat ia drejton Kryeredaktorit të RD.

    Unë, i jam shprehur MIRËNJHËS dhe FALËDERUE për publikimin e MENDIME ETIKE E MORALE, autor i së cilave jam!

    Sidoqoftë edhe juve, ju falëminderit të për KOMENTIN dhe lavdëratat që ia shprehni Kryeredaktorit dhe bashkëpunëntorëve të tij.

    Respektd,
    për juve, dhe
    për z. Gjergj Kab ashi

    PS!
    Nuk keni dhënë kurrfar KOMENTI në MENDIMET E MIA!, pjesa 1,2,3,4,5?

  4. Dhe pse shkrimet e juaja me kohë i lexova në tjetër media ndjej detyrim miqësor t’ju falënderoj përsëri ! Shpjegoni qartë e natyrshëm kodin e mirësjelljes, shkaqet , lidhjet , pasojat e pritjet pozitive apo negative . Më bën përshtypje dhe përvetësimi i saktë i gjuhës shqipe. Pa qëllim të keq shkruaj këtë lëvdatë që është e kundërta e kritikës por cudia më shoqëron kur has një gramatikë perfekte nga shqiptarë të Kosovës sikurse ju pasi zhargonin i përditshëm , dialekti na bën të bëjmë gabime si unë p.sh në shumë raste .Z.Ismet , gjithmonë tregoni dije e maturi dhe në komentet që shkruani . Në mbydhje ju uroj shëndet e vit të gëzuar që po na vjen !! PS. Mos prisni Mëshirë nga të Mëshiruarit . Dhe pse lexojnë dicka të re , në mendje u rrijnë shkrimet e vjetra. Emri i pashkruar lexohet , duket sikur t”a kem nënvizuar .Pak rëndësi .

  5. Ismeti me ndershmeni shkrunë në shkrimin (2):

    Shënim: Për dhënien e këtyre mendimeve etike e morale ndihmesë të madhe më ka dhënë edhe Libri me titull “Trajtime etike I”, autor i të cilit është profesori i nderuar Dr. Mazllum Baraliu, ligjërues në Fakultetin Juridik, UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, të cilin libër e kam dhuratë që nga viti 2014-të.

  6. Falenderime:

    1. Për znj Rita,

    2. Për z. Paul Tedeschini!

    3. Koementt e Juaja më japim motivE dh forcë për të vazhduar me MENDIMET E MIA ETIKE E MORALE.

    4. I jam Mirënjohës z. Kryeredaktor të RD, i cili bën përzgjedhjen e MENDIMEVE TË MIA DHE I VËN SI TITUJ – konkrtisht pjesa 5-të;

    5. Kryeredaktorit – z- Kabashi i falënderohëm për ilustrimin më foto (figura) të përzgjedhura!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu