Fotografia e parë është nga Reçaku, janar 1999. Fotografia e dytë është nga një fshat i Suharekës, korrik 2025.
Flamuri me të cilin mbulonim martirët tanë, vuajtjet dhe dhimbjet tona, sot shkyhet e përdhoset nga të rinj që, sipas videos, dëshmohet se janë shqiptarë.

Çfarë mund të thuhet? Është punuar gjatë për të arritur në këtë nivel çoroditjeje morale.
Duke e ditur këtë, nuk befasohem fare. Krejt çfarë ndjej është dhimbje për mijëra dëshmorë që u flijuan për lirinë e këtij vendi, dhe frikë se një ditë edhe varret e tyre do të përdhosen, njësoj si flamuri me të cilin luftuan dhe ranë.
Sikur të mund të flisnin, me siguri do ta bënin një pyetje, si për veten ashtu edhe për ne:
A ja vlejti?



