ARKIVI:
6 Mars 2026

Gabimet e rënda të Albin Kurtit, që e çojnë Kosovën në zgjedhje të reja

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Reshit Lala, Athinë
___
1. Albin Kurti luajti në skenën politike ballkanike e botërore si k/ministër me fuqi të “pakufizuar”, kur është k/ministër me fuqi të kufizuar!
2. Albin Kurti luajti si k/minister provincial- duke harruar, se Kosova është problem ndërkombëar!
3. Me deklaratat e tij në Amerikë Kurti i dha mesazhin çlirimtarëve dhe mbrojtësve të Kosovës: “ Unë çfar të bëj se jua kam nevojën, por sa të njihem si shtet e të armatosem- do t’ju përze fare nga Kosova”!
Le ti analizojmë me rradhë:
1.Albin Kurti luajti në skenën politike ballkanike e botërore si k/ministër me fuqi të “pakufizuar”, kur është k/ministër me kopetenca të kufizuara! Përse? Sepse thjeshtë: Kosova nuk është njohur nga Serbia, fqinjët e ballkanit dhe Kina, Rusia dhe OKB-ja! Pra: Kosova nuk është e çliruar plotësisht! Procesi i njohjes së Kosovës vazhdon! Procesi është në një fazë të rëndësishme, që do të vazhdojë deri në njohjen nga OKB-ja.
Këtë fazë edhe në Kosovë, por edhe arenën ndërkombëtare e udhëheq Amerika. Pra Amerika duhet të ketë fjalën e fundit, sepse Amerika e ka çliruar Kosovën me fuqitë e mëdha të europës dhe , ata e mbrojnë. Kosova egziston si shtet, se e ka çliruar Amerika dhe fuqitë e mëdha të Europës dhe, e mbrojnë ata me dhunë. Në këtë këndvështrim k/ministri i Kosovës, që drejton një vend ,që nuk është njohur nga OKB-ja – nuk mund të vendosi për Kosovën pa pyetur çlirimtarët dhe mbrojtësit e tij, sepse po të ikin mbrojtësit Kosova pushtohet brenda natës!
2. Albin Kurti luajti si k/minister provincial- duke harruar, se Kosova është problem ndërkombëar!
Kurti kërkon të zgjidhi problemet e Kosovës, pa marr parasyshë problemet ndërkombëtare, që ka krijuar Kosova në arenën ndërkombëtare. Problemi i Kosovës është problem ndërkombëtar dhe, shkon drejt zgjidhjes së plotë në varësi të problemeve ndërkombëtare. Se si janë problemet ndërkombëtare nuk e din Kurti, por Amerika, që e udhëheq politikën ndërkombëtare. Pjesë e kësaj politike është edhe zgjidhja e problemit të Kosovës.
Është e vërtetë, që Amerika për të afruar Serbinë me perendim e merr me të mirë, por “AJO” është arqitekte e politikës ndërkombëtare dhe zbatuese e kësaj politike! Po të humbi Rusia është shumë më lehtë problemi i Kosovës dhe, prandaj perendimi kërkon, që Serbia të shkëputet përfundimisht nga rusia, se Amerika dhe perendimin e duan Ballkanin pa ndërhyrjen përfundimtare ruse. Amerika dhe Perendimi kanë hallin të përzënë nga Ballkani rusinë dhe, pjesë e këtij plani është edhe Kosova me Serbinë.
Kurti ka hallin e Kosovës, që ajo të mos ndahet apo të krijohen komunat me shumicë serbe! Po Amerika a nuk i din këto probleme të Kurtit?! AMERIKA I DI PROBLEMET E KURTIT, kurse KURTI NUK DO T’I MARRI PARASYSHË PROBLEMET E AMERIKËS dhe, thotë. “Unë jam k/ministër i Kosovës e shoh vendin tim! Por a nuk e di Albin Kurti, se ç’probleme i ka hapur Amerikës Kosova? Rusia i ka thënë Amerikës.” E njoh unë Kosovën unë, por më njih dhe ti me LETRA TË FIRMOSURA pushtimin e Krimesë dhe të Ukrainës lindore”! Këtë i thotë Putini, por edhe Kina i thotë: Përse ja njeh Shqiptarëve të drejtën për Kosovën dhe jo Kinezëve të drejtën për Tajvanin, që është pjesë e Kinës”?
Kurti ka të drejtë kur thotë, të zgjidhi problemin e strukturave paralele serbe e, mos t’jua lerë brezave që vijnë, por ky problem lidhet me problemin e përgjithshëm të qëndrimit ndaj Rusisë, se rusia është pas serbisë. Kurti shfrytëzoi të “drejtën e “ tij si K/ministër dhe krijoi konflitk me Amerikën, që e ka çliru dhe e mbron! Ai mund të ngrinte shqiptarët në demostrata masive kundër ndarjes së Kosovës, që nuk pengohej nga Amerika. Pra Kurti veproi si k/minstër provincial, dhe nuk kupton, se problem i kosovës nuk është problem vetëm i Kurtit e i Shqiptarëve, por edhe problem ndërkombëtar dhe, kur themi problem ndërkombëtar- nënkuptojmë Amerikan!
3. Me deklaratat e tij në Amerikë Kurti i dha mesazhin çlirimtarëve dhe mbrojtësve të Kosovës:“ Unë çfar të bëj, se jua kam nevojën, por sa të njihem si shtet e të armatosem- do t’ju përze fare nga Kosova”!
Mesazhi, që Kurti i dha Amerikës me qëndrimin e tij është antishqiptar! Përse, që të mos ngrihen përkrahësit e tij. Kur themi se Willsoni është kumbari i shqiptarëtve, këtë duhet ta kuptojmë dhe, kur themi, që Clintoni ka çlirua Kosovën, duhet ta kuptojmë, ta ndjejmë dhe ta vlerësojmë mbështetjen Amerikane! ANTIAMERIKANIZMI në hapsirën Shqiptare dëshmon, se shumë shqiptarë nga injornaca apo qëllimisht, as nuk e kuptojnë dhe, as nuk e ndjejnë, se Amerika e ka mbajtë gjallë kombin Shqiptar, se do të ishte zhdukur në këtë shekull! Natyrisht ky Qëndrim ANTOSHQIPTAR është prodhim i agjenturave serbo-ruse-turke etj, sepse ata e dinë, se po u ngul Amerika në hapsirën shqiptare -pushtuesit e vjetër duhet të largohen!
Të huajt i kuptojmë, se janë kundër Shqiptarëve- po shqiptarët përse ngrihen kundër vetvetes?! Amerika na ka mbrojtur e na mbron dhe, kundër Amerikës ngrihemi, duke i kujtuar Vietnamin, Kamboxhjan , Palestinën etj! Mirë është, të mendojmë për të gjithë botën, por është mirë të mendojmë më parë për Shqiptarët, se po zhdukemi! Ne Shqiptarët duhet të dimë se: Amerika mbas coptimit të vitit 1913 ndyshoi politikë ndaj Shqiptarëve dhe, kjo u duk në konferencën paqes në 1920, ku na mbrojti nga coptimi. Duket mbas kësaj Amerika ju tha edhe fuqive Europjane, që na coptuan në 1913: “Ju gabuat me coptimn e shqiptarëve, se sollët në Adriatik rusin. Strategjia perendimore duhet të jetë ribashkimi i Shqiptarëve, që rusin ta largojmë nga Adriatiku e Ballkani”!
Kjo kërkesë Amerikane për fuqitë e mëdha të europës u bë më e vendosur mbas luftës së dytë botërore, kur Rusia i bashkoi vendet e lindjes në Bashkimin Sovjetik dhe, mori edhe Adriatikun nëpërmjet Shqipërisë. Amerika me Enver Hoxhën arritën një fitore historike në vitet 60, duke e dëbuar rusin nga Adriatiku Shqiptar! Në vazhdim ndryshoi tërësisht qëndrimi i fuqive të mëdha të europës- nga kundër në pro të Shqiptarëve dhe, kjo i dedikohet Amerikës. Kështu në vitin 1975, në zbatim të strategjisë amerikane për dëbimin e rusit nga Ballkani, kemi vendimin e Amerikës e Gjermanisë për shpërndarjen e Federatës Jugosllave dhe Çlirimin e Kosovës.
Pra- shpërndarja e jugosllavisë dhe çlirimi i kosovës është zbatimi i srategjisë afatgjatë Amerikane pas coptimit të shqipërisë në vitin 1913 dhe, mori rrugë në Konferencën e Paqes 1920, kur Presidenti Amerikan Willson e përdori forcën e supershtetit Amerikan për të mbrojtur Shqiptarët! Ajo vazhdoi mbas luftës së dytë botërore e me dëbimin e rusit nga Adriatiku Shqiptar në vitet 60-të. Persidenti Clinton i dha goditjen e fundit Rusisë me shpërndarjen e Federatës Jugosllave dhe ndërhyrjen ushtarake në Ish Jugosllavi dhe çlirimin e Kosovës.
Amerika ka qenë vendimtare për mbrojtjen e kombit Shqiptar! Këtë fakt historik- ne duhet të përcjellim berez pas brezi si mesazhin më të shtrenjtë të brezit tonë për mbijetesën e Shqiptarëve. Albin Kurti i dha një mesazh të gabuar Shqiptarëve dhe Amerikës: Mesazhi është i gabuar dhe historik (se do të mbesi) ! Ai i thotë Amerikës: “Tani, që ta kam nevojën unë po të kundërshtoj – (sa mund të kundërshtoj )-kur të njihem nga OKB dhe të armatosem do të të përzë fare nga Kosova”! Ky mesazh e nxjerrë Albin Kurtin jashtë politikës Shqiptare përgjithmonë! Një k/minister, që i ka dhënë këtë mesazh Amerikës nuk mund të jetë as sot e as mot k/m i Kosovës dhe, as i Shqiptarëve të bashkuar!
Dy fjalë për opozitën: Shpresojmë, që opozita kosovare të mos sillet si opozita shqiptare e viteve 90, që shkatërroi shqipërinë si agjente e Milloshjeviçit. Shpresojmë, që opozita Kosovare të mos e shesi Kosovën!
Me dashur e dhimbje për Kosovën.
Më 01/10/2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu