ARKIVI:
10 Gusht 2026

Gara e të pangopshmëve

Shkrime relevante

Pse opozita e do me çdo kusht Presidencën?

Lirim Gashi, Prizren ____ Në Kosovë ekziston një rregull i pashkruar politik, por...

Mos e lejo miun e kanalizimeve të shesë dhe të zbrazë vendin tënd nga të rinjtë dhe ekspertët

Nga Aurel Dasareti Shqipëria sundohet nga një grup qelbësirash të neveritshme që mbrojnë...

Fetah Bahtiri për librin e Çerkin Ibishit, “Kronikë ngjarjesh”, një dokumentar i kompletuar i luftës

Fetah Bahtiri, Suedi ____ Recension NJË DOKUMENTAR I KOMPLETUAR MIRË I LUFTËS HEROIKE TË...

Lidhja e gjeneratave Mujaj – Lukaj në Dukaivë të Rugovës

LIDHJA E GJENERATAVE MUJAJ–LUKAJ NË DUKAIVË TË RUGOVËS Në Dukaivë të Rugovës,...

Shpërndaj

Gara e të pangopshmëve

Poezi

Armatosen.
Vrasin.
Pushtojnë.

Djegin, shkatërrojnë —
rrugë që vetëm në varre çojnë.

U tret njerëzorja,
humanizmi,
miqësia;
në sipërfaqe doli interesi
dhe egërsia.

Më lehtë merren vesh kafshët mes vete
se sa njeriu me njeriun.

Botë e shfrenuar,
botë e degjeneruar,
të fuqishmit në garë:
kush më shumë po rrëmben
e rrënon.

Dikush dehet nga luksi
e sevdaja.
Dikush vdes nga uria.

Njeriu për njeriun
jo ujk,
por mortajë:
prangos,
plagos,
dhunon,
vret
e miliona zemra helmon.

Fare nuk pendohet,
por prapë planifikon krim të ri.

Njeriu —
qenia më e përsosur
dhe më e pamëshirshme
e rruzullit tokësor.

 ____

Arif Ejupi
Gjenevë, 15 maj 2026

Shënim i autorit:
Kjo poezi lindi nga një pamje konkrete në Gjenevë, gjatë kohës kur në Evian të Francës mbahej samiti i G7. Miliona u shpenzuan për vendosjen e grilave mbrojtëse në dyqane, banka dhe objekte të tjera, për t’u mbrojtur nga të pastrehët, të uriturit dhe të zemëruarit, ndërkohë që bota vazhdonte të përballej me luftëra, uri, padrejtësi dhe pabarazi të thellë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu