ARKIVI:
7 Mars 2026

Gazeta “Rilindja” paditë Komunën e Prishtinës për 5.5 hektarë të kompleksit Rilindja

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Punonjësit e gazetës “Rilindja” të Prishtinës sot kanë ngritur padi penale në PROKURORINË THEMELORE NË PRISHTINË, në Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ndaj Komunës së Prishtinës e cila pa të drejtë i ka marrë paratë për trollin e NShGB”Rilindja” ( dëshmojnë në (AKP) duke e shmangur kështu të drejtën e punonjësve të kësaj ndërmarrje për 20 për qindësh.
Kjo padi parashtrohet për shkak të dyshimeve të bazuara për veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të Komunës së Prishtinës, të cilat kanë cenuar rëndë të drejtat pronësore dhe financiare të punonjësve të gazetës “Rilindja”, konkretisht të drejtën në 20 për qindëshin nga privatizimi i pasurisë së ndërmarrjes.
Ekziston dyshim i bazuar se Komuna ka fshehur, manipuluar apo trajtuar në mënyrë jo të plotë juridike truallin prej rreth 5.5 hektarësh të kompleksit të NGB “Rilindja” në Prishtinë, pavarësisht dëshmisë se NGB”Rilindja”, këtë hapsirë sipas marrëveshjes së viti 1971, ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe “Rilindjes”, e ka paguar 11 milionë dinarë, duke e marrë njëkohësisht në shfrytëzim të përhershëm.
Me këtë veprim, Komuna ka rënë ndesh me parimet e transparencës, ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesit të punëtorëve, për 20 për qindësh të garantuara me legjislacionin në fuqi për privatizimin.
Shi për këtë, për këtë kallëzim penal Prokurorisë iu paraqiten këto dëshmi:
a) Marrëveshja e vitit 1971, e lidhur ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe NGB “Rilindja”, e cila dëshmon bazën juridike të shfrytëzimit dhe pronësisë së truallit;
b)Kërkesën për regjistrimin e pronës në emër të NGB”Rilindja” në Prishtinë të shtruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Zyra Rajonale në Prishtinë, e datës 20.08.2015.
C) Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpronësimin e pronave për interes publik, ku ndodhet NGB “Rilindja”, Zona Kadastrale Prishtinë dhe
d) Vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngastrat kadastrale ku ndodhet NGB”Rilindja”, të datës 23.05.2014.
Në bazë të dëshmive siç u tha më sipër, i propozohet Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të fillojë hetim penal ndaj Komunës së Prishtinës për truallin e kompleksit “Rilindja” prej 5.5 hektarësh të blerë nga NGB”Rilindja” dhe pronave tjera të NGB”Rilindja”, për të cilat i ka marrë paratë Komuna e Prishtinës, sipas pohimeve në AKP.

Prishtinë, 23 .01. 2026
Paditësi / Përfaqësuesi ligjor:
Zeqir Bekolli, tel.:044497798

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu