ARKIVI:
7 Mars 2026

Gjithnjë për turqit që na paskan “çliruar”(!)

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Historia shqiptare është shkruar nga shqiptarë shumë përpara vitit 1974
Para vitit 1974 ekziston një korpus i gjerë historiografie shqiptare:
Gjon Muzaka (shek. XV) – burim primar për epokën osmane;
Marin Barleti (1508) – histori e Skënderbeut, e përdorur në gjithë Evropën;
Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Dhimitër Frëngu;
Rilindasit: Sami Frashëri, Naim Frashëri, Faik Konica;
Studiues modernë: Fan Noli, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Selami Pulaha.
Pretendimi se historia “u shkrua nga tre rusë” fshin pesë shekuj shkrimi shqiptar, gjë që është absurd shkencërisht.
Historia e shqiptarëve është rishkruar nga autorë shqiptarë dhe te tjere ne disa botime, ku pergjithesisht tezat historiografike te tyre konvergojne ne faktin se shqiptaret ishin popull i pushtuar, i qeverisur keq dhe i rebeluar ndaj sundimit osman dhe keq-qeverisjes osmane.
Periudha osmane nuk u kritikua për arsye fetare, por për arsye strukturore
Kritika ndaj Perandorisë Osmane në historiografinë shqiptare nuk buron nga islamofobia, por nga fakte historike: mungesë e arsimit në gjuhën shqipe; mungesë e institucioneve kombëtare; prapambetje ekonomike dhe infrastrukturore; shpërngulje masive dhe islamizim i detyruar në zona të caktuara; represion ndaj kryengritjeve shqiptare. Këto nuk janë shpikje nacionaliste, por dokumentohen edhe në arkivat osmane.
Pretendimi se:“kjo histori u importua në Kosovë në vitin 1974” është historikisht i paqëndrueshëm sepse: tekstet shqiptare në Kosovë ekzistonin para Kushtetutës së 1974-ës; narrativi antiosman nuk u krijua në Kosovë, por në Rilindjen Kombëtare të shek. XIX; regjimi jugosllav nuk kishte interes të promovonte nacionalizëm shqiptar.
Nëse diçka u “importua” në Kosovë pas 1974-ës, ishte arsimimi në gjuhën shqipe, jo ideologjia antiosmane.
5. Falsifikimet osmane/turke nuk justifikojnë relativizimin e historisë shqiptare
Është e saktë që: historiografia turke moderne shpesh e paraqet pushtimin si “çlirim”; minimizon rezistencën shqiptare; relativizon figurën e Skënderbeut.
6. Argumenti “masa e pranoi verbërisht” është elitist dhe jo-shkencor.
Të thuash se: “masa e pranoi verbërisht”do të thotë: mohim i përvojës historike kolektive; përbuzje ndaj kujtesës familjare; nënvlerësim i traditës gojore dhe dokumentare shqiptare. Shqiptarët nuk e mësuan historinë e osmanëve nga librat rusë, por nga: kujtesa e taksave, devshirmesë, shpërnguljeve; mungesa e shkollave; e rrugeve, kanalizimeve, e shendetesise, spitaleve, objekteve social-kulturore etj. Nga fakti se ne diten e parë si shtet i pavarur, qeveria nuk kishte nje ndertese ne Vlore, qe te ishte dinjitoze per seli qeveritare. E njejta gje mund te thuhet edhe ne Durres me qeverine e Vidit, nje vit me vone.
____
Historia shqiptare nuk u shkrua nga shqiptarët, por nga tre autorë rusë. Kjo histori u importua në Kosovë në vitin 1974 dhe u pranua verbërisht nga masa, të cilët sot shajnë Perandorinë Osmane dhe gjithçka që lidhet me Islamin.
Shih videon më poshtë:
Video: Klan & Opinion

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrimi asht sa i sakt aqe edhe i PANEVOJSHEM.

    Pse i panevojshem? Fakti historik i Pushtimit Osman te trojeve shqiptare vertetohet jo vetem nga shume dokumenta historik shqiptar dhe te huej të asajë periudhe historike, por pershkruhet edhe nga vete historiant turq badhkëkohës të pushtimit turk, të cilët pershkruejnë luftat e turqve osman me shqiptart mbrojtës të tokave te veta.
    Po BESLIDHJA e bame ne Katedralen Katolike te Lezhes me 2 Mars 1444 e princave shqiptar nen drejtimin GJEGJ KASTRIOTIT, pse u ba, per me luftu kundra pushtuesve turq apo “me iu ba thirrje turqve osman Aman Eni e na çlironi”.
    Perhapja lirshem pa pengesa e ketyne deve ANTIHISTORIKE ANTIKOMBETARE, asht nji provë materjale qe Drejtuesit e qeverive shqiptare në Shqipni dhe në Kosovë JANË TË DEGJENERUEM DERI NE PALC.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu