ARKIVI:
7 Mars 2026

Gjykata Speciale nuk po e gjykon UÇK-në, por po gjykon individët që pretendohet se në emër të UÇK-së kanë bërë krime

Shkrime relevante

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Nga: Liri Loshi
Gjykata Speciale e nisi gjykimin e të pandehurve për vrasjen e shqiptarëve nga shqiptarët, apo për vrasjet puro politike mes shqiptarëve. Këto vrasje nuk i ka bërë UÇK-ja, por individët. Disa nga këto vrasje pretendohet të jenë kryer gjatë lufte e më shumë të tjera pas lufte.
Në vijën komanduese të UÇK-së, asnjëherë nuk ka pasur një urdhër për vrasjen e njerëzve. Ka pasur urdhëra vetëm kundër agresorit serb, pra urdhëra për mbrojtje nga pushtuesi. Prandaj, kushdo që të ketë devijuar objektivin e qartë të UÇK-së, nuk mund të fshehet pas UÇK-së! Pra, as ata që eventualisht kanë vrarë njerëz të pafajshëm dhe as ata që prapa shpinës së UÇK-së mund të kenë krijuar linja të veçanta komandimi!
Gjykata Speciale nuk po e gjykon UÇK-në, por po gjykon individët që pretendohet se në emër të UÇK-së kanë bërë krime. Në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja, por po kërkohet e vërteta që iu intereson të gjithve, me përjashtim të kriminelëve. Pa u gjetur e vërteta nuk mund të ndahet drejtësia.
Mirëpo, nuk duhet ngutur me përfundime të parakohëshme ndaj të akuzuarëve. Askush nuk është fajtor pa u provuar faji në gjykatë. Për këtë arsye është moral dhe etikë e lartë njerëzore e deshmitarëve me deshmu të vërtetën dhe e të akuzuarve me e pranu atë. TË VËRTETËN DHE VETËM TË VËRTETËN.
Njeriu që jeton për të vërtetën, ia vlen edhe të vdes për të vërtetën. Burgu nuk është vdekje. Është purgator i botës reale për t’i pastruar mëkatet e jetës. Vdekje për së gjalli është me e bartë mbi supe peshën e krimit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu