Foto : Kanë kaluar 3500 vjet midis Shqiptarëve brakicefalë të sotëm dhe mikenasve/Pellazg !
Këtu kemi të bëjmë me një “maskë vdekje” (“ari”) të një mbreti Pellazg/Miken (i quajtur “gabimisht” masku i “Agamemnonit”, nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann) nga koha e shkëlqimit/llamburitjes të qytetërimit Pellazg të famshëm…i uzurpuar dhe përvetësuar, fatkeqësisht, nga pushtuësit Helen pas sh. VIII para erës sonë.
Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
Ja një përgjigje e përgjithshme që po e jap për shkak të një pyetjeje interesante që më është bërë… përfitoni sa kam ende mendjen dhe sa jam gjallë ! Por do të jem gjithmonë gati për t’ju përgjigjur saktësisht, shkencërisht dhe me gjithë zemër.
Grupet etnike tipike evropiane (quhen « raca kafkaze ») të pastra, shpesh duken pak a shumë të ngjashme. Sa i përket sllavëve (serbëve, kroatëve, sllovenëve, çekëve, boshniakeve), bullgarëve, hungarezëve, finlandezëve, estonezëve, ata e kanë origjinën nga ultësirat e Uraleve dhe nga Azia Qendrore : ata mbërritën midis shekujve 6 dhe 9 pas Krishtit.
Ky është një problem që shumë historianë, gjuhëtarë ose arkeologë modernë nuk e kanë kuptuar ose, më saktë, nuk kanë dashur ta kuptojnë… në dëmin e madh të Pellazgo-shqiptarëve të cilët janë anashkaluar në studimet e tyre (sidomos historike dhe gjuhësore)!
TË VETMIT VENDAS në Ballkan janë Shqiptarët (100%) dhe Rumunët (shumica me origjinë Dako-Gjete/Trake dhe një e katërta e përzier me Romakët në shekullin e 1-rë « pas » erës sonë nga Peranordi Trajan).
Kjo racë gjendet në « malet e Shqipërisë » (jug dhe veri, por veçanërisht veriu, i cili është i egër dhe i vështirë për t’u arritur), ndryshe nga « fushat ose tokat kodrinore », të cilat janë më të lehta për t’u arritur dhe të favorshme për kryqëzim.
Grupi i vërtetë etnik pellazg, i ruajtur pothuajse i paprekur është në malet e pathyeshme të Shqipërisë, jugun e Malit të Zi dhe perëndimin e Kosovës dhe Maqedonisë të sotme, ky grup ka karakteristika specifike antropologjike, ku “brakicefalia” është shumica dërrmuese : « kokë e rrumbullakët dhe fytyrë pak a shumë trekëndëshe », në krahasim me “dolikocefalinë” (« kokë ovale dhe fytyrë drejtkëndëshe »).
Ata që bien diku në mes quhen « mezocefalë ».
Përgjithësisht banorët e « Mesdheut shumica e tyre janë dolikocefalë ».
Nuk duhet të harrojmë se të gjitha këto grupe etnike ardhacake në Ballkan që nga shekulli i 6-të “pas” erës sonë, kanë gjak pellazgo-shqiptari, në damarët e tyre për shkak të një përzierjeje dhe një bashkëjetese të gjatë me popullsinë indigjene pellazgo-shqiptare aq sa trashëguan edhe një pjesë të kulturës dhe gjuhës së kësaj popullsie.
Një shembull domethënës : Marshall Tito kishte një hiperbrakicefali të dukshme e ngjashme me grupit etnik shqiptar !



