Grupi turk i muzikës pop Manifest është dënuar me gati katër muaj burg për “twerking” në skenë, sipas gazetës Hürriyet.
Autoritetet hapën një çështje kundër grupit pas një koncerti në Stamboll në shtator, shkruan gazeta.
Disa nga anëtarët kërcyen afër atje, dhe thuhet gjithashtu se janë përfshirë në të ashtuquajturin “twerking”, një valle në të cilën tunden vithet dhe ijet. Autoritetet besojnë se sjellja e grupit përbënte ekspozim dhe se ata u përfshinë në “sjellje të paturpshme në publik”, shkruan NRK.
Sipas kanalit, në koncert kishte një kufi moshe prej 18 vjeç. Grupi argumentoi në gjykatë se vallëzimi ishte pjesë e shfaqjes skenike dhe theksoi se nuk ishin të dukshme organet gjenitale.
(©NTB)



Po habitem shumë qe keto vajza te reja jane denu ne Turqi sepse paskan tundë bythet.
Nuk asht e shkrume kerkund ne Kuran, që nuk lejohet që vajzat o gratë të tundin bythët.
Ne vendet arabe asht edhe “vallja e barkut” (me duket keshtu quhet), gjatë të ciles gruja gjysem e veshun hedh valle tue levizë rrotull barkun dhe vithet, nji valle shumë e bukur.
“Nubian Nights – A Hypnotic Egyptian Belly Dance in the Pharaoh’s Court | Arabic Traditional Music”
https://www.youtube.com/watch?v=8EpMZbO1K4Y&list=RD8EpMZbO1K4Y&start_radio=1