Lexues i nderuem! Qe disa fjali, nga fjalimi i tij, i hoxhës shkodran, mbi varrin e priftit françeskan Pader Gjergj Fishta:
“Poet kombëtar, Pater Gjergj!
Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…
Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politke tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…
Me ty, Patër Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.

Shkuarja në varrimin ceremonial të Gjergj Fishtës
Fjalimi madhështor i Hoxhë Hafiz Ali Krajës, mbi varrin e At Gjergj Fishtës!



Fjalët e Hafiz* Ali Krajës mbi varrin e At Gjergj Fishtës (1871-1940), duhet t’i lexoj dhe t’i mbaj mend, jo vetëm se çdo shqiptar, por sidomos hafizët* dhe hoxhallarët dhe t’ua përcjellin “xhematit”* (të rinjëve e të moçmëve) kur mbajnë “ders”* në xhamia e në raste varrimi.
Njeriu ka lindur dhe një ditë do të vdes, por fjalët dhe veprat do t’i mbesin, si me kjenë të gjalla dhe ai njeri mbetët i PAVDEKSHËM.
Është MADHËSHTORE për një popull kur nga gjiri i tij del një nji biri i tij, i cili, krijon vepra MADHORE, bâhet i madh dhe i njohur, por edhe popullin e vet e ban të mëdhenj, të njohur, edhe ta PAVDEKSHËM.
***
SQARIM: * Hafiz quhet ai i cili e di përmendësh Kur’anin;
* Ders quhet fjala që e fol hoxha (imami) para xhematit;
* Xhematë quhen besimtarët që shkojnë në xhami, që falën
dhe i lutën Zotit…kryesisht ata të cilët shkojnë mbas imamit
* Imam quhet hoxha që udhëheqë në një xhami.