
Belisar Jezerci, historian
Foto e xhamisë së Prishtinës që e mbanë emrin e Sulltan Mehmet Fatihun, që i ka shkatërruar një varg qytetesh shqiptare si Shkodrën, Tivarin, Nouo Monten etj.
Shih videon:

Belisar Jezerci, historian
Foto e xhamisë së Prishtinës që e mbanë emrin e Sulltan Mehmet Fatihun, që i ka shkatërruar një varg qytetesh shqiptare si Shkodrën, Tivarin, Nouo Monten etj.
Shih videon:

Artikulli i historianit Belisar Jezerci ngre një shqetësim të madh kombëtar mbi shkatërrimin e kulturës shqiptare dhe rolin e Bashkësisë Islame në këtë proces. Nëse e shohim historikisht, sundimi pesëshekullor i Perandorisë Osmane la pasoja të rënda në trojet shqiptare – nga vonesat në zhvillimin shoqëror e arsimor, deri tek deformimet në vetëdijen kombëtare. Në vend që të zhvillohej një kulturë e bazuar mbi identitetin e vërtetë shqiptar, shpesh janë imponuar elementë fetarë e orientalë që shpërfillnin ose zëvendësonin traditën tonë autoktone.
Sot është e domosdoshme që qeveritë shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë, të hartojnë një plan kombëtar të veprimit për ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Atdheu nuk duhet të lihet në dorë të shoqatave fetare, të cilat shpesh ndjekin agjenda që nuk përputhen me interesat kombëtare. Feja është çështje personale, por shteti është mbi të gjitha, dhe ndarja e fesë nga shteti është një parim themelor i demokracisë moderne.
Për ta ilustruar këtë realitet, po sjell një përjetim timin personal: këtë verë më rastisi të ndodhem në Istog, dhe në mesditë, nga autoparlanti i xhamisë, zëri i lartë i thirrjes së ezanit shpërthente me një forcë të tillë sa të shurdhonte veshët. Mendova me vete: si e durojnë vallë banorët e qytetit një zhurmë të tillë çdo ditë? A nuk është kjo një formë imponimi e cila cenon qetësinë e qytetarëve, aq më tepër kur aty jetojnë edhe komunitete të tjera jo myslimane?
Është e drejtë e secilit të praktikojë besimin e vet, por po aq e drejtë e çdo qytetari është të mos i imponohet një formë besimi me mjete që cenojnë hapësirën publike. Feja duhet të mbetet çështje intime, shpirtërore dhe e lirë, ndërsa shteti dhe shoqëria duhet të udhëhiqen nga parimi i interesit kombëtar dhe qytetar. Vetëm kështu mund të shmangim përsëritjen e gabimeve historike dhe të garantojmë një të ardhme ku kultura shqiptare zë vendin që i takon.
REAGIM PERFEKT