ARKIVI:
7 Mars 2026

Historiani Belisar Jezerci i shkruan letër Kryeministrit Kurti dhe ia tërheq vërejtjen se xhamitë edhe sot mbesin objekte pushtimi

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

Shpërndaj

Msc Belisar Jezerci, historian

Z. Kryeministër Albin Kurti,
Historia nuk është një lumë i qetë.
Historia është një gjykatë e pamëshirshme që nuk fal harresën.
Me të drejtë, populli shqiptar, në Kosovë dhe në diasporë, ju ka besuar sepse e keni kthyer sovranitetin dhe dinjitetin e shtetit.
Ju, që me vendosmëri kthyet autoritetin e ligjit në Veriun tonë të trazuar, sot qëndroni para një sfide akoma më madhore.
Si historian, e shoh me tmerr se si brenda mureve tona po rritet një “Radoiçiq i dytë”. E kam fjalën për renegatin Naim Tërnava dhe klikën e tij, të cilët po ndërtojnë një pushtet paralel ideologjik, i maskuar si autoritet fetar, por që në thelb është islamizëm politik, i huaj për traditën shqiptare dhe armiqësor ndaj kombit dhe shtetit.
Ky njeri guxon të falsifikojë historinë kombëtare, të ndërhyjë në tempujt e dijes, shkollat tona, për të kërkuar mbulimin e vajzave dhe namazin në klasa, ka fyer figurat tona më të shquara, flamurin, traditat dhe vlerat tona!
Kan være et bilde av en eller flere personer og tekst
Kryeministri Albin Kurti
Z. Kryeministër, ju vetë e keni thënë: askush nuk është mbi ligjin.
Kjo fjali, kur thuhet nga Kryeministri, është kontratë morale me kombin.
Xhamitë monumentale, tyrbet, teqetë dhe hamamët nuk janë trashëgimi kombëtare shqiptare, por relikte të një perandorie që për 523 vjet ushtroi dhunë, shfarosje, dëbime masive dhe asimilim sistematik mbi shqiptarët dhe copëtoi trojet tona!
T’i quash këto objekte “trashëgimi kombëtare shqiptare” është historikisht e pavërtetë, moralisht e turpshme dhe politikisht antikombëtare.
Të investosh në to, duke i quajtur “kulturë shqiptare”, është po aq absurde sa të investoje në kulturën çetnike të Drazha Mihajlloviqit dhe ta quaje pajtim kombëtar.
Ne jemi një popull evropian dhe orientimi ynë historik, kulturor dhe politik duhet të jetë përfundimisht drejt Perëndimit.
Zoti Kryeministër, populli pret prej jush:
Çrrënjosjen e Islamit Politik: ndaloni dorën e zgjatur të agjendave që synojnë kalbjen e shoqërisë sonë dhe degradimin e Pavarësisë së Kosovës.
Llogaridhënie për Naim Tërnavën: ligji duhet të veprojë mbi ata që tentojnë të krijojnë shtet brenda shtetit.
Mbrojtjen e Shkollës Laike: arsimi është i shenjtë dhe i takon vetëm kombit, jo dogmave të huaja.
Drejtimin e fondeve drejt Rilindjes: mos investoni më asnjë cent në simbolet e pushtuesit, por në kulturën që na bën krenarë para botës.
Sovraniteti pa identitet është si një kështjellë prej rëre që pret baticën e parë të huaj. Ju e mbrojtët tokën, por a do ta lejoni që shpirti i këtij kombi të mbetet i pushtuar?
Ju sot qëndroni në një nga ato çaste të rralla kur pushteti dhe përgjegjësia përkojnë plotësisht dhe e keni rastin të hyni në librat e historisë sonë kombëtare përjetësisht!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu