IDEJA PËR PROJEKT
Ideja per ndertimin e liqenit të Ujmanit (Gazivodes) ka lind në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.
Me aprovimin e Reformes Ekonomike në ish-Jugosllavi filloi një etapë e re e industrializimit në ekonomi.
Në keto vite Mitrovica filloi me u bë qender industriale me objektet e “Trepçes” në Mitrovicë: Industria Kimike, Elektroliza e zinkut, Fabrika e akumulatoreve, në Zveçan: Metalurgjia e plumbit, Shkritorja me Rafinerinë, Flotacioni, u paraqitë nevoja e madhe për ujë industrial per keto objekte. Marrë parasysh nevojen per ujë industrial, per pije dhe ujitje të tokes bujqësore në rrafshin e Kosoves në siperfaqe prej 20.000 ha. Kuvendi i Kosoves e themeloi Ndermarrjen ‘’Iber-Lepenc’’ me 28.shkurt 1967 me seli në Prishtinë per drejtor u caktue Novica Stojanoviqi, nga Prishtina, kurse prej kuadrave shqiptare drejtor i parë i ndermarrjes ka qenë inxh. Esat Këpuska, (1932-2015) fillimisht drejtor teknik e pastaj drejtor gjeneral në periudhen deri me 30.06.1984 Pas tij drejtor gjeneral i ndermarrjes eshte zgjedh prof.dr. Bashkim Kabashi, profesor në Fakultetin e Bujqesisë i cili ende jeton në Prishtinë.
Ideja ka qenë me u zhvillue dy projekte të ndara ‘‘Iber‘‘ e ‘‘Lepenc‘‘ në kuader të firmes. Projekti ‘‘Lepenc‘‘ nuk ka fillue të ndertohet per shkaqe të ndryshme. Qëllimi ka qenë që uji nga “Lepenci” dhe nga Ibri të shfrytzohet për pije, ujë industral, ujitje në fushën e Kosovës nga Ferizaji e Mitrovica deri në Prishtinë, si dhe për prodhimin e energjisë elektrike nga uji hidrocentrali në lumin “Lepenc”.
LUMI IBËR
Lumi ‘’Ibër’’ buron 10 km mbi qytetin e Rozhajës (1.109 m) nën malet e Hajlës (2405 m) në Mal të Zi afer kufirit të Kosovës dhe Serbisë dhe fillon rrjedhja e tij në drejtim të qytezës së Rozhajës (Mali I Zi) dhe lokalitetit Ribariq që i takon Komunës së Tutinit, (Serbi) me 726 m. lartesi mbidetare e pastaj hynë në teritorin e Kosovës, ku fillon akumulimi i ujit në Liqenin e Ujmanit i cili e ka gjatësinë e tërsishme 24 km deri te penda në Ujman (Gazivode). Në luginën e lumit Ibër ka disa lumenjë te vogël që derdhën në të dy anet e lumit në rrjedhjen e tij deri në Zubin Potok.
Pas shumë pergaditjve, studimeve dhe veprimeve të udhëheqsisë se atëhershme të Kosovës u arrijtë pelqimi që Kosova ti drejtohet me kerkesë Bankes Botërore, per financimin e ketij projekti, edhe me perkrahjen e Qeverisë Federale të YU që udhëhiqej nga Xhemajl Bijediqi, nga BeH (1917-1977).
Vlersimi i ekspertëve vendor dhe I Bankes Botërore:
INTERNATIONAL BANK FOR RECONSTRUCTION AND DEVELOPMENT INTERNATIONAL DEVELOPMENT ASSOCIATION APPRAISAL OF THE IBAR MULTIPURPOSE WATER PROJECT YUGOSLAVIA April 19, 1971
(105 pages – dokumenti origjinal ne gjuhen angleze).
Ne kete vlersim pozitiv te ekspertve te Bankes Boterore, del propozimi qe te aprovohet kerkesa e Kosoves dhe te lejohet kredia ne vlere prej 45 mio/$ me interes 7.25% me afat këthimi për 30 vite. Grace periudha 6 vjet. Nenshkruhet Kontrata me Nr. 777-YU ne mes Bankes Nderkombtare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) dhe ndermarrjes Iber-Lepenc me daten 30 qershor 1971.
Kontrata si çdo kontrate publike mes shteteve është dashtë të Ratifikohet në Kuvendin e Kosoves e cila është bërë me daten 25.prill 1972 dhe është publikuar në “Gazetën zyrtare të KSA te Kosovës” me daten 26 prill 1972. Nr.12/1972 ne 11 faqe.
Pjesa tjetër e mjeteve të nevojshme janë siguruar nga Federata në bazë të Ligjit mbi kreditimin e zhvillimit më të shpejtë të Republikave dhe KSA të Kosovës, si vise më pak të zhvilluara në ish-YU. Mjetet për Kosovë janë derdhë në Bankën e Bashkuar të Kosovës – BANKKOS.
SHPRONSIMI I TOKES, OBJEKTEVE BANESORE DHE JO-BANESORE NE TEREN
Në këtë kohë teritori dhe vet lokaliteti Zubin Potok, si bashkësi lokale ka qenë pjesë përbërse e Komunës së Mitrovicës. Është arrijtë pëlqimi me banorët lokal qe janë të prekur me fundosjen e pronave të tyre me ujë të Liqenit te bëhet kompenzimi me çmimin e tregut të pronave të tyre (në mes tjerash edhe pemëve dhe drunjeve) që është dashtë të largohen na tereni.
Komuna e Mitrovices si pergjegjese per shpronsim ka formue Komisionet profesionae (serbë dhe shqiptarë) qe kane bere vlersimin e çdo prone dhe janë marrë Vendime adekuate individuale për pagesë edhe në teritorin jashtë Kosovës.
Nga ky teritor është dashtë te largohen 13 fshatra te vogëla me afër 3.500 banorë.
Fshatrat dhe pronat kane qene ne luginen e lumit Ibër në të dy anet e lumit. Pronaret e ketyre pronave me financat e shpronsimit kryesisht kane ble prona dhe shtepia ne Serbi. Keto vendime per shpronesim gjinden ne arshiven e Komunes se Mitrovices, ne Arshiven rajonale ne Mitrovice, ose ne arshiven e ndermarrjes. Pas vitit 1981 udheheqesia e Serbise e sulmoi Kosoven dhe udheqesine politike te saj me akuza te fabrikuara se serbet e asaj pjese jane shperngule me presion nga Kosova, gje qe nuk ka qene fare e vertete.
FILLIMI I NDERTIMIT TE PENDES NE UJMAN
Pasi e Kredia dhe mjetet tjera per fillimin e puneve dhe pageses se shpronsimeve u be efektive, u nenshkruan kontratat e para.
Fillimi e puneve qe u shenue me nje solemnitet rasti me 12. Korrrik 1972 ku gurthemelin e fillimit te puneve e vuri kryetari e atehershem i qeverise federale jugosllave z. Xhemajl Bijediq ne prezencen e perfaqesuesit e IBRD-es, udheheqesise se Kosoves dhe mediave te shkruara dhe televizive.
Pas shume studimeve te nevojshme, projekti është bërë nga firma ‘‘Energoprojekt‘‘ nga Beogradi, penda – diga u ngritë ma material gëlqeror dhe të argjiles – dheut. Në ndertimin e ketij projekti kanë marrë pjesë disa firma nga ish-YU si: ‘‘Hidrotenika‘‘, ‘‘Unioninvest‘‘, ‘‘Ramiz Sadiku‘‘, ‘‘Rudis‘‘etj. me kontrata komerciale.
Njekohesisht ka fillue puna edhe ne ndertimin e kanalit nga Liqeni sekundar-kompenzues i Pridvorices i cili është 5-6 km më poshtë se Liqeni Ujmanit.
Penda ka perfunduar se ndertuari dhe u mbushë me ujë në vitin 1977 kurse Hidrocentrali i Ujmanit është leshue ne prodhim te rrymes ne vitin 1983.
Pranimin teknik te terë sistemit e ka miratue Komisioni i formuar nga KE (Qeveria) e KSA te Kosoves, me 31.10.1983 ne krye me prof.dr. Tomë Berishen dhe 18 anetarë te Komisionit te profesioneve dhe expertëve per pranim.
Tere projekti i Hidrosistemit ‚‘‘Iber-Lepenc‘‘ ka perfunduar me sukses dhe eshte miratuar me auditimin zyrtar te IBRD – WORLD BANK me daten 03.06.1986 – gjegjesishte me Raportin e Performances te Projektit.
INFRASTRUKTURA E NDERTUAR:
Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza:
– ‘‘IBRI‘‘ (ka përfunduar në vitin 1986).
– ‘‘LEPENCI‘‘ (nuk është realizuar).
Ndërkaq kjo Ndërmarrje që nga pas lufta është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H. ‘‘Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.
Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01.01.2008, Ndërmarrja është shëndrruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A. Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Veprimtaria penda në Ujman – mundëson akumulimin e ujit sasia e të cilit përdoret për:
Prodhimin e energjisë elektrike në HC Ujman 2 x 17.5 MW – 95 GWh/vit. Turbinat e HC janë prodhim te firmes ‘‘Litostroj‘‘ Lublana, kurse gjeneratoret jane prodhim te firmes nga Zagrebi, ‘‘Rade Koncar‘‘. Mundëson furnizimin e industrisë me ujë të papërpunuar:
– KEK-u
– Feronikeli dhe
– ‘‘Trepça‘‘ Mitrovice, Zvecan, Tuneli i Parë dhe Stantërg.
Furnizimin e ujësjellësve regjional me ujë të papërpunuar:
– Ujësjellësi regjional i Mitrovicës,
– Ujësjellësi regjional i Prishtinës.
Furnizimin e bujqësisë me ujë për ujitje per afer 20.000 ha.
Infrastruktura, objektet e Ndërmarrjes shtrihen në territoret e 7 komunave dhe atë: Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas;
Zona ujëmbledhëse përbëhet nga ujëmbledhës te drejtpërdrejtë në zonë malore të shtrirë në tre shtete: Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.
Penda Liqeni artificial Ujman me lartësin h=107.5 m, Akumulimi Ujman 390 milion m³, Siperfaqja 11.9 km2, 9.2 km2 në teritorinë e Kosovës dhe 2,7 km2 në teritorinë e Serbisë, gjatesia deri në 24 km varesishtë prej nivelit te liqenit. Liqeni u mbushë me ujë në vitin 1977 Hidrocentrali Ujman 2 x 17.5 MW,
Penda-diga Pridvoricë me lartësi h=10 m, Akumulimi Pridvoricë 480,000 m³,
Kanali kryesor 49 km kalon neper 4 komuna dhe 31 vendbanime rurale,
Kanale kryesore 146 km,
Stacione pompike për ujitje 14,
Objekte ndarëse 4,
Rrjeti nëntokësor për ujitje 766 km,
Rreth 120 km largpërçues.



