Hoxha i Vidmiriqit, një provokim me flamuj kombëtar që mund t’ia shoh sherrin Kosova!

Shkrime relevante

Pal Shtufi rrëfen se si Riza Salihut “i ka penguar hija e Jusuf Gërvallës”

🔴“I KA PENGUAR HIJA E JUSUFIT”- PAL SHTUFI RRËFEN SE SI...

99% e priftërinjëse në trojet shqiptare ishin rusë, po ashtu dhe 60% e hoxhallarëve pas viteve 1780

Në foto: Arben Llalla ____ Rusia pas vitit 1780 dërgoj mijëra misionar në...

SHBA-ja ne konflikt me Gjykatën Penale Ndërkombëtare !

Temsi Semi, Gjenevë ____ Cka po ndodhe me te ashtuquajturen Gjykate nderkombtare ,apo...

Kur shqiptari e mësoi serbishten, ndërsa serbi u tremb se do ta zbulonte sa budalla ishte

Hartë e vitit 1878, ku shqiptarët janë paraqitur me ngjyrë të...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi
___
Tek ne asgjë nuk ndodhë rastësisht. Një konflikt ndëretnik mundet, sa çelë e mshelë sytë, me e vë në veprim të shpejtë implemetimin e Nenit 7 të Marrëveshjes së dëmshme të Ohrit, pa pasë nevojë për ndonjë qeveri apo kuvend funkcional të shtetit të Kosovës. KFOR-i sërish ti vendosë telat me gjemba në mes dhe ta funkcionalizon , siç thuhet në Aneksin e Ohrit, “Bashkësinë Autonome Vetëmenaxhuese serbe” e cila, simbas marrëveshjes, do ta ketë kryetarin, parlamentin dhe disa dikastere ekzekutive. Mandej, ulu te cilado urë e Ibrit, e bjeri kavallit. N’dash me flamur të Kosovës, e n’dash me atë të Shqipërisë.
Dua ta rikujtoj, se pikërisht në atë vend janë nisë edhe trazirat e 17 dhe 18 marsit 2004, të cilat rezultuan që kishat dhe manastiret serbe të vëhen nën mbrojtjen e KFOR-it në mbarë Kosovën, e në vitin 2006 u vënë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s si “trashëgimi kulturore serbe”. Poashtu, nga ato ngjarje polli edhe ‘zajednica’, edhe gjashtë pikat e famshme të Ban Ki Munit, e qe besa, edhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve serbe, të cilat sot i ke edhe në letër në Aneksin e Ohrit e të pranuar në vitin 2023 nga liderët e të dyja vendeve, pra, Kurtit dhe Vuçiqit.
Mendoj se organet e sigurisë në Kosovë duhen sa më parë ta marrin dhe ta intervistojnë këtë hoxhë, se me porosi të kujtë i ka vendosë këta flamura dhe me çfarë mandati apo kompetence ky i jepë vetes të drejtë me bë një gjë të tillë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu