ARKIVI:
7 Mars 2026

Identiteti dhe kultura jonë kombëtare është e çmuar dhe nuk ka nevojë të zëvendësohet

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

A është absurde për ne të imagjinojmë se mund ta promovojmë dhe imponojmë veshjen tonë kombëtare, gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare në vendet arabe apo në Turqi?
Po, është absurde!
Ne nuk i detyrojmë ata të veshin xhubletën, të mësojnë shqip apo të ndjekin zakonet tona.
Por kur ata, në bashkëpunim me BIK-un, përmes ideologjive të importuara, përpiqen të na imponojnë veshjen, gjuhën dhe zakonet e tyre, kjo na shitet si “fe”, si “moral”, madje edhe si “nder”.
Jo, kjo nuk është nder.
Askush nuk po na bën nder duke na hequr kulturën tonë.
Askush nuk po na bën nder duke e zëvendësuar identitetin shqiptar me një model të huaj që nuk ka lidhje me rrënjët, historinë apo shpirtin e këtij populli.
E megjithatë, për ironi, pikërisht nga disa rryma të importuara nga ato vende në bashkëpunim me BIK-un, na imponohet mënyra e tyre e veshjes, sjelljes, gjuhës, të kuptuarit të fesë dhe jetës.
Shoqëri e dashur duhet të ndalemi dhe të pyesim vetën:
Kush jemi ne?
A e kuptojmë se identiteti ynë është i çmuar dhe nuk ka nevojë të zëvendësohet?
A është feja shkak për të mohuar kulturën kombëtare apo mund të bashkëjetojnë me respekt të ndërsjellë? Nëse ajo ju është bërë shkak për të mohuar kulturën kombëtare #braktise @followers
Kultura shqiptare është formuar ndër shekuj, me sakrifica të mëdha. Ajo nuk ka nevojë për përkthim. Ajo ka nevojë për vetëdije, respekt dhe ruajtje.
Nder i bëjmë vetes kur e ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditën tonë – dhe i japim kuptim fesë, jetës pa humbur veten.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu