
Drizan Shala, ekspert i sigurisë
Në fazën aktuale, Beogradi po përdor një kombinim të dezinformimit operacional, narrativave të fabrikuara dhe aktiviteteve të fshehta në terren për të krijuar idenë e një “krize të pashmangshme” në vijën kufitare me Kosovën. Objektivi është i qartë:

Një element i veçantë që po shfrytëzohet në këtë fazë janë rrjetet e gjahtarëve që operojnë ndërmjet dy vendeve. Në pamje të parë duken si aktivitete civile, por në terren po përdoren si platforma observimi, ndarje informacioni dhe mbledhje të të dhënave për relievin, qasjet rrugore dhe pikat e ndjeshme nga brenda territorit të Kosovës.
Këto rrjete janë shndërruar në një instrument të heshtur të recce (reconnaissance) që më pas ushqehet në kanalet e shërbimeve serbe.

Kjo qasje është pjesë e një modeli më të gjerë që Serbia ka ndjekur në veri:
–krijim tensionesh,
–aktivizim rrjetesh lokale,
–furnizim me narrativë dezinformuese, dhe në fund para-qitje e vetes si palë e kërcënuar.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të vazhdojnë mbikëqyrjen e këtyre kanaleve, sidomos atyre të kamufluara si aktivitete civile, sepse pikërisht aty Serbia po tenton të ndërtojë avantazhin e saj të terrenit.

Ky është realiteti: inskenimi i konfliktit nuk është thjesht mundësi — është skenar i përgatitur me kohë dhe i zbatueshëm në çdo moment që Beogradi e konsideron të përshtatshëm.


