ARKIVI:
6 Mars 2026

Intervistë Elsa Ramiqi, studente, pjesëmarrëse në aktivitete kulturore 

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Nga Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  

NM: Nga vjen Elsa Ramiqi dhe çfarë studion? 

Jam e lindur ne Gjenevë dhe vij nga Kosova. Studioj shkencat e edukimit, jam në vitin e dytë. 

NM: Elsa, ekspozita për Sanxhakun mbante me vete emocione të forta historike. Si u ndjetë gjatë këtij aktiviteti? 

ER: Nuk kam pas njohuri. Me këtë ekspozitë mësova historinë dhe identitetin e këtij vendi. 

NM: Cili aspekt i ekspozitës ju la më shumë mbresë dhe pse? 

ER: Intervista e një zonje të moshuar, përjetimet, rrëfimet e dhimbshme për jetën dhe peripecitë  e saj, më kanë emocionuar. Vendosmëria e saj dhe familjeve të tjera që kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit të tyre tregon forcë, qëndrueshmëri dhe një ndjenjë të madhe shprese pavarësisht vështirësive. 

NM; Si e shihni rolin e rinisë studentore në ruajtjen dhe promovimin e historisë shqiptare? 

ER: Formimi i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës, si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore e kombëtare, festave dhe ekspozitave të ndryshme, luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar. 

NM:A mendoni se eventet e tilla kontribuojnë në ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi çështjet e kombit? 

ER: Po, patjetër sepse komunikojmë, këndojmë dhe vallëzojmë në gjuhën shqipe. 

NM: Ç‘do të thotë për ju të jeni pjesë e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe të merrni pjesë në aktivitete kulturore? 

ER: Së pari, duke u nisur nga edukimi familjar, prejardhja e prindërve të mi, të cilët na kanë rrëfyer gjithnjë për atdheun, si edhe nga dashuria ime ndaj gjuhës dhe historisë shqipe. 

NM: A shihni tek studentët potencialin për të qenë ura lidhëse mes brezave të ndryshëm të komunitetit në Zvicër? 

EG. Po, duke e nisur nga arsimimi i gjyshërve të mi pastaj i prindërve dhe vëllezërve të mi, edhe unë si studente jam frymëzim dhe urë lidhëse për gjeneratat e ardhshme në familjen time. 

NM: Çfarë ju motivon personalisht të angazhoheni në aktivitete të tilla jashtë auditorit universitar? 

EG: Më pëlqen të kem shoqëri shqiptare këtu në Zvicër, sepse kështu ndihem më afër popullit dhe kulturës sime. 

NM: Cila është aspirata juaj për të ardhmen, sa i përket kontributit në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar? 

EG: Në fakt, që unë jam në drejtimin e edukimit dhe në një të ardhme të afërt do të punoj si mësuese ne shkollë, do të kisha pasur dëshirë t’i këshilloj fëmijët e komunitetit shqiptar që të ndjekin kurset e gjuhës shqipe, sepse kur e njohin gjuhën e tyre shqipe, janë edhe më të fortë në gjuhë të tjera dhe veçanërisht në frëngjisht. 

NM Faleminderit dhe ju dëshiroj suksese në vazhdimësi! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu