Lumi Vjosa nuk është në Istog por në Shqipëri. Lumi është shkurtesë për emrin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kurse emri i lumit Vjosa është Vjosa Osmani, ish-kryetare e Republikës së Kosovë nga radhët Levizjes Vetëvendosje sa ishte në koalicion me listën “Guxo.” Vjosa kishte dezertuar nga LDK-ja për ta bindur një pjesë të elektoratit të partisë së saj, se kjo lëvizje ishte e domosdoshme për t’u distancuar nga grupet kriminale brenda LDK-së që bashkpunuan deri atëherë me PDK-në dhe AAK-në, madje dhe në vrasje të ndësjella ose reciproke. Kështu e kuptoj jo vetëm një pjesë e elektoratit të LDK-së por më shumë të VV-së që ia dhanë votën për t’u bërë kryetare. Kishte vullnet në mesin e popullit për zbardhjen e vrasjeve të shumta të pasluftës nga klanet kriminale që ishin të akomoduara në PDK, LDK, dhe AAK. Kalimi i një pjese të LDK-së me emrin “Guxo” në koalicion me VV-në u pa si mundësi e margjinalizimit të grupeve kriminale në LDK, me bindjen se ky distancim nga krimi do të ndikoj edhe në PDK dhe AKK, nëse jo tek anëtarësia, së paku te një pjesë e elektoratit të tyre. Për këtë arsye, Vjosa Osmani mori vota rekord në shpinë të VV-së, dhe arriti të bëhët edhe Kryetare e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, në vend se të ishte dhe veproj si faktor unifikues, Vjosa e shfrytëzoj pozitën e Kryetares për ta shkaktuar dhe thelluar krizën institucionale në Kosovë. Posa e shpërndau Kuvendin, ajo u kthye në LDK si kandidate për deputete. Ky rikthim i saj në LDK u pa si thikë pas shpine për shumicën e atyre votuesve që ia kishin dhënë besimin njëherë, se kjo e paska pasur qëllimin që të mbledhë vota nga elektorati i VV-së dhe votuesit e papërcaktuar, e pastaj t’i kthej ato në LDK. Duke e kuptuar qëllimin e saj, shumica e votuesve që e kishin votuar kur ishte në listën VV-së, e injoruan. Përpos që mori vota dukshëm më pak, nga lista e saj të kthyer në LDK mbetën jashtë Kuvendit edhe ish-deputetët shumë të votuar nga zgjedhjet paraprake si Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci. Nga struktura e ndryshkur dhe e pareformuar e LDK-së mbeten jashtë Kuvendit edhe Besa Gaxherri, Fadil Geci, dhe Alban Zogaj. Për humbjen e tillë në nivel të Kosovës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për deputete Vjosa Osmani do të mundohen të gjejnë ngushëllim në Istogun e vocërr, ku shuma e përgjithshme e votave nga rezultatet paraprake për LDK-në prej 5924 nuk mjaftonin as për një gjysmë deputeti.

Duke (keq)përdorur edhe personat me aftësi të kufizuara si këtë Fisin, kishin hapur formalisht të pame për VV-në. Pra, qëllimi i LDK-së nuk ka qenë të garojnë dhe fitojnë zgjedhje por dëshira e tyre e vetme për ta deklaruar vdekjen e VV-së. Ka përvojë “partia e akademikëve” në keqpërdorimin e personave të tillë për propagandë politike, jo vetëm Fisin, por edhe Titin dhe shumë të tjerë, madje edhe në organizimin e vrasjeve të personave zyrtar si të policit Izet Demaj përmes nxitjes së çederreve nga personat me aftësi të kufizuara. Tek Fisi ose Titi si kryeshnosh nuk kishte dhe nuk ka kush të shkoj në të pame pos Lumit dhe Vjosës nga “partia e akademikëve” që erdhën nga Prishtina për t’i treguar LDK-së se si po vazhdon puna fort pas përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve në Istog me votat e diasporës, me postë dhe me kusht, ku VV e tejkaloj LDK-në për 641 vota. Kështu e mori lumi fitoren e LDK-së në Istog që erdhi për ta festuar Vjosa.
LDK në nivel të Kosovës, sidomos udhëheqësia e tanishme e saj, e shihte dhe ende e sheh Istogun jo si komune për vota për shkak se nuk ka, por si bërthamë ku mbështetet veprimtaria kriminale e LDK-së. Pushteti lokal në komunën e Istogut nuk është as i komunës, as i qytetarëve, madje as i LDK-së por i një grupi kriminal të organizuar në komune, polici, arsim, gjykatë, dhe disa prokurorë në Prokurorinë Themelore të Pejës. Për këtë arsye, Iliri është më i miri për Lumirin. Iliri ka qenë fitues lokal dhe nacional edhe më 2017 kur dyshohet se ka vjedhur vota me Haki Zeqirjan dhe Genc Ademajn. Atë fitore dyshohet se ia ka mundësuar pazari i Ramush Haradinajt, që t’ia jep Istogun LDK-së së Haki Rugovës me qëllim që Ramushi të mbetet kryeministër i Kosovës. Para Lumit dhe Vjosës, mbrojtjen e krimit të organizuar në K. K. të Istogut e bënte ish-kryeministri kundërkushtetues Avdullah Hoti, cili në cilësinë e kryeministrit ilegal, kishte shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës për shkak se ky kishte pasur autorizim nga prokuroria për arrestimin e Haki Rugovës për veprën penale “konflikt interesi” (zhvatjen e buxhetit komunal për veti dhe vëllaun e tij).

Sa interesant është puna e vrasjeve të ndërsjella ose reciproke ndërmjet LDK-së dhe AAK-së; sa më shumë vriten ndërmjet veti, aq më shumë e duan njëra-tjetrën dhe bëhën bashk për ta ngushëlluar veten duke e sulmuar VV-në dhe shpallur të pame për të. A e kupton qyetari normal se këtyre dy partive politike së bashku me PDK-në, nuk u han bytha për vrasjet e ashtuquajtura politike? Më e rëndë se deka (vrasjet) për ta është nëse mbeten pa pushtet politik. Fajtori kryesor për ta gjithmonë mbetet vetëm ai që i fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet, e jo autorët ose dorasit e vrasjeve, pos nëse nuk janë të partive të tyre. Kur nuk je i partive të tyre, ju automatikisht bëhëni fajtor dhe armik i tyre, pavarësisht se vrasjet i kanë kryer vetë ata si parti dhe koalicion.

_____
Redaksia e Drinit nuk e njef përmbajtjen e kësaj analize, andaj përgjegjësia mbetët e autorit të shkrimit.



