ARKIVI:
7 Mars 2026

Isak Shema, studiues modern i letërsisë

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Akademik Stefan Çapaliku, Tiranë
___
Profesor Isak Shema, një studiues modern i letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Është folur mjaft te ne, sidomos në këto dhjetvecarët e fundit, për autorët modern të lëtërsisë shqipe, por pak ose aspak është folur për figurën e kritikut dhe studiuesit modern të letërsisë dhe kulturës shqipe.
Dhe ja, kjo është dita kur mund të flasim për profesor Isak Shemen, si një studiues modern i letërsisë, si një personalitet që në të gjithë veprën e tij të gjërë studimore dhe kritike e trajton letërsinë jo vetëm si tekst estetik, por edhe si sistem ku ndërthuren gjuha, kultura, ideologjia dhe mbarë përvoja njerëzore.
Ai është një ndër ato më të spikaturit studiues dhe kritikë që përdor metoda bashkëkohore të analizës teorike, kritike e krahasuese, kur vjen puna për të interpretuar tekstet letrare në kontekstin e tyre historik, shoqëror e filozofik.
Kryesisht me veprat ”Vrojtime letrare dhe artistike” (Prishtinë, 1995), Procedime letrare, (Tiranë, 1999), Josip Rela – jeta dhe krijimtaria letrare (Prishtinë, 2002) dhe në një kontekst më të madh me kontributet e tij në fushë të studimeve arbëreshe dhe arbnesh, vepra e këtij studiuesi na ofron një tjetër pejsazh të kulturës shqiptaro-evropiane.
Siç dihet në varësi të periudhës dhe traditës, ka disa figura që konsiderohen themelues apo përfaqësues të studimeve moderne të letërsisë: Kështu mendoj se ia vlen të kujtojmë këtu Roland Barthes, përfaqësues i strukturalizmit dhe semiotikës; Mikhail Bakhtin për dialogjizmin dhe teorinë e romanit. Tzvetan Todorov dhe Gérard Genette kontribuan në narratologji dhe analizën strukturore të rrëfimit.
Më vonë shfaqen Jacques Derrida si themelues i dekonstruksionizmit, që ndryshoi mënyrën si lexohet teksti. Michel Foucault që ndikoi në leximin e letërsisë përmes analizës së pushtetit, dijes dhe subjektivitetit, apo Harold Bloom, Terry Eagleton, si figura kyçe në kritikën kulturore dhe teorinë postmoderne.
Në kontekstin bashkëkohor shqiptar mund të konsiderojmë Rexhep Qosen me qasjen e tij strukturale dhe historike në analizën e letërsisë shqiptare, Matteo Mandalanë, Shaban Sinanin dhe Ardian Marashin, për analizat moderne të teksteve dhe zhvillimin e teorisë letrare shqiptare.
Në përgjithësi, studiuesi modern i letërsisë nuk kërkon vetëm “kuptimin e drejtë” të një vepre, por shikon mënyrën se si ajo prodhon kuptime të shumta, sesi ndikon realitetin dhe sesi ndërvepron me lexuesin dhe kulturën.
I tillë është profesori ynë i dashur Isak Sheme, i cili me veprën e vet studimore dhe kritike ka dëshmuar se ndërgjegjësimi mbi kulturën kombëtare të traditës dhe bashkëkohore, mbi atë që na bashkon dhe mbi atë që na ndan me të tjerët, është detyrë parësore në procesin e integrimit kultural.
Te profesor Sheme gjejmë të realizuar kryeidenë se koncepti i atdheut si një strukturë e mbyllyr, si një shpellë që i mbron njerëzit nga bota, në vend të një hapësire që krijon kontakte me të, ka sjellë edhe izolimin e shkrimtarit shqiptar nga të tjerët.
Që në krye ai e ka zhvilluar dhe po e zhvillon veprimin e vet kulturor në një kontekst gjithnjë të ri historik, duke e vështruar dhe duke e shestuar letërsinë si sistem dhe nënsistem kulturor europian.
Jetë të gjatë dhe të mbushur me libra dhe lexues!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Akademik Stefan Çapaliku!
    Sot (më 18 nëntor 2025) në portalin DRINI lexova dy (2) tituj që kanë të bëjmë me Ak. Isak Shema:
    I pari shrim me titull: “Isak Shema, studiues modern i letërsisë” – nga Stefan Çapaliku, Tiranë, dhe
    I dyti shkrim me titull: “Teksti i Ennio Stipçeviqit, të birit të Akademik Aleksandër Stipçeviqit, me rastin e përurimit të librit tim “Arbëneshët e Zarës-Shqiptarët e Zarës”- nga Ak. Isak Shema, Prishtnë.
    Që të dyja shkrimet (datë 17.11.2025) më lan’ përshtypje të thellë, ndaj vendosa të jap KOMENT.
    Shënim:
    Të shkrimi i dytë, i datës 17 nëntor 2025 Ju shkruani për fjalën e Ennio Stipçeviqit – (lidhur me perurimin e librit t’uaj), të mbajtur më 24.02.2025, dmth. nëntë (9) muaj pas perurimit të librit tuaj, dhe shkruani për veten tuaj. Mendoj se do të kishte qenë më mirë që “dikush tjetër” të shkruante për juve dhe librin e juaj; e poashtu edhe për fjalën e z. Ennio, siç është rasti të shkrimi i shkrimit te Ak. Stefan Çapaliku- i cili shkruan për juve…

    Respekt,
    për juve,
    për z. Ennio,
    për z. Stefan, dhe
    për z. Bajram Kabashi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu