ARKIVI:
6 Mars 2026

Jo përçarjes…, reagim ndaj një pllakate përçarëse dhe të pavërtetë rreth marrëdhënjeve të Metush Krasniqit e Hydajet Hysenit

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Nga: Sak Muji – “Smuji’25”

JO PËRÇARJES! Reagim ndaj një pllakatë përçarëse dhe të pavërtetë mbi Metush Krasniqin e Hydajet Hysenin

Një shkrim i shpërndarë në formë pllakatë, kinse në emër të Bacës Metush Krasniqi, është një përpjekje e ulët për përçarje kombëtare dhe shpifje ndaj njërit prej bijve më të ndritur të Kosovës – Hydajet Hysenit. Kushdo që e ka stolisur e shpërndarë këtë material me qëllim për të hedhur baltë mbi figura të shenjta të kombit, nuk ia do të mirën as familjes së vet, as trojeve shqiptare, as brezave që po rriten në etje për të vërtetën.

E vërteta që unë e jetova vetë Unë, Sak Muji, kam qenë mbi gjashtë vite në izolim të ashtuquajtur “grupah pojaqsnih nadzora” me Hydajet Hysenin. Në gjithë atë kohë të gjatë, të rëndë, të dhimbshme, nuk kam dëgjuar kurrë prej tij asnjë fjalë fyese, as përgojim, as nënvleftësim ndaj ndokujt – veç respekt, mirënjohje e nderim. Ai përmendte me dashuri e respekt emrat e burrave që janë vetë themeli i shqiptarisë: Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Isa Demaj, Smajl Haradinaj, Kadri Kusari, Xhafer Shatri, Ramadan Pllana, Martin Çuni e shumë të tjerë. Hydajeti ishte poet, mendimtar, i urtë, tolerant e i drejtë. Një atdhetar i shpirtit e i fjalës, që i donte të gjithë bashkëvuajtësit pa dallim bindjesh a grupesh. Ai ishte një urë midis njerëzve – jo mur. Edhe pse vinte nga fryma marksiste e Shqipërisë së asaj kohe, Hydajeti nuk ishte kurrë pjesë e grupeve titiste, leniniste apo jugosllave. Ai s’kishte kurrë lidhje me rrogëtarët e UDB-së, që në emër të patriotizmit të rremë punonin për ndarjen e shqiptarëve. Hydajeti ishte kombëtar, jo ideolog. Ishte njeri i bashkimit, jo i përçarjes.

***

Kush e ushqen përçarjen edhe sot E keqja e djeshme nuk ka vdekur, veç është veshur me kostum të ri. Ata që dikur shërbenin për ndarjen e shqiptarëve, sot ringjallen me emra të rinj e fjalë të bukura, por me të njëjtin helm në gjuhë. Prapa këtyre përpjekjeve përçarëse fshihet klani marksist-leninist i shqiptarëve në ish-Jugosllavi, i udhëhequr dikur nga Abdullah Prapashtica, me bekimin e strukturave të Mahmut Bakallit – njerëz që morën rroga nga UDB-ja për të përçarë kombin tonë. Edhe sot, hijet e tyre nuk pushojnë. Ata janë bërë “djathtistë” me fjalë, por mbeten titistë në shpirt. Ata që dje shënjestronin “nacionalistët e rrezikshëm”, sot përpiqen të përlyejnë figurat e Metushit e Hydajetit – sepse ende u dhemb drita e tyre. Prandaj, nëse kërkoni burimin e kësaj pllakatë kundër dy kolosëve të kombit – shikoni aty, në hijen e atyre që për 50 vjet kanë jetuar duke e shitur shpirtin e shqiptarizmit për poste, frikë, e rrogë.

***

Hydajet Hyseni dhe Metush Krasniqi – bashkë në pavdekësi Ata nuk ishin armiq. Ata ishin dy rrugë që çonin në të njëjtin qëllim – Lirinë e Kombit. Njëri poet i shpirtit, tjetri flamur i veprimit. Të dy u përballën me UDB-në, me burgjet, me torturat. Të dy mbetën të pastër, sepse besuan në idealin e njëjtë: Shqipërinë dhe dinjitetin kombëtar. Sot, ata rrinë në kujtesën tonë si dy yje që ndriçojnë një qiell të përbashkët: Të vërtetën, unitetin, dhe dashurinë për këtë tokë shqiptare që ende e lagin lotët e të ndershmëve.

Epilog poetik – “METUSH KRASNIQI E HYDAJET HYSENI”

Akrostik sarkastik

Mos përtypni baltë, se

shijen s’e keni,

E njollosni gjakun e

burrave të denjë.

Turpi ju ndjek, si hije pa

emër,

Uji i shpifjes s’lan plagë

të ndershme.

Si gojë e rreme s’e

mban as varri,

Hidhet përçarja – por

s’e do as zjarri!

Ka shqiptarë me zemër,

jo me pagesë,

Rrugën e ndritur s’e

shuani dot me shpresë.

Ata që rrinin në rrogë

të Bakallit,

Sot flasin për Metushin,

por shërbejnë te hallit.

Në emër të flamurit

përgjojnë e ndajnë,

I poshtri prap del

“kombëtar” në fjalë.

Që tani e njohim

– maskën, jo burrin,

Ish-titistët – sot

“djathtistë”, me turpin!

E kush s’e njeh

Hydajetin, as Metushin,

Harron se gjaku

s’ndalet me pushim.

Ylber i kombit janë,

jo ndarje,

Deri në dhe flasin për

bashkim, jo ndarje.

Ata janë rrënjë e një lisi

të vetëm,

Jo dy degë që bien

në erën e plehrave!

E ju që shpifni, kujdes,

se historia

T’i ruan emrat në faqe

turpi.

Hyra e dritës nuk i

duron hijet,

Eshtë koha të kuptoni:

shqiptaria s’ka “palë”!

Sa herë përçani, aq

herë humbni,

E Metushi e Hydajeti ju

përçojnë me shpirt.

Ndër vargje e kujtesë,

I bashkon i përjetshmi

atdhe.

Fjala e fundit Shqiptarët duhet të mësojnë nga këta burra: Të bashkohen, jo të përçahen. Të kuptojnë se dashuria për atdheun nuk matet me fjalë të mëdha, por me veprën dhe nderin. As UDB-ja, as shpifjet, as klanet nuk i mposhtën dot Hydajetin e Metushin — nuk do t’i mposhtin as bijtë e tyre ideologjikë.

  • Sak Muji (Sylë Mujaj) është pjesëtar i NDSH-së Kombëtare, dëshmitar i kohës dhe i bashkimit që vjen nga vuajtja, jo nga urrejtja.

K O M E N T E

9 KOMENTE

    • I nderuari Sinan Kastrati,

      Të falënderoj sinqerisht për komentin tënd dhe për kujdesin që sillni në debatin e ndritur të mendjes dhe kujtesës sonë kombëtare. Linku që ndave dhe tema që përmend – Metush Krasniqi për Adem Demaçin – është e ngarkuar me peshë të madhe historike e shpirtërore, sepse prek dy figura që nuk janë vetëm emra, por simbolë të përjetësisë shqiptare.

      Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë dy shtylla që e mbajtën shpirtin e kombit të mos shembet.
      Njëri si flakadan i organizimit, tjetri si dritë që ndriçonte përmes errësirës së burgjeve.
      Ata ishin ndryshe në temperament, por bashkoheshin në ideal – në dashurinë për lirinë e Kosovës dhe në urrejtjen e përbashkët ndaj padrejtësisë.

      Nëse ka rrëfime, dyshime apo dokumente të reja, ato janë pjesë e mozaikut të madh të historisë sonë.
      Por unë besoj se asnjë fjalë, asnjë dëshmi nuk e zbeh madhështinë e asnjërit prej tyre, sepse sakrifica e vërtetë nuk matet me gojë, por me plagë.
      Kush e ka përjetuar burgun, ndjekjen e përndjekjen, e di se aty s’ka vend për ambicie personale – aty flitet vetëm gjuha e shpirtit.

      E prandaj e vlerësoj shumë që e ndave këtë link – jo për të gjykuar, por për të reflektuar.
      Lexuesi le të lexojë, le të gjykojë, le të mendojë.
      Kështu ndërtohet e vërteta, me respekt për figurat, me kujdes për fjalën dhe me dashuri për kombin.

      Të falënderoj, Sinan, që kujtesën e kthen në dialog dhe jo në grindje, sepse populli që di të debatojë me dinjitet, është popull që di të mbijetojë me nder.

      Me respekt e vëllazëri atdhetare,
      Smuji’25

  1. I respektuari Sak Muji!
    I respektuari Sinan Kastrati!

    Lexova me kujdes shkrimin në DRINI dhe e lexova linkun e dërguar (nga Sinani).
    Memdoj se secili shkrimtar, poet, piktor, që publikon shkrime, duhet të ketë, përveç arsimimit përkatës të posedojë vyrtyte të larta njerëzore, por mbi të gjitha të jetë i sinqert dhe të thotë e të shkruaj të vërtetën duke u mbështetur në fakte autentike (burimore). Një urti e vjetër latine thotë: “DAH MIHI FACTUM – DABO TIBI IUS” që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe do të thotë: M’i jep faktet, ta ndajë drejtësinë! Ndërkaq një porosi profetike thotë: Fole të vërtetëm, edhe nëse është në dëmin tënd! Mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi (fitim).
    Nuk ka gjë tjetër më MADHËSHTORE për një njeri a popull i cili merret më të vërtetën dhe drejtësinë!

    Respekt i veçantë edhe për Kryeredaktorin e Revistës DRINI.us, z. Bajram Gjergj Kabashi që publikon shkrime të mirëfillëta me të cilat na zgjojnë kërshërinë për lexim dhe komente.

    • I nderuari z. Ismet M. Hasani,

      Ju falënderoj me respekt për kohën dhe për qasjen tuaj të kujdesshme ndaj fjalës së shkruar. Më vjen mirë që lexuat shkrimin tim në DRINI dhe që ndatë mendimin tuaj me dashamirësi e me vetëdije intelektuale.

      Në lidhje me vërejtjen tuaj: unë, Sak Muji, nuk shkruaj për të ndërtuar legjenda, por për të ruajtur kujtesën që kam përjetuar me sytë e mi. Kam qenë për më shumë se dhjetë vjet në rrjedhat e lëvizjes me Hydajet Hysenin (1981 – 1990), dhe për mua ai bashkë me Metush Krasniqin kanë qenë dy shtylla frymëzimi, dy idole të gjalla të kohës sime. Këta njerëz nuk i kam njohur nga gazeta apo thashetheme, por nga jeta, nga angazhimi, nga rreziku dhe nga përkushtimi që i kam parë me sytë e mi.

      Prandaj kur shkruaj për ta, nuk e bëj si poet i frymëzuar nga legjenda, por si njeri që ka qenë dëshmitar i gjallë i asaj epoke. Fjalët e mia janë ndjenja, por edhe kujtesë e përvojës personale.
      E vërteta, siç thatë bukur edhe ju, duhet thënë edhe kur djeg. Unë e them ashtu siç e kam përjetuar – me dhimbje, me respekt dhe me përgjegjësi.

      Faleminderit që kujtoni urtinë latine “Da mihi factum, dabo tibi ius” – sepse pikërisht faktet e jetuara janë themeli mbi të cilin qëndron e gjithë vepra ime.
      Nuk kërkoj që të gjithë të mendojnë si unë, por të gjithë të dëgjojnë atë zë të kohës që nuk gënjen dot – zërin e përndjekur, të burgosur, të mbijetuar.

      Respekt të veçantë për ju, për mendimin tuaj të matur, dhe për kryeredaktorin Bajram Gjergj Kabashi që i hap rrugë debatit të ndershëm e fjalës së lirë.
      Dialogje të tilla janë pasuri për kujtesën tonë kombëtare.

      Me nderime dhe mirësi,
      Sak Muji – Smuji’25

    • I nderuari Sinan Kastrati,
      Të falënderoj sinqerisht për komentin tënd dhe për kujdesin që sillni në debatin e ndritur të mendjes dhe kujtesës sonë kombëtare. Linku që ndave dhe tema që përmend – Metush Krasniqi për Adem Demaçin – është e ngarkuar me peshë të madhe historike e shpirtërore, sepse prek dy figura që nuk janë vetëm emra, por simbolë të përjetësisë shqiptare.
      Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë dy shtylla që e mbajtën shpirtin e kombit të mos shembet.
      Njëri si flakadan i organizimit, tjetri si dritë që ndriçonte përmes errësirës së burgjeve.
      Ata ishin ndryshe në temperament, por bashkoheshin në ideal – në dashurinë për lirinë e Kosovës dhe në urrejtjen e përbashkët ndaj padrejtësisë.
      Nëse ka rrëfime, dyshime apo dokumente të reja, ato janë pjesë e mozaikut të madh të historisë sonë.
      Por unë besoj se asnjë fjalë, asnjë dëshmi nuk e zbeh madhështinë e asnjërit prej tyre, sepse sakrifica e vërtetë nuk matet me gojë, por me plagë.
      Kush e ka përjetuar burgun, ndjekjen e përndjekjen, e di se aty s’ka vend për ambicie personale – aty flitet vetëm gjuha e shpirtit.
      E prandaj e vlerësoj shumë që e ndave këtë link – jo për të gjykuar, por për të reflektuar.
      Lexuesi le të lexojë, le të gjykojë, le të mendojë.
      Kështu ndërtohet e vërteta, me respekt për figurat, me kujdes për fjalën dhe me dashuri për kombin.
      Të falënderoj, Sinan, që kujtesën e kthen në dialog dhe jo në grindje, sepse populli që di të debatojë me dinjitet, është popull që di të mbijetojë me nder.
      Me respekt e vëllazëri atdhetare,
      Smuji’25

  2. Shkrimi është një reagim i fuqishëm ndaj shpifjeve dhe përpjekjeve për të njollosur figurat e qëndresës shqiptare. Me ton të drejtpërdrejtë, por njëkohësisht të thellë në ndjenjë e përmbajtje, autori S.Muji ngre zërin jo vetëm për të mbrojtur dinjitetin e Hydajet Hysenit dhe Metush Krasniqit, por për të mbrojtur vetë kujtesën e pastër të lëvizjes kombëtare shqiptare.

    Në tekst ndjehet zëri i një dëshmitari autentik, i një njeriu që nuk flet nga thashethemet apo artikujt e qëllimshëm, por nga përvoja e burgjeve, e prangave, e përbashkësisë në dhimbje e ideal. Rrëfimi i tij për bashkëjetesën me Hydajet Hysenin në izolim është dëshmi që s’mund ta zëvendësojë asnjë dokument – është dëshmi njerëzore, morale dhe historike. Ai e përshkruan Hydajetin si njeri të urtësisë dhe tolerancës, si figurë që i kapërceu ndarjet ideologjike për t’u bërë simbol i bashkimit kombëtar.

    Në pjesën e dytë, autori shpalos një analizë të mprehtë politike dhe morale për mënyrën se si përçarja e dikurshme ideologjike përpiqet të ringjallet edhe sot me maska të reja. Ai e denoncon hapur këtë dukuri, duke e quajtur “helmin e gjuhës” që vazhdon të përhapet në emër të patriotizmit të rremë. Kjo e kthen tekstin nga një reagim i momentit në një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar, për ruajtjen e dinjitetit dhe të së vërtetës historike.
    Në thelb, ky reagim është një akt respekti, një apel kundër përçarjes dhe një dëshmi se kujtesa e drejtë është mburoja më e fortë e kombit.

  3. Përshëndetje dhe Reagim Atdhetar për zonjën e nderuar Nexhmije Mehmetaj

    (Nga Sak Muji – dëshmitar dhe bashkëkohës i qëndresës shqiptare)

    Shkrimi që kam përgatitur është një reagim i fuqishëm ndaj shpifjeve dhe përpjekjeve të qëllimshme për të njollosur figurat e qëndresës shqiptare.
    Me ton të drejtpërdrejtë, por të mbështetur në ndjenjë e përmbajtje të thellë, unë ngre zërin jo vetëm për të mbrojtur dinjitetin e Hydajet Hysenit dhe Metush Krasniqit, por për të mbrojtur kujtesën e pastër të lëvizjes kombëtare shqiptare.

    Në çdo rresht të këtij reagimi ndjehet zëri i një dëshmitari autentik – i një njeriu që nuk flet nga rrëfime të dytash apo nga leximet e të tjerëve, por nga përvoja e drejtpërdrejtë e burgjeve, e prangave dhe e përbashkësisë në dhimbje e ideal.
    Rrëfimi im për bashkëjetesën me Hydajet Hysenin në izolim është dëshmi që s’mund ta zëvendësojë asnjë dokument apo kronikë – është dëshmi njerëzore, morale dhe historike.

    Hydajet Hyseni nuk ishte thjesht një veprimtar.
    Ai ishte njeriu i urtësisë, i fjalës së matur dhe i tolerancës, një personalitet që kapërceu ndarjet ideologjike për t’u bërë simbol i bashkimit kombëtar.
    Në burgje, në hetuesi e në çdo rrethanë të vështirë, ai përçonte dinjitet e mençuri, duke u bërë shembull i qetësisë dhe i qëndresës.

    Në pjesën e dytë të reagimit, kam dashur të theksoj se përçarjet ideologjike të djeshme – që dikur na ndanë e na dobësuan – po përpiqen të ringjallen sot me maska të reja.
    Ky është një rrezik që s’e mund dot as historia, as flamuri, nëse nuk e ndal gjuha jonë.
    E kam quajtur këtë dukuri “helmin e gjuhës”, sepse është më e rrezikshme se çdo armik i jashtëm: ajo shpërndan dyshim, përbaltje dhe armiqësi brenda vetë trupit të kombit.

    Ky reagim nuk është as sulm, as justifikim.
    Është thirrje për ndërgjegjësim kombëtar, për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike.
    Kujtesa e drejtë është mburoja më e fortë e kombit, dhe kujtesa nuk mund të ndërtohet mbi shpifje, por mbi respekt, dëshmi dhe të vërtetën e përbashkët.

    🖋️ Me respekt e ndjenjë atdhetare,
    Sak Muji (Smuji’25)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu