Po bëhet propagandë e hapur përçarëse brenda kombëtare, propagandë që po vazhdon që nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912 e që u vazhdua me të madhe pas pavarësisë së Kosovës.
Kulmi i kësaj propaganda është, kur thuhet se “sytë s’po duan me na i pa në Shqipëri”, apo kur e njejta gjë thuhet për “sjelljet vëllazërore” dhe “sjelljet jo-të mira” të shqiptarëve të Kosovës ndaj atyre të Shqipërisë.
Fatkeqësia mbi të gjitha fatkeqësitë është se “ne” po bëjmë propaganda jonjerëzore dhe antishqiptare (merre me mend!) ndaj vetvetës.
Me e vra vetën (ma së shumëti me Islam) na kanë mësue propagandat e shfrenuara e mizore turkomëdha, serbomëdha e grekomëdha.
Naqertanie e Megali Idea ishin nisma më e formuluar antishqiptare, por ajo që e parapau Vaso Çubriloviq në vitin 1937, ishte formulim tjetër, më i sakt e më mizor, për të na mbajtur gjithmonë të ngatërruar dhe dënuar me Islamin “tonë”.
Deri në ditët e sotshme kur propagandën turkomadhe, serbomadhe dhe grekomadhe ndaj vetvetës e ka marrë në dorë “udhëheqësi” minuk “arnaut!”.
Një popull “coftan” që e asimilion vetën për interesat e huaja dhe që dy fe i ka shndërruar në “çështje turke” dhe “çështje greke”, kot flet përgjumshëm dhe përmendësh për unitetin kombëtar. Uniteti kombëtar është i mjaftueshëm nëse secili prej nesh e respekton shtetin e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke u sjellë mirë kahdo që të shkoj.
Shqipëria dhe Kosova kan mundësi të pafundme bashkëpunimi dhe marrëveshjesh të përbashkëta në shumë fusha, që do t’ua mbyllnin gojën përgjithmonë naivëve të atdhedashiurisë që vetasimilohen me islam e nuk u dëgjohet zëri kundërshtues asnjë herë, e në anën tjetër kërkojnë e provokojnë me “bashkimin kombëtar”!
A shfrytëzohen këto mundësi , ashtu qysh na takon si komb, une nuk kam si me e ditë.
Nuk e prishë unitetin kombëtar as fakti po t’i kishim dy gjuhë standarde , e jo vetëm një që e kemi. Norvegjia, për shembull, i ka dy gjuhë standarde, Bokmål që e flasin dhe shkruajnë 75 % e popullit dhe Ny Norsk, që e flasin 25 % e norvegjezve. Dhe kurrë nuk flitet për çështjet gjuhësore me terma patriotik. Madje, Jon Fosse, që e fitoj Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2022, shkruan në Ny Norsk.
Nuk ka kjo asnjë lidhje me patriotizmin e nacionalizmin modern.
Popujt e qytetëruar krijojnë fakte të kryera e “ti”, “une” apo “tjetri”, le t’i bijmë çiftelisë.
Popujt që janë të fortë dhe që u forcuan dhe u zgjeruan territorialisht në dëm të hapësirave tona jetësore në rrethana të caktuara historike, e kanë pasë “mullirin” e bluarjes të fortë, krahasuar me ne të përgjumurit e të vdekurit për së gjalli “Me Islam”. Pushtimin e Tivarit e ka udhëhequr shqiptari i asimiluar në sllav, Mark Milani të cilit si ka folë nana serbisht, të ka mposhtur qoftë edhe me pasoja për crnagorët, Xhafer Musiqi “me partizanët e tij” (shqiptari i boshnjakizuem) të ka mposhtur në Drenicë, pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Edhe dëbimet e gjenocidet e dikurshme ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit e Pirotit, janë bërë duke e shfrytëzuar “Islamin Tonë”.
“Islamin tonë” na e ka ruajtur Serbia largpamëse 12 vite pas largimit të pushtimit të Perandorisë Osmane, kur në vitin 1924, në Shkup, e ngre Veliku Medresu “Krala Aleksandra” (Medresën e Madhe “Mbreti Aleksander”), që për ironinë e fatit ky serbomadh që bëri aq shumë për shtetin e Serbisë ishte kelmendas, pra me origjinë shqiptare.
Edhe pararendësja e Medreses Alaudin të sotshme në Prishtinë, është ngritur në kohën kur Serbia nuk lejonte asnjë shkollë fillore a të mesme në mbarë Kosovën, në fillim të viteve të ’50-ta, mu në kohën kur përgatitej Aksioni i Madh për Mbledhjen e Armëve, si pretekst që përmes dhunës e mizorive shqiptarët të shkonin “në vendin e vet” në Turqi.
Të gjitha këto sjellje mizore ndaj nesh si popull, janë bërë nga Serbia dhe jo vetëm ajo, për tu zgjeruar territorialisht vetëm me serbë në hapësirat tona jetësore.
Serbia, Crna Gora, Greqia, qysh në atë kohë ishin kombe me propaganda në dobi të vetën e “ne”, sherri i udhëheqësve tonë të rrejshëm e të kompleksuar, as sot nuk e kemi propagandën tonë kombëtare.
Mjafton vetëm ta analizosh përciptazi sjelljen e Edi Ramës me rastin e meremetimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë apo me rastin e varrimit të Anastasios Janullatosit, ku ai nuk sillej si kryeministër i Shqipërisë, por si një mysafirë inferior në vendin e vet”
Po ashtu edhe në Kosovë ndodhin të njejtat gjëra, ku sidomos pas vdekjes së Ibrahim Rugovës “të gjithë udhëheqësit tonë” u shndërruan në shërbëtor të projekteve neoosmane për të na shkatërruar e asimiluar me Islam.
Ragip Kçiku, një analist i portalit Drini, në një shkrim të tijin të pardjeshëm që ia botova e theksonte se ish-kryetari i Prishtinës dhe i pari i BIK-ut, për “Xhaminë e Erdoganit” në Prishtinë për të cilën janë dhënë 45 milionë euro gratis e që pritet të kushtoj deri në 52 milionë euro, “i kanë marrë në xhepat e vet” secili nga 1 milionë euro.
Kjo dhe jo vetëm kjo është tragjedi kombëtare. Vetëm një sasi e vogël parash të jipeshin gratis për një xhami apo kishë, në kohën kur në mbarë botën demokratike u vihen dryrët kishave, ndërtimit të kësaj megaxhamie do të duhej t’i vihej shiriti i NDALESES se nuk ndërtohet “për nevojat e besimtarëve tonë”, por për nevojat neoosmane të Turqisë.
Që indirekt janë edhe interesa të Serbisë dhe Federatës Ruse.
Andaj mos e akuzoni “popullin e Shqipërisë” apo “popullin e Kosovës” për mungesë respekti e pranimi të ndërsjellë, por le ta vëmë të gjithë gishtin në kokat tona për ta pa se nuk shkohet më tutje pa pasur propaganda kombëtare e shtetërore.
“Mi jep mjetet e propagandës në dorë dhe për një kohë të shkurtër ia ndryshoj mendjen një populli”, ka thënë një teorik i propagandës e “ne” sikur nuk duam të dijmë se “po bëjmë” propaganda për interesat e huaja.
Qoftë me xhami për interesat neoosmane, apo qoftë me sjelljet përulëse ndaj Serbisë me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Tiranë, ku ndiqeshin dhe shkuleshin dhunshëm shenjat e shenjta të atdhedashurisë dhe të çlirimit nga pushtimi serbomadh.
Jo “sytë s’po duan me na i pa në Shqipëri” e “…në Kosovë”, por sytë s’po duam t’ia shohim vetvetës !
Kjo është fatkeqësi e madhe, tragjedi që nuk e përjetojnë kombet që janë vetvetja !




Ky tekst përbën një analizë tejet të arsyeshme mbi ndarjet e brendshme shqiptare dhe mungesën e një strategjie të përbashkët kombëtare.
Autori ngre shqetësime të thella për propagandën përçarëse mes shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe për ndikimet historike të huaja që kanë ndikuar në vetë perceptimin dhe bashkëpunimin mes nesh. Autori e trajton këtë temë me një ton kritik dhe emocional, duke u përpjekur të rritë ndërgjegjen kombëtare përballë një realiteti që e konsideron të deformuar dhe të dëmshëm për interesin e përbashkët kombëtar.
Nga njëra anë, teksti ka vlera të rëndësishme si thirrje për vetëdijesim dhe për nevojën për një përpjekje të shëndetshme kombëtare që mbështet bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe zhvillimin mes shqiptarëve kudo që janë. Përdorimi i shembujve historikë dhe krahasimet me vendet që kanë ditur të ruajnë identitetin dhe ta ndërtojnë unitetin kombëtar përkundër dallimeve gjuhësore a fetare, është i qëlluar dhe i dobishëm për debat publik.
Përfundimisht, ky artikull është një thirrje e fuqishme për reflektim kombëtar dhe për rigjallërimin e identitetit shqiptar mbi baza të vërteta kulturore e historike.