Zoti është në qiell, por kombi është në tokë.
Jo tolerancës për zhberje – Po harmonisë që na ruajti komb !
Në këtë kohë trazimi shpirtëror dhe ideologjik, kur shumëçka përpiqet të na tjetërsojë me emrin e tolerancës, ne shqiptarët kemi detyrim moral e historik të bëjmë një ndarje të qartë: toleranca nuk guxon të bëhet mjet për zhbërje kombëtare. Ajo nuk mund të përdoret si mbulesë për fshirjen e gjurmëve tona kulturore, gjuhësore e shpirtërore.
Me gojën plot “tolerancë” dhe me shikimin e fshehur pas velos së fanatizmit, qarqe të caktuara, individë dhe grupe me agjendë islamike radikale, po tentojnë të ngatërrojnë fenë me ideologjinë, dhe të përdorin emrin e Allahut e të “Padishahut” për të përhapur një asimilim të ri, të heshtur, por të rrezikshëm. Nuk flitet më për predikim të fesë, por për një program të zgjatur që ka në shënjestër doket, zakonet, simbolet, gjuhën dhe historinë shqiptare.
Kjo nuk është thjesht çështje besimi, por çështje identiteti kombëtar.
Feja është personale – Kombi është i përbashkët .
Shqiptarët kanë qenë dhe mbesin shembull i harmonisë ndërfetare – një virtyt që nuk e prodhoi as Perandoria Osmane, as ndonjë “Sulltan imagjinar”, por e trashëguam nga rrënjët tona pagane, ilire, arbërore e më vonë të krishtera e myslimane. Ky bashkëjetim unik nuk ka nevojë të rikonstruktohet sipas modelit të Arabisë apo Iranit. Ne nuk kemi qenë as beduinë, as persianë. Ne kemi qenë shqiptarë, të krishterë e myslimanë njëkohësisht, me zemër të bashkuar për flamurin, për tokën, për gjuhën dhe për nderin.
Të themi “Jo” me vetëdije dhe “Po” me përgjegjësi
Po, duhet ta themi hapur: jo çdo predikim është i pastër. Jo çdo shami është simbol modestie. Jo çdo thirrje për “vëllazëri islame” është e pafajshme. Sepse pas disa thirrjeve që duken fetare, fshihen qartë qëllime politike, përçarëse, e madje antikombëtare.
Ndaj, Jo tolerancës që kërkon t’na çrrënjosë! Po harmonisë që na ruajti komb!
Të ruajmë dhe kultivojmë atë tolerancë autentike shqiptare, që buron nga dashuria për njeriun dhe për tokën, e jo nga urrejtja për të ndryshmin. Të mos lejojmë që feja të bëhet grackë për nënshtrim. Të mos lejojmë që në emër të Zotit të na kthejnë pas në kohë, në errësirë, në robëri shpirtërore e kulturore.

Isa Boletini i Boletinit të Shalës së Bajgorës
Në fund të fundit, Zoti është në qiell, por kombi është në tokë. E për këtë tokë, për këtë gjuhë dhe për këtë flamur, na duhet unitet kombëtar, jo fjalë të zbukuruara që fshehin synime të errëta.




I respektuari Shqiptar (alias Ahmet) Shaljani!
Lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje.
Vonë e kam kuptuar se e keni “ndërrua fenë dhe emrin”. Kjo është “puna jote”.
Më interson të di:
A ndjeni far ndryshimi tek vetvetja pas këtij “procesi”?!
Lidhur me temën që ju keni përzgjedhur, sipas mendimit tim:
Pranimi dhe bashkekzistenca e tre besimeve të popullit shqiptar, ka bërë që toleranca ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike duke shërbyer kështu, si mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithate shqiptarët kurrë nuk kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.
***
PS: Si t’krishterë, si muslimanë,
jemi të njoj gjaku – vëllazën të tanë!
Jemi të njoj gjaku, jem të njoj fisi,
jemi si degët të njoj lisi!
…
Këtë këngë e këndojshin nëpër Oda
shqiptare Bajrush Doda&Marash Krasniqi
Ju jeni musliman o ishmusliman, qe nuk e njifni fare Kuranin.
Lexonje dhe studjonje mire Kuranin e mandej shprehni mendimet tuja te bazume ne permbajtjen e Kuranit, jo tuj fole batihavà.