Vizatimi “Mbas Grilash” është vepër madhore, e mbushur me më shumë dritë e liri sesa me terr e pranga. Është vepër e vëllaçkos tim, Hydajet Hyseni, me të cilin i kalova mbi gjashtë vite izolim në burgun e Nishit.
(Piktori dhe i burgosuri politik, Sak Muji…!)

Bardhyl Mahmuti, Gjnevë
___
Në reagimet ndaj gënjeshtrave të Kadri Kryeziut përmenda edhe rastin e mbytjes së atdhetarit Ibrahim Kastrati në qelinë e pavijonin famëkeq numër 7 të burgut “Zabela” në Pozharevac dhe përpjekjeve të drejtorisë së këtij burgu që ta prezantojnë si “vetëvrasje”. Të burgosurit politikë shqiptarë ndërmorën një sërë veprimesh që përmes letrave dhe formave të tjera të shprehnin mospajtimet e tyre për fshehjen e krimit. Kadri Kryeziu jo vetëm që nuk u solidarizua me të burgosurit e tjerë shqiptarë, por vazhdoi të kërkonte privilegjet personale.

Atyre që i besuan Kadri Kryeziut që më akuzon se gjoja “kam marrë stafetën e shpifjeve kundër tij”, u sugjeroj të lexojnë dokumentet sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe Administratës, të publikuar në vitin 2019 nga Instituti Albanologjik. Në faqen 182–182 të kësaj përmbledhjeje dokumentesh do të gjeni raportin që drejtoria e Institucionit Ndëshkues Korrektues të Pozharevacit dërgon për Kadri Kryeziun.
Në këtë raport, ndër të tjera thuhet:
“(…) Në periudhën e kaluar, i dënuari Ka treguar sjellje shembullore. Shprehitë e punës i ka të formuara në mënyrë solide, ndaj në përmbushjen e detyrave të punës nuk k pasur asnjë problem. Për shkak të këtyre qëndrimeve ndaj vuajtjes së dënimit, i dënuari është bërë përfitues i vizitave jashtë institucionit. Besimin e dhënë e arsyeton (…)

Veprën penale e ka kryer duke qenë student i vitit të katërt në Fakultetin Juridik. Të njëjtën vepër e pranon, por përpiqet t’i jep tjetër kualifikim. Thotë se aktivitetet e tij në Universitetin e Prishtinës nuk kanë pasur prapavijë politike dhe as armiqësore. Thotë se esenca e protestave të tij ka qenë e natyrës ekonomike. Dënimin e konsideron si shumë të ashpër, por është i gatshëm që në mënyrë të disiplinuar ta mbajë. Gjatë qëndrimit të tij në institucion, i dënuari nuk ka shfaqur as dëshirë dhe as gatishmëri që të solidarizohet apo të shoqërohet me të dënuarit me orientime politike negative nga radhët e kombësisë së tij (…)”.

Do të kisha dëshiruar të shihja raportin edhe nga burgu i Shabacit!
Në fund po ju drejtohem publikisht Sylë Mujës, Xun Çetës dhe miqve të shumtë që më kanë sugjeruar të gjejmë forma tjera të sqarimit të këtyre çështjeve:
Të dashur miq,
Unë mendoj se gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë, publikisht, dhe për çdonjërin prej nesh, sepse jetojmë në një kohë ku lloj–lloj tredhakut politik i është lënë hapësira të livadhisë si hamshor!
Unë nuk kam asnjë respekt për kategorinë e pa kurrizorëve të sojit dhe sorollopit të Kadri Kryeziut, prandaj kam reaguar publikisht kur është përpjekur të shpërndajë gënjeshtra. Ju faleminderit për sugjerimet e juaja.
Me respekt
Bardhyli



MBAS GRILASH – VEPËR E LIRISË NË ERRËSIRËN E BURGUT
Vizatimi “Mbas Grilash” është vepër madhore, e mbushur me më shumë dritë e liri sesa me terr e pranga.
Është vepër e vëllaçkos tim, Hydajet Hyseni, me të cilin i kalova mbi gjashtë vite izolim në burgun e Nishit.
Aty ku nuk kishim kohë as të grindeshim, as të flisnim shumë — sepse rreziku vinte nga çdo anë.
Drejtori Nikolić nga Kosova dhe inspektori Neša, po ashtu nga Kosova, i përdornin ordinerët shqiptarë për të na vrarë fizikisht në gjumë.
U thoshin:
“Ubij Sylë Mujaj, ti skinem šest godina zatvora.”
E kush prej atyre ordinerëve shqiptarë do ta refuzonte atë “ofertë”?
Pak ishin ata që ruajtën nderin dhe heshtjen e burrit të vërtetë.
Por ne mbijetuam.
Sepse drita e lirisë nuk shuhet dot — as pas grilash, as nën errësirën e dhunës.
Vepra e Hydajetit mbetet simbol i asaj kohe: arti që rri pranë shpirtit të burgosur, por të palodhur.
Me nderime për vëllanë Hydajet Hyseni, dhe me respekt të thellë për vëllanë Bardhyl Mahmuti, që e ruan dhe e mbart këtë kujtesë tonë të përbashkët.
— Sak Muji (Sylë Mujaj)
“Ju, shokë që keni qenë në burgjet e Serbisë, e dini se ato kanë dalluar nga burgjet e republikave të tjera jugosllave. Në burgjet e Serbisë, trajtimi ndaj të burgosurve politikë ka qenë veçanërisht i ashpër dhe çnjerëzor.”
Ideali i fort ju ka mbajtur.
Respekt
Shume interesant dhe prekës shkrimi dhe piktura. Prova t’randa dhe vujtje t’paharrushme.
Veçse me linde pytja: Si spjegohet qe deri më sot nuk kam lexu asnji shkrim, ku te spjegohen vujtjet e emigrantave kosovar qe kan vujte ne hetusinat, internimet dhe ne burgjet shqiptare te Enver Hoxhes (sonë të dashtun)?