
Lis Bukuroca, Gjermani
____
Kafshata e smirës
(Një poezi satirike për smirën)
____
Kafshatë që s’kapërdihet, or vëlla, është smira,
Kur me keqardhje i sheh takime e mira.
Kafshatë që të mbetet ty ngujuar në fyt,
Ulërin për ndihmë, asgjë nuk përtyp
*
Vështron Vjosën pranë Trumpit ulur,
Të vlon sedra, krenaria shkundur.
Disi picërrake t’duket bota e zvogëluar,
Nga vendi s’lëviz, ndihesh i gozhduar.
*
Smira e ka emrin, ta lexon kushdo,
Në ballë ta gdhendi, s’ta fshin as koha, jo.
Kryetar tjetër deshe, sot mendja t’u bë dhallë,
S’e di si nesër a do i bësh zhgënjimit ballë.
*
E sheh Vjosën buzëqeshur me Trumpin sot,
Ndoshta e kupton: s’ishte ajo, por ti ishe kot.
Princeshën e pate, nuk e doje më kryetare,
O prano realitetin, ose ik, e qërohu fare!



Po perse ore Lis nuk i kushtove nje vjershe edhe A. Hotit. Edhe ai (bile ne Zyren Ovale) takoi presidentin Tramp dhe nenshkroi kontrata shume te dobishme per Kosoven.