Reagim publik
Postimi i faqes “Audionur” nuk është as debat dhe as kritikë. Është një përpjekje për diskreditim personal dhe nxitje e turmës përmes etiketimit dhe insinuatave se po “kërcënoj”. Ky është një mekanizëm i njohur: kur mungon argumenti, synohet delegjitimimi i personit.
Radikalizmi nuk fillon me dhunë, por me propagandë, me ndarjen “ne dhe ata”, dhe me shpalljen e kundërshtarit si rrezik publik. Në praktikën e Islamit ideologjik përdoren dy faza paralele: ndikimi kulturor e propagandistik (dawa) dhe, në skajin ekstrem (Xhihadi), veprimi i dhunshëm. Faza e parë ndërton klimën, e dyta prodhon pasojën. Dhuna nuk nis me armë; ajo nis me etiketim dhe dehumanizim.
Kur krijohen “armiq” publikë, kur individët paraqiten si kërcënim vetëm pse mbrojnë laicitetin, kur mediat paralajmërohen të mos u japin hapësirë dhe publiku ushqehet me idenë se dikush po cenon fenë, atëherë ndërtohet pikërisht klima që historikisht i ka paraprirë çdo procesi radikalizimi. Postime si ai i “Audionur” nuk janë thjesht opinione; ato prodhojnë perceptimin se një person duhet ndalur dhe neutralizuar.
Po lobohet dhe po ndërtohet një narrativë ku çdo zë që mbron laicitetin, kulturën dhe rendin kushtetues, paraqitet si rrezik përmes fushatave mediatike, etiketimeve dhe denoncimeve të motivuara ideologjikisht.
Ka kohë që kam informacion se po kërkohet dhe po bëhet presion nga BIK-u dhe Islami Politik te organet e shtetit, që të përdoren për marrje në pyetje, hetime selektive dhe spektakle publike me arrestimin e aktivistëve të shoqatave e lëvizjeve që kundërshtojnë islamizimin e vendit. Kjo nuk bëhet për të mbrojtur ligjin, por për të frikësuar mendimin ndryshe dhe për të kompensuar arrestimin e bashkëpunëtorit të BIA-s serbe, Hyzri Selimi, si dhe shpërfaqjen hapur të veprimeve të BIK-ut dhe Islamit Politik kundër rendit kushtetues dhe veprimeve të tyre antikombëtare. Kjo është një tentativë për të delegjitimuar qytetarin aktiv dhe për ta zëvendësuar debatin me presion institucional. Unë dua të besoj që institucionet tona janë të qëndrueshme dhe se ata zyrtarë që potencialisht flirtojnë me BIK-un dhe Islamin Politik do të ndëshkohen dhe do të humbin karrierën e tyre.
Institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë dhe nuk duhet të bëhen instrument i asnjë ideologjie fetare apo politike. Shteti është laik, ligji është mbi çdo autoritet tjetër dhe askush nuk ka të drejtë të kërkojë që drejtësia të veprojë kundër individëve vetëm pse ata nuk pranojnë një narrativë të caktuar kulturore apo fetare.
Demonizimi dhe kriminalizimi i aktivistëve për bindjet e tyre laike është një rrëshqitje e rrezikshme për çdo shoqëri demokratike. Kur individët apo mediat sulmohen me shpifje e kërcënime vetëm pse kundërshtojnë një narrativë ideologjike, debati zëvendësohet me frikësim.
Kosova është republikë kushtetuese dhe demokratike. Askush nuk ka të drejtë të imponojë autoritet fetar apo ideologjik mbi ligjin, as të kufizojë fjalën e lirë përmes presionit social, mediatik apo institucional. Mbrojtja e laicitetit nuk është sulm ndaj besimit; është garanci që çdo besimtar dhe jobesimtar të jetë i barabartë.
Unë kundërshtoj çdo ideologji që kërkon të imponojë mënyrë jetese, të rishkruajë historinë apo të vendosë autoritet fetar mbi shtetin. Feja është personale; ligji është i përbashkët për të gjithë. Kosova nuk është teokraci.
Prandaj, ky nuk është një reagim për veten time, por për një parim: askush nuk duhet të shpallet armik publik sepse mendon ndryshe. Çdo gjuhë që nxit urrejtje dhe stigmatizon qytetarët për bindjet e tyre është e papranueshme dhe e rrezikshme.
Ju siguroj se, sado që të më kriminalizoni, demonizoni e shpifni ndaj meje dhe asaj që përfaqësoj, nuk do të ndalem – pa marrë parasysh pasojat – në mbrojtje të lirisë së këtij populli, të cilën e fitoi me shumë sakrificë. Ajo që bëj sot në mbrojtje të kulturës dhe laicitetit të vendit tim, besoj se është e mirë, e drejtë dhe e domosdoshme, me të njëjtën bindje që kisha që nga dita e parë kur u bëra luftëtar i UÇK-së.



z. Beka,
lexova shkrimin – reagimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj po jap KOMENT.
Në shkrimet e juaja, shpesh herë kam dhënë KOMENT “kritik”, POR KY SHKRIM, në veçanti fjalia e fundit, më bëri përshtypje, ndaj po ta përcjell një mendim personal:
Në qoftë se je nisur drejt një caku (qëllimi), rrugës mos u ndal, se tjetri të del përpara, e nuk do të arrish i pari në cak!
MOS u ndal!
Sikur te kishim me shumë Basri Beka, punet do t’i kishim shume me mire!
Në Kosovë zyrtarisht që nga shpallja e Kosovës Republikë për herë të dytë me dëshirën dhe kushtëzimet e këmbngulësin e atyre që me çdo kusht me hy në histori dhe në veçanti pas vitit 2008 ku është vendosur krimi i organizuar politikë dhe ekonomik dhe në bashkëqeverisjen e të gjitha partive politike që kanë bërë krushqi e kumari dhe janë bashkuar për intereatë e tyre mteriale kanë vendosur Prokuror dhe gjyqëtarë që u kanë shërbyer dhe u shërbejn atyre sot e kësaj dite për të mbrojtur pasurit e tyre marramendse milionshe të fituara pa mund e pa djersë ku bënë pjesë në këtë drejtim edhe BIK-së që kryepari i tyre sja din skajn pasurisë ku para lufte dihet se çfarë gjendje ekonomike ka pasur. Kush ju pengon atyre që thirren se Liria ka Emër & BIK-së dhe atyre që kërkojnë Drejtësi dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe shtetërore ata sot njollosen, dhe hulumtohen thirren në biseda dhe kërcënohen nga prokuror e gjykatës sipas urdhëdhënësve që i kanë vendosur në ato pozita…Kosova s’ka për t’u përmirsuar pa e ndërruar LIGJIN ZGJEDHOR, dhe Referendumi popullor për zgjedhjen e kryeparit të Kosovës si dhe shumë ligje tjera që sot kanë dy apo ma shumë kuptimsi…
BIK-u ka depërtuar aq thellë në institucionet shtetërore të Kosovës sa sillet si pushteti i vërtetë në hije, nga prapaskena.
Mua kë pas paditur për urrejtje e mosdurim dhe madje Prokuroria Themelore në Prizren më ka ngritur aktakuzë e çka është më keq, Gjykata Themelore e Prizrenit më ka dënuar. Vetëm Gjykata e Apelit e ndreçi fajin e dy të parave.
Kombëtarët e atdhetarët shqiptarë, janë në thumb të BIK-sve neo-otoman (që lënë përshtypje se janë në tutelën e BIA-s) sikurse rilindasit që ishin nga pushtuesit otoman.
Por, ne as jemi ndalur e as do të ndalemi para armiqëve të kombit shqiptar, të shtetit laik dhe atdheut.