
Pirro Prifti, Tiranë
Është Doktori i talentuar Petrit Gjorgji i cili punon në Urgjencën e Q.S.U.T që prej disa vitesh. Aktualisht ka titullin Doktor i Shkencave, është mjek specialist në Spitalin Infektiv dhe mbetet nje nga mjekët më të dashur për pacientët që ka mjekuar dhe ata që e presin për ti vizituar, dhe nga mjeket më seriozë nga ana etike dhe profesionale në QSUT.
Dr. Petrit Gjorgji është nga Dibra dhe dibranët njihen për zgjuarsinë dhe atdhedashurine. Ka punar dhe në fshatrat e Dibrës dhe pas specializimit për Infeksionist është përzgjedhur të punojë në Q.S.U.T `Nene Tereza`, nga pej mbi 10 vjet punon aty duke u shërbyer të sëmurëve që vijnë në Urgjencën polivalente të Spitalit Universitar dhe në Spitalin infektiv, gjatë periudhave që nuk është si mjek Urgjence. Mbetet një mjek i thjeshtë , i heshtur, e shumë puntor jo vetëm në spital por edhe pas punës ku shërben edhe në komunitetin e Paskuqanit duke ndihmuar pacientët e shumtë që e kërkojnë ndihmën e tij të specializuar mjekësore dhe të eksperiencës së tij 20 vjeçare.
Dr. Petrit Gjorgu ka vendosur të kandidojë për Partinë Demokratike në listën e Hapur, dhe kur e pyet se përse është opozitar të përgjigjet me fjalë të thjeshta se kërkon që nëse do të realizohet dëshira e tij për tu bërë Deputet do të jepte ndihmesën e tij për të përmirësuar gjëndjen e Sistemit Shëndetësor Spitalor Publik, i cili vuan nga shumë difekte dhe keqmanaxhime gjatë gjithë kësaj periudhe të drejtimit të shtetit nga maxhoranca aktuale e cila ka dështuar në reformën që dëshëronte të bënte në Shëndetësi, pavarësisht se ka disa përmirësime por vetëm në rrafshin infrastrukturor, kurse në pjesën e Manaxhimit professional, në rrafshin e problemeve për gjetjen e medikamenteve, në bërjen e analizave, në problemin e futjes në punë të mjekëve specialistë, infermjerëve cilësorë, në problemet e mbulimit me anë të sigurimeve shëndetësore për shtrimet e pacientëve në spitale- maxhoranca ka dështuar.
Sigurisht Dr. Petrit Gjorgji përmend edhe gabimet e rënda në realizimin e PPP-ve të korrupsionit të cilat kanë rënduar gjëndjen e buxhetit në Spitale, gabime të cilat duhen eliminuar sa më parë. Këto ide dr. Petrit Gjorgji i ka propozuar edhe në Programin e Partisë së tij të cilat janë mirëpritur, dhe me fitoren në zgjedhje sistemi Shëndetësor spitalor do të përmirësohet dhe do të dalë nga bataku i korrupsionit dhe i mitmarrjes në Spitalet Publike, pa nënvlerësuar kujdesin ndaj të sëmurëve që vijnë jo vetëm nga Tiranë por edhe nga gjithë Shqipëria.

Dr. Petrit Gjorgji si një mjek që ka për parim Betimin e Hipokratit, vazhdon për ditë të kujdeset për të sëmurët e Urgjencës, per pacientët e Infektivit, dhe për pacientët ambulatorë që kërkojnë të vizitohen tek Dr. petrit në zonën ku ai banon në Paskuqan, por vazhdon të jetë interesuar edhe për jetën politike të vëndit ku dhe vazhdon të jetë i angazhuar në Partinë më të madhe të Opozitës nga ku dhe ku kandidon për Opozitën.
Duke shprehur fjalët më të mira për këtë mjek specialist të mrekullueshën që punon ditë e natë duke u kujdesur për pacientët e tij por edhe duke u shqetësuar për të ardhmen e Sistemit Spitalor dhe për Qëndrën Universitare Spitalore `Nënë Tereza`, po për këtë arësye Dr. Petrit Gjorgji ka vënë kandidadturën e tij për të përmirësuar gjëndjen dhe për të larguar të korruptuarit dhe mitmarrësit të pa-aftët që po dëmtojnë Spitalet Publike.
priftipirro2017@gmail.com


