ARKIVI:
8 Mars 2026

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen me u ba çka kurrë s’mundën me qenë”
___
O kqyrni more milet, këta pasardhës t’Isës e Hashimit tu e emitu Rugovën. Kqyrja hapin, kqyrja pamjen, si po ua mbushin mendjen vetit: “Tashma jena ba si Rugova!” po thonë këta zuzarë. Ani, kqyrjavni hapat Avdullah Hotit, Lumirit e Kicës, si po e bajnë kinse janë Rugova? A e sheh Kicën? Ju ka mbushë mendja që, prej se ka ardhë në LDK, qenka ba Ibrahim Rugova. Oj Kicë, edhe po t’ishe ashtu, dije që t’mungon “kalemi” nën tirqi, truni o bosh, e bitha e lagun. Ju lutemi, mos ma flliqni Rugovën.
Lumirit, kur i duhet, bahet Ibrahim Rugova. Kur s’i duhet, thotë: “Koha e Ibrahim Rugovës ka mbarue, tash identifikohuni me rrugën e re e me Lumir Abdixhikun.” E pa fije turpi, e heq foton e Rugovës mos me ja kapë kamerat. Ani trashëguesit e Isës e Hashimit? Po lujnë k… me foton e Rugovës e me partinë time, LDK-në.
Kur po i shoh këto foto t’këtyne zuzarëve, po m’kujtohet një muhabet i moçëm. Vëllai i gjyshit tem, Miftar Bajraktari, e kishte vra këmbën e tapallonte. Krejt katuni fillun me tapallu si Miftari. E njësoj po bajnë Dulla, Lubomiri e Kica sot. Ky imitim i tyne po m’përngjan në atë drenicakun që kish shku në Gjakovë te terzija e po i thotë: “A ban me ma pre një palë tirqi si t’Azem Bejtës?” Terzija e ndali punën, e kqyr e i thotë: “O jaran, tirqit t’i prej, po ti nuk i ki as bythët e Azemit, prandaj s’të rrinë mirë!”
E njajtë o puna e Kicës, Lumirit e Dullës. Këta emitorë s’kanë as mend, as krye, as bythë si t’Ibrahim Rugovës. Delni more prej asaj maskarade e mos na merrni fytyrën me emitu Ibrahimin. Rugova nuk emitohet me hapa, po me mend e me vepra. Veprat e juja kanë kryet te Isa e Hashimi, e Isa e Hashimi e kanë kryet te Vuçiçi e te Edi Rama

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Te gjithe bashkepuntoreve te Drinit, gezuar vitin 2025!
    Deshiroj qe per vitn 2025, te na shkojne punet mbare e mire, te kete paqe e qetesi!

  2. S ‘ka krenari më të madhe se me këtë brez të LDK qe do ta udhëheq Republikën e Kosovës. Është i mjerë ky autor qe përhap gënjeshtra!!!

  3. dr. Ibrahim Rrugova, ishte artist, intelektual dhe politikan. Ibrahim Rugova (1944-2006), udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes. Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu