ARKIVI:
12 Qershor 2026

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Nga: Florim Zeqa

Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja nuk ka pasur më shumë kohë (mbi 6 muaj) që të bëjë pastrimin e listave zgjedhore. Kur kësaj t’i shtohet regjistrimi i popullsisë, kjo nuk e arsyeton me asgjë mospunën e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor!

Frika nga vota e Diasporës 

Duket të jetë pak më tepër se paradoksale që Kosova me 1 milion e 600 mijë banorë t’i ketë 2 milion votues në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025! Kjo mrekulli ndodhë vetëm në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë!

Sigurisht që KQZ-ja me konstatimin e pabazuar në shifra e ka mbështetur në votën e mërgatës sonë. Por as kështu nuk përputhen shifrat, për shkak se kur mendohet për mërgatën, ajo është numerikisht shumë më e madhe seqë aludon KQZ-ja!

Këtë që e themë e bazoj në faktin se në cilin do shtet evropian janë më tepër se 400 mijë votues potencial nga Kosova!

Politikanët që e kanë gojën plotë ‘Diasporë’ i frikësohen votës së lirë të mërgatës sonë!

Sikur të ishte ndryshe, datën e zgjedhjeve do ta kishin caktuar në kohën e pushimeve dimërore, më saktësisht ditën e Dielë më datën 29 Dhjetor të vitit tashmë të kaluar 2024, ku shumica e mërgimtarëve do të kishin ardhur enkas për të votuar në Kosovë.

Nuk ndodhi kështu për faktin se të gjitha partitë pa dallim pushtet dhe opozitë i frikësohen votës së lirë të mërgimtarëve.

Ngase partitë politike, votën emërgimtarëve nuk mund ta blejnë dhe as përfitojnë qysh ia bëjnë me qytetarët rezident, të cilët janë në varësi të plotë nga bosët e partive politike, qoftë me vende të punës, pensione, asistencë sociale e gjithçka tjetër që lidhet me çështje ekzistenciale.

Në rastin e tanishëm janë vetëm 100 mijë mërgimtarë që kanë të drejtë të vojnë nëpër Ambasada (Konsullata) dhe përmes postës. Votë kjo e papërfillshme për të ndikuar në përgjindjet e partive në garën zgjedhore, e fare pak apo më mirë të themi aspak në arritjen e ndryshimeve të kërkuara në vendin tonë!

Zoti e di cfarë mrekullie do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve në Kosovë!

Përpos të vdekurve, nuk e di, kush tjetër do të votojë në Kosovë!

Mbase UFFO-t do të zbresin më 9 Shkurt në tokën e Kosovës!

Itali, me 6 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu