Thirrje drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës nga Organizata “Shqiptaria”, për mbeshtetjen e Amina Nurajt nga Novi Pazari, veprimtaren e madhe të çështjes kombëtare

Shkrime relevante

Hoxha që kishte mbledhur rreth 630.000 franga zvicerane për një projekt fetar e kulturor “shqiptar”, që në thelb është projekt për ndërtimin e një...

Blerim Nika, Zvicër _____ KUR PROJEKTET FETARE TURKO-ARABE KAMUFLOHEN SI PROJEKTE KULTURORE SHQIPTARE _____ Ky...

Një kryetar për Lidhjen Demokratike të Kosovës

Gani Mehmeti Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të...

Ekonomia joformale – kostoja e heshtjes institucionale

MSc. Adem Lushaj, Deçan ____ (Nga shmangia e obligimeve fiskale te mungesa e...

El – Sayed në orbiten e “Vëllazërisë Myslimane” – pjesa 3

Vitet në Ann Arbor: Brenda degës së Michiganit të MSA-së, të...

Shpërndaj

APEL PUBLIK
Drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Organizata Shqiptaria u bën apel të drejtpërdrejtë dy kryeministrave të dy shteteve tona të një kombi që të gjejnë një mënyrë konkrete për ta mbështetur veprimtaren e madhe të çështjes kombëtare, znj. Amina Nuraj, këtë patriote të përkushtuar, e cila po punon për rikthimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në trevën e Sanxhakut.
Përpjekja e saj për ta rikthyer gjuhën shqipe, e cila dikur flitej në këto troje shqiptare, por që u godit dhe u margjinalizua nga politikat shoviniste dhe asimiluese serbe, meriton shumë më tepër sesa përkrahje morale.
Është e papranueshme që një mision kaq fisnik të ndërpritet për mungesë të mjeteve financiare.
Ne ia kemi borxh kësaj toke që të mos ndalemi së vepruari. Ia kemi borxh edhe kujtimit të Aqif Blytës, birit të Sanxhakut dhe atdhetarit që luftoi për dinjitetin dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve të kësaj treve. Nuk mund të lejojmë që ajo për të cilën brezat e kaluar sakrifikuan të shuhet sot nga harresa dhe mungesa e përkrahjes.
Gjuha e të parëve duhet të rikthehet në familje, në shkolla dhe në jetën e përditshme të shqiptarëve të Sanxhakut. Shqipëria dhe Kosova duhet ta gjejnë mënyrën që kjo nismë të vazhdojë dhe Amina të mos mbetet e vetme në këtë rrugëtim.
Gjuha shqipe nuk njeh kufij dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët kombëtare.
ORGANIZATA SHQIPTARIA

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu