Sherbimi Sekret i Serbisë, para çdo operaccioni terrorist, fillimisht e ka përgatitur Aarsyetimin për vrasjen fizike të një aktivisti shqiptar. Arqitekti i këtij plani ka qenë Bozhidar Spasiqi, i cili (siç shkruan ne librin e tij) , planin e ka përgatitur enkas për Millosheviqin në mënyrë qe ai ta miratojë dhe ta finaiconte. Sipas B.Spasiqit, Enver Hadri, Xhavit Haliti, Xhafer Shatri dhe Emil Fazlia alias Emil Kastrioti, janë takuar dhe kanë planifikuar ta vrasin Millosheiqin. Këtë plan Sherbimi Sekret Shtetëror i Jugosllavisë, ua ka dërguar edhe sherbimeve sekrete zvicerane, gjermane dhe belge, natyrisht pas vrasjes, si arsyetim se e kanë vra një terrorist te ardhshëm.

Kundër Xhavit Halitit dhe Xhafer Shatrit, poashtu është bërë tentim atentat me eksploziv në banesat e tyre , pa sukses.
Tani Xhavit Haliti si edhe Xhafer Shatri shkojnë per të satën herë , për të dëshmuar se UDB-a , e ka vra Enver Hadrin.
Deshmia e Xhavitit dhe e Xhaferit në Gjyqin e Apelit që mbahet këto ditë, e forcon dhe e konfirmon që Serbia ishte vrasëse, dhe vrasesist e meritojnë denimin e caktuar të shkallës së më parshme.
PS/ Pllakati i huazuar nga regjisori belg i filmit dokumentar mbi jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit.



