Dhuna e UDB-së në Kosovë: Kush ishin 4 kryexhelatët që ushtruan dhunë, terror dhe vrasje kundër popullit shqiptar në emër të Serbisë? Disa nga fëmijët e tyre janë pronarë të portaleve sot për me shpërnda lajme serbofile.
Mehmet Shoshi, kuadër i lartë i UDB-së, i cili ka torturuar fizikisht qindra shqiptarë të etiketuar si nacionalistë, apo si bashkëpunëtorë të Shqipërisë. Ka ndjekur dhe ka vrarë në rrethim luftëtarë të NDSH-së në periudhën prej vitit 1945-1950. Ka qenë krah ekstrem i UDB-së, i njohur si besnik i Rankoviqit.
Mehmet Maliqi, Cikuli, shqiptarëvrasës i dëmkosur. Ka vrarë Ymer Lutfiun, sapo është dorëzuar, ndërkohë që ka pushkatuar pa gjyq të gjithë ata që e kanë mbajtur me bukë dhe nuk e kanë denoncuar. Mehmet Maliqi ka marrë pjesë edhe në likuidimin e grupit të Hasan Remnikut dhe të atdhetarëve të tjerë.
Deri në vdekje ka qenë fundksionarë i lartë i ish-RSFJ-së. Në kohën e demonstratave të vitit 1981, ishte shefi i UDB-së për Kosovë, sekretar i Brendshëm, i cili ka vënë jetë dhe ka zbatuar ligjin e të ashtuquajturit izolim, qëndrim në vend të caktuar, qëndrim në burg deri në një vit, pa hapur procesdurë për ndjekje. Ai ka qenë nëshkrues i këtij procesi fashist, në të cilin kanë pësuar mijëra intelektualë shqiptarë, të cilat gjatë kohës së izolimit janë torturuar mizorisht dhe kur janë liruar të pafajshëm, vazhdimisht kanë qenë nën hetime.
Jusuf Karakushi. Spiun, udbash më vonë minister i UDB-së në kohën e Rrahman Morinës dhe Ilaz Ramajlit. Përveç se ka torturuar mizorisht shqiptarë liridashës, ai ishte i njohur edhe për inskenime dhe deformime të aktiviteteve të atdhetarëve shqiptarë. Vrasjet e demonstruesve nga policia kurdoherë i ka kualifikuar si vrasje të vetë demonstrueve mes veti, gjatë protestave, gjoja për gjakmarrje dhe për motive familjare. Ishte shok i ngushtë i UDB-ashit me origjinë magjare nga Vojvodina, Mihal Kertes.
Shaban Kajtazi. Kuadër i lartë i UDB-së. Partizan jugosllav. Ndjekës dhe torturues i luftëtarëve të NDSH-së, inspektor i sigurimit serb e jugosllav, figurë politike e Komitetit krahinor të Kosovë-Metohisë. Ka torturuar dhe ka vrarë në rrethim sa e sa shqiptarë liridashës të NDSH-së.




Zonjë e nderuar, ju përgëzojmë për trajtimin e kësaj teme me interes mbarëkombëtar.
Më 16 nëntor të vitit 1991, Ismail Ajeti, i njohur si Bushi, nga Sveçla e Podujevës — i dënuar dy herë me vdekje nga regjimi komunist i Jugosllavisë — rrëfen sjelljet sadiste të Shaban Kajtazit ndaj tij në burgun e Mitrovicës dhe atë të Prishtinës.
Ismaili u dënua për herë të parë me vdekje sepse më 23 dhjetor 1945, së bashku me shokët, ua kishte mundësuar Muharrem Bajraktarit dhe bashkëluftëtarëve të tij arratisjen në Greqi.
Ndërkaq, ndërmjet natës së 7 dhe 8 shkurtit 1950, në cilësinë e gardianit të burgut, u kishte hapur dyert e Burgut të Mitrovicës të gjithë të burgosurve politikë. Shumica e tyre ishin nga Shala e Bajgorës, të cilët me ngulm luftonin pushtimin e Kosovës nga sllavo-komunistët.
Në mesin e të burgosurve ishte edhe Mësuesi i Popullit, Salih Elhyka nga Kavaja e Shqipërisë, i cili asokohe punonte si mësues në fshatrat e Mitrovicës, Boletin dhe Lipë.
Te lumte Zoja Lule Gjeli per kete deshmi te randesishme me randesi kombetare.
Natyrisht keto kater nuk kan kene vetem, ata kan pase dhe mvares te tyne te basushem “shqiptar”, te cilet i kan zbatu me zelle urdhnat e tyne.
Bile un shtoj se me UDB-n kan bashkepunu edhe antar “shqiptar” te Lidhjes se Komunistve te Jugosllavise, sepse LKJ-ja e Titos ka qene ajo qe organizoi OSNA-n dhe ma vone edhe UDB-n me ne kry kriminelin Rankovic.
Sot keto bashkepunetor te UDB-s shtihen si demokrat dhe i japin neper gazeta mesime morale rinise se sotme.