ARKIVI:
7 Mars 2026

Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Sofali të Prishtinës, parmbrëmë e organizoj Darkën e Lamës

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Në Kishën tonë pardje u shtrua Darka e Lamës ashtu sikurse edhe viteve tjera sjellë gjitha ushqimet nga shtëpitë e besimtarëve tanë.
Zoti urdhëroi në Bibël (Dal. 23:16) që të ketë një festë të të korrave dhe të të vjelave si një falënderim të përvitshëm.
Populli ynë në përgjithësi duke e ruajtur dhe duke e zbatuar deri vonë traditën që lidhen me këtë porosi ka bërë që të ketë një nderim e masë shenjtërimi për bukën, tryezën, mikun, oxhakun dhe kohën e të ngrënit së bashku.
Deri vonë ishte e njohur mes nesh thirrja sa komunitare e aq edhe shprehja përkatësore “eja për darkë”. Shtëpia e shqiptarit ka qenë dhe duhet të mbetet mikpritëse.
Edhe kisha e hershme që doli në Izrael ka lindur, është rritur, është zgjeruar e rrjetëzuar pikërisht përreth tavolinave dhe familjeve mikpritëse.
Një sistem skllavopronar është shembur mes të krishterëve të rilindur saktësisht nga të mbledhurit e këtillë përreth ungjillit, lutjes dhe emrit Jezus i cili tha se Unë jam Buka që e jep jetën e përjetshme.
Kishim kohë galdimi, falënderimi, kohë rreth tavolinave, lexim Shkrimi, dëshmi, një përshëndetje nga kryetari i KPUK pastor Artur Krasniqi, kurse mesazhin e Darkës së Lamës e mbajti pastori i Kishës Femi Cakolli me temë “Jezusi Buka e vetme” (Gjn. 6:48-51).
Histori
___

Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”

Një vepër e Zotit në Kosovë 

“Pa rilindje shpirtërore nuk ka rilindje kombëtare” Elena Gjika

“Miq për Perëndinë – Dritë për popullin – Uratë për Mëmëdhenë” Gjerasim Qiriazi

Themelimi i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”  (Kisha BUM)

Kisha BUM është themeluar më 16 tetor 1994, në Prishtinë, nga një grup studentësh të fushave albanologjike. Kjo kishë ungjillore është  e lirё, jodenominacionale por nё ndёrvarёsi me kishat tjera nё Kosovё e mё larg. Teologjia e BUM-it është teologjia biblike. Kisha BUM është bashkëthemeluese dhe anëtare e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. Komuniteti protestant i Kosovёs ёshtё i njohur zyrtarisht me ligjin e fesё tё Republikёs sё Kosovёs prej vitit 2006.

Kisha BUM ka një objekt multifunksional, i ndërtuar në vitin 2017, me mbi 1500m2, dhe ka infrastrukturë përcjellëse bashkëkohore. Objekti gjendet në fillim të Parkut Nacional të Gërmisë.

Vizioni i Kishës BUM

Arritja e të humburve për Krishtin: përmes kishëmbjelljeve duke i bërë komunitete të vetëqëndrueshme, përmes trajnimit dhe shumëfishimit të udhëheqësve të pjekur dhe përmes rrjetëzimit kompleks nga Prishtina e deri në Samari! 

Artur Krasniqi, i pari i Kishës Ungjillore në Kosovë

Reformacioni Protestant

Reformacioni shpërtheu me Martin Luterin (1483-1546). Qëllimet themelore tё reformacionit ishin: shpëtimi i njeriut varet nga besimi e jo nga veprat e tij; Bibla duhet të jetë në gjuhёn dhe dorën e secilit person; kisha dhe i krishteri të jenë kristocentrik; kisha tё ndahet nga shteti; praktika e besimit, udhëheqja,  mbjellja e kishave dhe themelimi i besimtarëve të bëhet sipas apostujve tё Krishtit.

Protestantizmi te shqiptarët

Kjo nisi në fillim të shek. XIX me ndihmën e Shoqërisë Biblike Britanike si dhe tё Misionit tё Bordit Amerikan. Më 1850 sulltani turk e zyrtarizoi protestantizmin për gjithë perandorinë. Pak para vitit 1878 u hapën kishat e para në Manastir, Prishtinë, Korçë, Mitrovicë etj. Te shqiptarët, rrallë gjen që tё ketë dhënë dikush kaq shumë për iluminizmin dhe nxitjen e rilindjes kombëtare sesa që ka bërë lëvizja protestante shqiptare mes viteve 1824-1937.

Pesë Solat Protestante

Janë pesë parime tё besimit protestant që e dallojnë prej të krishterëve të tjerë: Sola Scriptura (vetëm Shkrimi), autoriteti i besimit tonë bazohet vetëm në Fjalën e Zotit, Biblën, dhe jo në ndonjë libër e zbulesë tjetër. Sola Gratia (vetëm Hiri), Perëndia ka hir të pakufizueshëm dhe të pakushtëzueshëm për njeriun. Solo Christo (vetëm Krishti), njeriu shpëtohet vetëm përmes Jezusit. Solo Fide (vetëm Besimi), njeriu vetëm me anë të besimit shfajësohet te Perëndia dhe jo përmes veprave a meritave. Deo Soli Gloria (vetëm Zotit lavdi), protestantë i japin lavdi vetëm Zotit dhe jo një profeti, engjëlli, shenjtori, vendi të shenjtë etj. 

Besorja

Kjo kishë beson në Perëndinë, Atin e Gjithëpushtetshëm, Bërësin e qiellit dhe tokës; dhe në Jezus Krishtin, Birin e Tij të vetëm, Zotin tonë; i cili u ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga Virgjëresha Mari;  u kryqëzua, vdiq dhe u varros; të tretën ditë u ringjall; u ngjit në qiell dhe është ulur në të djathtën e Perëndisë, Atit të Gjithëpushtetshëm; prej nga do të vijë për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit; ne besojmё në Frymën e Shenjtë; faljen e mëkateve; ringjalljen e trupit; dhe jetën e përjetshme.

Femi Cakolli, përgjegjësi kryesor i Kishës Ungjillore në Sofali të Prishtinës

Lloji i Kishës, shërbenjësia dhe filozofia

Kreu i Kishës sonё është Krishti. Bibla është autoriteti dhe zbulesa finale e Perёndisё. Parimorja e Kishës sonё është dokumenti që rregullon disa çështje praktike të kishës. Kemi tri ekipe udhëheqëse: ekipi sodal, modal dhe i ndërmarrësisë. Jemi kishë qyteti e strategjike sipas burimeve, vizionit, rrjetёzimit, filozofisë dhe arsimimit teologjik. Duam të mbesim kishë vibrante e komunitare dhe njё lëvizje kerigmatike e didakeje me pjesëmarrje lokale e me fokus global sipas njё përhapjeje tё vetvetishme.

Filozofia e të mësuarit

Kisha BUM ka adoptuar tri paradigma për të tё mësuarit. E para quhet Diskutimet Sokratike. E dyta quhet 4Hapëshi: Kupto Drejt! Mendo Drejt! Vepro Drejt! Ndjehu Drejt! E treta quhet Procesi Afatgjatë i të Mësuarit sipas vlerësimit cilёsor dhe nivelit nga çirak në mjeshtër.

Rrjeti i Kishave “Dardania” dhe projektet kryesore

Kjo kishë protestante e cila vepron mbi 30 vjet ka arritur që t’i mbjellë brenda Kosovë 10 kisha në kuadër të projektit që quhen Rrjeti i Kishave Dardania, dhe këtu është një listë e projekteve tjera kryesore:

  1. Shtëpia Botuese “Tenda” janë botuar mbi 200 tituj librash
  2. Librari krishtere “Tenda” janë 3 librari krishtere.
  3. Projekti Humanitar “Kripë dhe Dritë”: janë ndihmuar mbi 10 mijё familje
  4. Dita e Mësuesit: takim kulturor.
  5. “Plagët e Fshehura”: fuqizim i komunitetit të grave
  6. Biblioteka “Konstandin Kristoforidhi”: gjenden mbi 1500 tituj librash teologjikë dhe shkencor
  7. Akademia Shqiptare e Udhёheqjes pёr Themelimin e Kishave (prej 2009/2021): ёshtё arsimimi teologjik i akredituar si rrjet nё tri nivele universitare (program i akredituar: CM, MMIN, DMIN).
  8. “Instituti Ballkanik pёr Mision”: trajnime pёr besimtarё dhe liderё se si tё bёhet shёrbenjёsia nё kontekstin mes myslimanёve nё Ballkan dhe më gjerë.

Numra dhe fakte

Nё Kosovё pёr momentin janë 45 kisha protestante, kurse në Shqipëri mbi 250 sosh. Në Kosovë rreth 15 mijë veta e kanë rrëfyer besimin e tyre në Krishtin, kurse në Shqipëri ky numër është mbi 50 mijë veta. Në botë janë mbi 1 miliard të krishterë protestantë. Në botë janë 42 shtete me shumicë të popullatës protestante. Zyrtarisht Amerika është shteti që më së shumti ka protestantë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu