Dritan Goxhaj, Tiranë
PERËNDIMI NË DUART E SOCIOPATËVE NARCISTË
Pjesa e tretë
Në këtë pjësë të tretë të shkrimit do të analizoj mbledhjen e mbajtur në Paris para një muaji, e të ashtuquajturve “udhëheqës” Europianë, të inicuar nga Presidenti i Francës, Makron, dhe Kryeministri Britanik, Staimer, me bashk iniciaivë të Kancelarit Gjerman, Mertz, dhe Kryeministres Italiane, Meloni, me qëllimin, për të formuar të ashtuquajturin –Koalicion i të Vullnetëshvme – për në Ukrainë.
Ky koalicion parashikohet të përbëhet nga vende anëtarë të NATO-s për të luftuar në Ukrainë, por që ky koalicion nuk do të veprojë e nuk do të jetë nën mburojën e NATO-s.
Lindin pyetjet:
- A mundet një kolaicion i tillë të formohet përtej retotikës dhe letrave?
- Por a është e mjaftueshme të kesh vetëm një plan për këtë gjë?
Le ta shohim pak më në detaj këtë iniciativë të këtyre të ashtuquajtur: “udhëheqës” Europianë.
Sigurisht që nuk do të mjaftonte vetëm një plan strategjik, sado i arsyeshëm që ai mund të ishte, (pavarësisht se në rastin konkret nuk ka asnjë arsye).
Për ta vënë në zbatim këtë plan, që në këto momente është vetëm një ide, nevojitet aftësia ushtarake, si në aspektin e pajisjeve ushtarake dhe të formimit të njësive, ashtu edhe në aftësitë profesionale.
Kjo do të thotë se, poshtë idesë politike së tanishme, duhet një planifikim strategjik dhe, pas këtij duhet planifikimi operacional, i cili bashkon të gjitha aktivitetet luftarake sa më të detajuara të të gjitha forcave në nivel taktik, për të arritur kështu në një plan të përgjithëshëm ushtarak, që të mund të japi rezultate dhe të bëjë të mundur realizimin e objektivit strategjik.
Pikërisht, këtu lind edhe problemi më i madh i këtij kualicioni.
Cili është në këtë rast objektivi strategjik?!
Realiteti është që këta farë “udhëheqësish” të sipërcituar nuk kanë pasur e nuk kanë kurrfarë plani strategjik.
E gjitha çfarë këta kanë është vetëm një iniciativë dhe dëshira për të mundur Rusinë.
Dhe këtë e kanë shprehur nëpërmjet idesë se, po të vashdojnë luftën duke furnizuar me mjete e municione aq sa munden Ukrainën me shpresen se Rusia do të shëmbet dikur.
Duket qartësishtë, se pengesa kryesore për formimin e një kualicioni të tillë është konceptual.
Kjo, pasi asnjëri prej këtyre që e kanë propozuar këtë ide dhe kanë marrë këtë iniciativë, nuk ia ka idenë se për çfarë do shërbejë ky kualicion, dhe as edhe si do të dukej.
Askush prej tyre, si dhe as drejtuesit ushtarak të ushtrive të tyre, nuk e kanë idenë dhe nuk dinë se çfarë do të synonin me realizimin e këtij koalicioni, dhe se cila do të do ishte gjendja e këtij koalicioni nga ana teknike.
Le ta marrin të mirëqënë në një moment, se mbi bazën e kësaj inisiative politike udhëheqësia ushtarake e këtyre vendeve, që do të marrin pjesë në këtë koalicion, do të mblidhet për të përgatitur opsionet e kësaj ndërhyrje.
Dhe këto opsione mund të jene vetëm 2 (dy):
1- Një forcë ushtarake e gatshme për të luftuar përkrah ukrainasve kundër Rusëve, në të gjitha vijat e frontit të atjeshëm.
2- Një forcë demonstrative e vendosur në një zonë të sigurt shumë larg vijave të luftimit, me idenë për të “dekurajuar” rusët që të mos sulmojnë.
Dhe për të dy opsionet e vetme, të një force të tillë, sërish lindin një sërë pyetjesh të tjera primare, që kanë nevojë për përgjigje, për të kuptuar se a mundet dhe si mundet të realizohet një ide e tillë.
Pyetja e parë
Për sa kohë do të jetë kjo force / ky kualicion?
Përgjigje – Duhet pasur parasysh se, për të përgatitur një forcë të tillë për secilën nga opsionet e mësipërme duhet një kohë e gjatë dhe, gjithashtu, duhet pasur parasysh që asnjë forcë nuk mund të qëndrojë pafundësisht në një teatër operacional pa rotacion trupash.
Dhe, në përgjithësi, forcat e vendeve të NATO-s e kanë rotacionin një herë në 6 muaj. Kjo do të thotë se, në kohën që një pjesë e forcës është në teatrin operacional, duhet një forcë tjetër të jetë e gatshme për ta zëvendësuar dhe, ndërkohë, një forcë tjetër me të njëjtin numër duhet të jetë duke u stërvitur për këtë operacion; dhe kjo do vazhdoi për çdo kontigjent.
Çdo vend i NATO-s në Evropë, përfshi edhe Shqipërinë, për një operacion të tillë, (i cili kërkon minimalisht një kontigjent në sasinë e një batalioni), nuk ka më shumë kapacitet se dy rotacione, përjashtuar vetëm Francën dhe Gjermaninë, që mund të përballojnë deri në 4 ose 5 rotacione.
Pyetja e dytë
Cili do të jetë qëndrimi i kësaj force/i këtij kualicioni?
Përgjigje – Asnjë nga vendet iniciatore të kësaj ideje nuk do të ishin dakort që të angazhoheshin direkt në luftime me trupat ruse, pasi, kjo do të thoshte që të hynin në luftë me Rusinë dhe, si pasojë, bazat e tyre ushtarake në vendet e origjinës do të ktheheshin në objektiv të raketave ruse, ndaj të cilave asnjë vend i Europës, anëtar i këtij koalicioni, nuk ka asnjë mundësi për tu mbrojtur.
Pyetje si këto që janë ekzistenciale, për çdo forcë ushtarake në terren, janë të shumta dhe përgjigjet për to janë të pamundura për një koalicion të tillë.
Por, në konceptin ushtarak kësaj force, që të ishte efektive, do t’i duhej një komandë e vetme, në mënyrë që forcat të kishin kohezion mes tyre.
Po këtu, pastaj, do lindte sherri se kush do ta komandonte këtë forcë, pasi as Anglezët e as Francezët nuk do pranonin që të ishin nën komandën e njëri – tjetrit, e aq më shumë që të ishin nën komandën e Gjermanëve ose të Italianëve.
Plus, i gjithë ky mision do të duhej që të komandohej nga diku, dhe vendi i vetëm që ka kapacitete teknike dhe operacionale, për të komanduar një mision të tillë, është vetëm Komanda Qëndrore e NATO-s në Mons.
Por, a do pranonte NATO-ja që një mison i tillë jasht kuadrit të NATO-s të komandohej nga VëndKomanda Qëndrore e saj, duke e futur kështu edhe NATO-n direkt në një konflikt të armatosur me Rusinë?
Mirëpo, ky është një konflikt që NATO e ka bërë të qartë që nuk e dëshiron, prandaj edhe nuk organizon një mision të tillë ushtarak në kuadër të saj, por veç jashtë saj.
Duke patur parasysh, që secili vend i NATO-s, madje dhe përkatësisht edhe iniciatorët e kësaj ideje, kanë secili rregullat e veta të veprimit dhe angazhimit dhe, në këtë rast, duke qënë se do të ishin jashtë juridiksionit të NATO-s, atëherë cilat do të ishin rregullat e veprimit dhe angazhimit të këtyre forcave!?
Besueshmëria e një misioni ushtarak varet totalisht nga aftësia dhe kapaciteti për të reaguar ndaj ngjarjeve, e për të zgjidhur problemet e papritura që mund të dalin gjatë veprimeve luftarake.
Dimë që, gjatë luftës së ftohtë NATO posedonte një njësi ushtarake shumëkombëshe të qujatur Forca Lëvizëse të Komandës Aleate në Europë, kjo forcë atëherë ishte e gatshme për t’u dislokuar kudo, dhe përbënte vetëm majën e ajsbergut të gjithë NATO-s, e cila do të përdorej vetëm si forcë fillestare, derisa t’i jepte kohë NATO-s që të organizonte e mobilizonte pjesën tjetër të kontigjenteve, të cilat pas 6 muajsh do të zëvendësonin këtë forcë. Por sot kjo lloj force nuk ekzisoton më, as në kuadër të NATO-s dhe as në kuadër të vetë BE-së.
Për një mison të tillë, bazuar në dy opsinet e vetme të prezantuara më lart, do të duhej një doktrinë ushtarake më vete, ndërkohë, që sot asnjë nga vendet iniciatore nuk kanë përshtatur akoma doktrinat e tyre ushtarake me situatat dhe zhvillimet teknologjike e doktrinale aktuale të luftës në Ukrainë.
Në realitet, vetëm Rusët posedonin një doktrinë të luftës me intesitet të lartë e në shkallë të gjerë, të trashëguar që nga koha e Bashkimit Sovjetik, por që, me zhvillimet e luftës në Ukrainë iu desh që ta rishikonin dhe ta përshtatnin në vazhdim.
Ndërsa NATO dhe gjithë vendet anëtare të saj akoma nuk ia kanë nisur studimit të luftës për nevoja doktrinale.
Aktualisht, asnjë vend i këtij të ashtuquajturit “Kualicion të të Vullnetëshmve” nuk e ka idenë se si duhet të luftojë në kushtet kur armiku ka superioritet zjarri; nuk e ka idenë se si të reagojë e si të mbrohet nga bomba glider (rrëshqitëse) që lëshohen nga avionë përtej kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore; nuk e ka as idenë e as mundësinë për të reaguar e mbrojtur ndaj raketave balistike dhe as që bëhet fjalë për raketat hipersonike, si dhe nuk ka as ide e as doktrinë se si të reagojë e mbrohet nga sulmet e tufave masive të dronëve.
Të gjitha këto vende, të këtij farë kualicioni, edhe në rast se për një arsye ose një tjetër, që mund të konsiderohet një mrekulli, do të binin dakort për një objektiv operacional, nuk e kanë idenë se si të luftojnë një luftë të këtij lloji që po bëhet në Ukrainë.
Dhe për më tepër, asnjë nga këto vende as ka pasur e as ka një doktrinë operacionale sulmuese, si dhe asnjëherë nuk kanë pasur asnjë doktrinë për mbrojtjen e pozicioneve statike të fortifikuara, (Ushtria Popullore Shqiptare e ka pasur një doktrinë të tillë), ashtu si po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Doktrina e vetme e këtyre vendeve në kuadër të NATO-s dhe jashtë saj, ka qënë dhe është vetëm një tërheqje luftarake përgjatë linjave të veta të komunikimit, dhe për më shumë, nuk ka asnjë precedent të mëparshëm historik në forcat e tyre ushtarake të kohës moderne mbi të cilin të mund të ngrejnë diçka, ose ta përdorin atë.
Prandaj ideja e një Koalicioni të të Vullnetëshmve në Ukrainë është thjeshtë një ide sociopatësh dhe narcistësh, të cilët në këtë mënyrë, nëse vërtet çojnë dicka atje, thjeshtë do të kontribojnë në de-militarizimin më të shpejtë të forcave të tyre të armatosura.
Dhe, mbi të gjitha, nga ana politike aktivizimi i një force të tillë nga vende të NATO-s, por jo në kuadër të NATO-s, do të ishte goditja e fundit që i jepet NATO-s politikisht, duke e prezantuar atë si një organizim obsolete (që i ka ikur koha) e i pafuqishëm; dhe, në rast të aktivizimit të kësaj force jasht kuadrit të saj, do ta nxirrte NATO-n edhe të pa-nevojshme.
Tiranë, 11 tetor 2025



Mbasi ti autori i shkrimit nuk e ke skjaru qyshe ne fillim, kam nevoje te baj nji pytje te thjeshte:
A e ka sulmu Ukraina Rusine, apo e ka sulmu Rusia Ukrainen?
Ne shkrim ke thane se “Koalicion i të Vullnetëshvme” ka per qellim te luftojne Rusine.
Perderisa Rusia ka sulmu Ukrainen, don me thane se asht Rusia qe kercnon edhe shtetet e tjera europiane. Keshtu me te drejte keto shtete merakosen per te ardhmen e tyne. Ku asht e keqja ketu?
Gjate shkrimit ke spjegu se ky “Koalicion i të Vullnetëshvme” nuk asht i afte apo i pregatitun te luftojne Rusine. Shiqyr qe s’qenkan te afte ta sulmojne Rusine. Aman mos ta sulmojne Rusine se kena gjan.
Ti ku e ke hallin me kete shkrim? A kjane hallin e Rusise apo kjane hallin e “Koalicion i të Vullnetëshvme”? Ha,ha,ha.
Lexoni edhe dy pjeset e para dhe atje do ta gjeni pergjigjen e pyetjeve tuaja.