
Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë
Do dëshërohej shumë nga populli që politikanët tanë sidomos drejtuesit politikë të kuptonin realitetin si ata të maxhorancës por më tepër ata të opozitës, sepse populli ka nevojë për udhëheqës që mund të thonë: “Nuk e di” ose “Kam gabuar”, dhe kjo të jetë krejtësisht në rregull.
Në Shqipëri po vërejmë një fenomen krejt paradoksal dhe të rrezikshëm që po konstatohet tek politikanët që kanë shkelur ligjet, janë madje të pandehur, dhe në vënd që të futen si i thotë populli `shtatë pashë në dhe` nga turpet që kanë bërë, përkundrazi vazhdojnë të sfidojnë dhe të bëjnë karshillëk në një shtet ku edhe njerëzit e Pushtetit të Drejtësisë për fat keq me gjithë reformat janë po aq fajtorë në shkeljet e ligjit, dhe në mos për shkak të pa-aftësisë juridike, të mungesës së integritetit, dhe profesionalizmtit njëlloj si politikanët, duke u bërë kështu një njësi anti-ligjore e cila po pengon Shqipërinë të integrohet në Europë, dhe për më tepër për një Shqipëri e cila kërkon drejtësi për vitet e tranzicionit të cilat u drejtuan nga njerëz të shitur e të blerë nga të huajt, duke dëmtuar rëndë shtetin shqiptar nga ana ekonomike, social dhe politike e duke i shkaktuar një emigracion të madh dhe korrupsion po aq të madh për shkak të vendosjes në krye të militantëve dhe të pa-aftëve.
E gjithë kjo ndodh për shkak se disa drejtues sidomos një drejtues i opozitës që vuan nga Sindrom apo `Kompleksi i Zotit`. Sidoqoftë këtë kompleks mund ta kenë dhe drejtues të Maxhorancës, por drejtuesi i Opozitës po le nam me papërgjegjshmërinë e tij përballë ligjit, popullit, dhe përballë vehtes së tij, e cila i ngjan halucionacioneve të Don Kishotit.
Po e spjegoj cfarë është Sindromi i Zotit apo siç e quajnë psikiatrit Sindromi Hubris apo Sindromi i Arrogancës.
Termat “Kompleksi i Zotit” dhe “sindroma Hubris apo e arrogancës” nuk janë çrregullime mendore zyrtare dhe të diagnostikueshme, por terma përshkrues për grupe të ngjashme tiparesh dhe sjelljesh të personalitetit, veçanërisht një ndjenjë të ekzagjeruar të vetërëndësisë, arrogancës dhe besimit në pagabueshmërinë e vetes. Pra kane këto tipare origjinale; Arrogancen, Superioritetin ndaj te tjereve pra besim te patundur në veprimet e veta, perbuzjen ndaj njerezve përreth tij dhe të tjerëve,ndjenjë madhështie me delusion (jashte realitetit, me halucinacione e fantazi) dhe mungesë përgjegjshmërie.
“Sindroma e Zotit” dhe “Sindroma e Arrogancës” janë të ngjashme me Sociopatinë (Çrregullim i Personalitetit Antisocial) e cila është një diagnozë e njohur e shëndetit mendor e karakterizuar nga një model i përhapur i shpërfilljes dhe shkeljes së të drejtave të të tjerëve. Tiparet kryesore përfshijnë: Mungesën e empatisë dhe pendimit, Mashtrimin dhe manipulimin, Papërgjegjësinë dhe impulsivitetin, Agresionin dhe tendencën për të injoruar rregullat dhe normat shoqërore. Po, një person mund të shfaqë tipare të sociopatisë (e njohur klinikisht si Çrregullim i Personalitetit Antisocial ose ASPD) njëkohësisht me sjellje të përshkruara si “Sindroma e Zotit” dhe “Sindroma e Arrogancës” (are sociopathic people ëith this Syndrome-God Syndrome ëith Hubris Syndrome? – Google Search).
Në librin e tij të ri, “Adapt: why Success Always Starts with Failure”, Tim Harford, një ekonomist, argumenton se bota është bërë tepër e paparashikueshme dhe komplekse që sfidat e sotme të zgjidhen me zgjidhje të gatshme dhe opinione “ekspertësh”. Përkundrazi, Harford sugjeron se duhet të mësojmë ta pranojmë dështimin dhe të përshtatemi vazhdimisht, të improvizojmë më shumë sesa të planifikojmë, të punojmë nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë. Lord Owen na ka paralajmëruar për rreziqet e shëndetit të dobët tek krerët e qeverive, veçanërisht nëse ata përpiqen t’i mbajnë të fshehta sëmundjet e tyre.
Përshkrimi i Sindromës së Arrogancës është ende në një fazë të hershme, por Owen u ka ofruar psikiatërve dhe mjekëve të tjerë udhëzime të dobishme se si ta njohin shfaqjen e saj tek personat
që mbajnë pozicione pushteti. Ai gjithashtu u ka dhënë këshilla mjekëve që kujdesen për persona të tillë.
David Owen dhe Jonathan Davidson e identifikuan këtë sindromë te udhëheqës politikë si George W. Bush, Tony Blair, Margaret Thatcher dhe David Lloyd George. (The Psychiatrist , Volume 35 , issue 4 , April 2011 , pp. 140 – 145 ‘hubris syndrome).
Syndrome Hubris e njëjtë me Sindromën e Zotit ose Sindroma e arrogances e përcaktuar në mjekësi nga psikiatrit, është një ndryshim i fituar i personalitetit tek individët me pushtet të lartë, i karakterizuar nga vetëbesim i tepruar, përbuzje për të tjerët dhe shkëputje nga realiteti. E shkaktuar nga suksesi dhe akumulimi i pushtetit, ajo çon në pakujdesi, një sjellje mesianike dhe ndërmarrje rreziqesh, të cilat shpesh zhduken kur humbet pushteti. Ky term “kompleksi i Zotit”, i cili praktikohet nga shumica e individëve në pozita udhëheqëse, kur ata shtiren sikur i dinë të gjitha zgjidhjet..
Fatkeqësisht ekziston një “kompleks i Zotit”, ku disa udhëheqës në qeverinë ose sektorin publik, përfshirë edhe partitë opozitare, besojnë se, për shkak se kanë një “pozitë” ose një “titull”, ata zotërojnë monopol mbi mençurinë dhe zgjidhjet për problemet komplekse shoqërore me të cilat përballemi.
E parë në këtë kontekst është e domosdoshme që njerëz të tillë duhen kontrolluar si nga ana mjekësore ashtu dhe duhen vendosur pragje ligjore për të parandaluar ashpërsimin dhe degradimin e tyre si moral dhe etik, ashtu dhe në drejtim të përkeqësimit të drejtimit të pushtetit duke vendosur njerës të papërgjegjshëm në drejtim dhe duke shkelur ligjet.
Këto kontrolle duhen realizuar edhe tek Sistemi i Drejtësisë sidomos tek Prokurorët e sotëm, sepse edhe ata duke burgosur individë me fakte apo pa fakte, rrezikojnë të kenë këtë sindrom aspak normal dhe të rrrezikshëm për Demokracinë shqiptare.
priftipirro2017@gmail.com



Kryeministri i Shqipnise Edi Rama asht dora e mshefte ne Tirane e diktatorit KGB-Putinit nepermjet shkjaut te Beogradit Vuqiç. Prandej ati po i afrohet fundi.
Shif lajmet ne EURONEWS ne gjuhet e huaja.