ARKIVI:
7 Mars 2026

Kontrata për “Contor Global” për Termocentralin “Kosova e Re”

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

nga Arsim Thaçi
____
ANALIZA IME E RADHËS KA TË BËJ ME KONTRATËN “CONTOUR GLOBAL” PËR TERMOCENTRALIN ” KOSOVA E RE”
____
Këto ditë në portale të ndryshme u folë rreth kësaj kontrate, me ç’rast lexova edhe komente të habitshme, aspak profesionale, qëllimkëçija dhe shumë të njëanshme, andaj nuk munda të heshti!
Si inxhinier me përvojë shumëvjeçare në KEK, dua t’ju tregoj se Kontrata me Kompaninë amerikane Contour Global e dhjetorit të vitit 2017 është nënshkruar kur Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga Hashim Thaqi-President i Kosovës, Ramush Haradinaj-Kryeministër i Kosovës, Kadri Veseli-Kryetar i Parlamentit të Kosovës që shihen në foto bashk me Valdrin Llukën-at kohë Minister i Zhvillimit Ekonomik.
Në pika të shkurtëra të shohim:
ÇKA PËRFSHINTE KONTRATA ME CONTUR GLOBALIN
– Cilat ishin obligimet që pala kosovare duhej t’ia siguronte Contour Globalit?
1. Tokë publike
• Të sigurohet toka-parcela për ndërtimin e Termocentralit
• Pa ankande tregu dhe pa pagesë tregtare klasike
• Shteti do ti mbulonte edhe shpronësimet e tokës nëse kishte nevojë.
2. Lënda djegëse dhe uji teknologjik i garantuar
• Me kontratë ishte paraparë që e tërë sasia e nevojshme e thëngjillit për djegëje ti sigurohet prej mihjes e deri te kaldaja.
• Me kontratë parashihej që Termocentralit të Ri “ Kosova e Re”, për 20 vite ti sigurohet krejtë sasia e duhur e ujit për procesin teknologjik të ftofjes së paisjeve dhe krejtë sasia e ujit për avullin e turbogjeneratorit.
3. Lidhja me rrjetin energjetik
• Ndërtimi i linjave të transmisionit dhe lidhja me rrjetin KOSTT
• Kostoja dhe rreziku i kyçjes mbetej mbi palën publike.
4. Menaxhimi i hirit dhe mbetjeve pas djegëjes
• Sigurimi i hapësirës për deponimin e hirit,
• Përgjegjësitë mjedisore afatgjata në praktikë binin mbi shtetin.
5. Garanci shtetërore për pagesa
• Qeveria garantonte që energjia e prodhuar do të blihej patjetër:
– Edhe nëse kishte tepricë energjie
– Edhe nëse në treg çmimi ishte më i ultë.
• Pra: rreziku tregtar ishte i shtetit e jo i investitorit Contour Global
6. Pagesë të garantuar
• Edhe nëse centrali elektrik nuk prodhon energji.
• Contour Globali të merrte pagesë vetëm me faktin që centrali ishte “ i gatshëm ” !
7. Çmimi i shitjes nga Contur Global
• Çmimi ka qen i garantuar rreth 80 euro për 1 Megawat-orë
• Nëse TC do të prodhonte më shumë se sa parashihej me kontratë atëherë rritej çmimi për 20% do të thotë 96 euro për 1 Megawat-orë. (t’ua rikujtoj se at kohë megawati i KEK-ut shitej 26.3 euro ) !!!
Kapaciteti prodhues i këtij Termocentrali të menduar para shumë viteve ishte 2400 MW, pastaj prej vitit në vit ndërroheshin projektet dhe kapaciteti prodhues zvoglohej dhe në vitin 2017 mbeti në 500 MW.
Me rastin e çdo planifikimi e projektimi të ri ish qeverisjet e kaluara të asaj kohe kanë keqpërdorë miliona euro të shtetit duke i paguar komisionet për projekte që unë e dija se nuk do të zbatohen !
Për ndërtimin e Termocentralit me fuqi instaluese 500 MW parashikimet fillestare ishin se do të kushton 1.3 miliardë euro, ndërsa sipas llogaritjeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik çmimi parashihej të shkonte në 4.16 miliardë euro!!!
Sipas mendimit tim ishte çmim astronomik për kohën kur në tërë botën 1 MW ndërtim termocentrali kushtonte afërsisht 1 milion euro, pra 500 MW do duhej të kushtonin cca 500 mil. euro e jo 1.3 ose 4.16 miliardë euro.
Pastaj në kontratë ishte parapa që Contour Globalit për 20 vite ti ipet thëngjilli falas prej mihjes e deri te djegëja. Mbetjet e djegëjes- hiri të largohet falas. Toka ku do të ndërtohet TC gjithashtu falas. Uji i dekarbonizuar dhe i demineralizuar ti ipen falas (po ju tregoj se për një orë pune dy blloqet e TCA shpenzojnë cca 60 mijë litra ujë).
Gjithashtu edhe shumë gjëra tjera falas! Pastaj çmimi kushtues i MWh i energjisë duhej ti paguhej Contour Globalit me 80-96 euro/MWh e at kohë çmimi i KEK-ut ishte 26 euro e 30 cent.
Tani ju komentues, vet analizone sa do të ngritej çmimi i energjisë në Kosovë për amvisni dhe biznese kur dallimi bazik i çmimit 80 me 26.3 është mbi 300 %!
Pra planifikimi dhe kontraktimi i tillë i ish qeverisjeve të kaluara ishte tërsisht i gabuar.
Tani si përfundim do ti rekomandoja komentuesit që nuk i kuptojnë gjërat e Energjetikes mos të përhapin dezinformata të dëmshme për vendin dhe kombin.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu