
Lis Bukuroca, Gjermani
____
Korrigjim i padrejtësisë historike
____
Duhet të aprovojmë një ligj që e përkufizon qartë: kryetarja e shtetit ose kryeministrja duhet të jetë grua, dhe gjysma e qeverisë duhet të përbëhet nga gra, edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo ku pozitat paguhen nga shteti.
Gjysma e popullit janë gra.
Gjysma e pushtetit duhet të jenë gra.
Shteti duhet ta pasqyrojë këtë realitet, jo patriarkalizmin. Jo diskriminimin.
Barazia nuk vjen duke pritur.
Duhet ta imponojmë me ligj.
Një shoqëri moderne nuk mund të vazhdojë të qeveriset kryesisht nga burra.
Gruaja në pozita udhëheqëse nuk është privilegj. Është drejtësi, barazi dhe domosdoshmëri shoqërore. Përparim!
E kishim një Teutë para 23 shekujsh.
Sot i kemi qindra Teuta.



Kjo qe thu ti Lis, nuk asht ne Kuran.
Prandej rrefuzohet.