ARKIVI:
6 Mars 2026

Kryekuvendari Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

 

Republika e Kosovës 

Republika Kosovo –Republic of Kosovo 

Kuvendi – Skupština – Assembly 

Prishtinë, më 10. 06. 2021 

Komunikatë për media 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bëri homazhe te shtatorja e prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për nder të përvjetorit të 143-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare.  

Kryekuvendari Konjufca në fjalimin e tij për nder të kësaj dite, tha se 10 qershori është datë shumë e rëndësishme për gjithë kombin shqiptar. 

Ai tha se Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të Rilindjes Kombëtare që kontribuoi në mbrojtjen e tokave shqiptare. 

Kreu i Kuvendit tha se nuk është e rastësishme që ata qindra përfaqësues të trojeve shqiptare u mblodhën në Prizrenin historik, ngase, siç tha ai, ishte vendi më i sigurt dhe i cili, në kuptimin e gjeografisë shqiptare të shekullit XIX, përbënte epiqendrën gjeografike të kombit shqiptar.  

“Pas luftërave të lavdishme të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, kjo është ngjarja më e rëndësishme e cila vjen në shekullin XIX. Kurse në shekullin XX, ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë janë në fillim të atij shekulli, që është shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, dhe ky shekull përmbyllet me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Kosovës prej Serbisë. Siç dihet, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XXI është shpallja e Republikës së Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.  

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.  

Manifestimi vazhdoi me vizitën e kryetarit Konjufca në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e përmbyllur atë me pjesëmarrjen e tij në ekspozitën e Prof. Dr. Ukë Xhema, me prezantimin e fotografive të përzgjedhura për këtë ditë. 

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu