ARKIVI:
7 Mars 2026

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Shpërndaj

Prishtinë, 17 shkurt 2022

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, pritën në vizitë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit: z.Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, znj. Naide Beqiri e z. Argjend Bajrami, këshilltari komunal i Medvegjës, z.Fehmi Beha, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Ragmi Mustafa dhe Arben Ferati, përfaqësues i Medvegjës në KKSh.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave i uruan Kryeministrit Kurti, përvjetorin e pavarësisë, duke i uruar suksese të mëtejme në qeverisje. Dita e Pavarësisë së Kosovës është festë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, u shprehën ata.

U diskutua gjendja e të drejtave të njeriut në tri komunat dhe nevoja për më shumë angazhim dhe unitet të politikanëve dhe të subjekteve politike. Theks të veçantë në bisedë pati pasivizimi i vazhdueshëm i adresave të banorëve shqiptarë të Medvegjës, duke i lënë kështu qindra shqiptarë pa dokumentacion as të Serbisë e as të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Libur Aliu dhe ministri i Financave, Punës e Transfereve, z. Hekuran Murati.

Me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar kanë komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu