ARKIVI:
6 Mars 2026

Kryeministri Kurti takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Shkrime relevante

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Shpërndaj

Slloveni, 5 Tetor 2021

Kosova, përkrahje të vazhdueshme të Kroacisë

Para fillimit të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u bisedua për raportet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të sigurisë.

Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke punuar në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës.

Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu